Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Osmani në përfundim të fjalës së saj tha se sot nuk po i jepet lamtumira vetëm një njeriu, por një epoke të maturisë e dijes.
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani shprehu ngushëllimet më të thella për vdekjen Nexhat Dacit në Akademinë Përkujtimore për veprën dhe jetën e ish-kryetarit të Kuvendit. Në fjalën e saj, Osmani tha se Daci do të kujtohet dijetar e intelektual i përkushtuar.
“Jemi mbledhur për të ia thënë lamtumirën akademik Nexhat Dacit, burrështetas, dijetar dhe intelektual i përkushtuar. Me dije të thellë, integritet personal dhe përkushtim të palëkundur ai i shërbeu Kosovës si kryetar Kuvendi, ushtrues detyre i Presidentit, deputet, akademik dhe drejtues i institucioneve shkencore, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në zhvillimin e mendimit shkencor në vendin tonë. Në vendin tonë ka njerëz që shfaqen në kohë të qeta, dhe ka njerëz që formësohen në kohë të vështira. Akademik Nexhat Daci i përkiste kësaj të dytës. Në periudhat më të rënda të popullit tonë, ai u rreshtua me vendosmëri në shërbim të kauzës për liri e pavarësi, duke qenë bashkëpunëtor i afërt i presidentit historik, Ibrahim Rugova në këtë kauzë”, tha ajo.
Osmani në përfundim të fjalës së saj tha se sot nuk po i jepet lamtumira vetëm një njeriu, por një epoke të maturisë e dijes.
“Nuk po i themi lamtumirë vetëm një njeriu, por një epoke të maturisë e dijes. U prehtë i qetë në dheun e Kosovës së lirë dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për akademik Nexhat Daci”, përfundoi Osmani.
Kosove KOSOVË-Pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjith...
Bora SHKODËR- Prefekti i Qarkut Shkodër bën me dije se strukturat operacionale janë në terren dhe po monitorojnë situatë...
Foto ilustruse KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e nesërme do të nis numërimin e mbi 27 mijë ...
Nexhat Daci KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci. Me anë të nj...
Elisa Spiropali dhe Costantinos Kombos TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali i dërgoi një mesazh ...
Nexhat Daci KOSOVË- Akademiku Nexhat Daci, i cili ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe përkohësisht si President ...
Edi Rama TIRANË- Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës ...
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj së bashku me disa qytetarë, ka shtruar tryezë...
TIRANË- Gazetarja investigative Ola Xama ka bërë publike të dhëna tronditëse mbi hetimet e SPAK për tenderat e zhvilluar ng...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhin e tij të Vitit të Ri 2026, duke vënë theksin te arritjet e ...