LIVE UPDATES
Politike

Osmani dhe Kurti bisedojnë me kongresistët amerikanë/ Në fokus të diskutimeve thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme

Osmani u pyet të komentonte një deklaratë të bërë për mediat lokale në Kosovë nga ish i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Philip Reeker, i cili kërkoi që vendi të ketë një Qeveri bashkëpunuese me SHBA-në.

24 Nëntor 2025, 14:57 Nga E. D
Osmani dhe Kurti bisedojnë me kongresistët amerikanë/ Në
pamje nga takimi

KOSOVË- Kongresisti republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald Norcross, kanë zhvilluar takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me të cilët kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vende në fusha të ndryshme. Osmani, gjatë një prononcimi për media më 24 nëntor, tha se të dy kongresistët për një kohë të gjatë e kanë mbështetur Kosovën.

“Si kontribuues të paqes në rajon e kanë këtë vizitë ku përfshihet pothuajse i gjithë rajoni për të parë se si mund ta vazhdojmë bashkëpunimin në favor të paqes dhe stabilitetit. Prandaj, këto kanë qenë çështjet që kemi diskutuar, bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe SHBA-së, zhvillimet në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, përafrimi ynë me NATO-n, sfidat e sigurisë me të cilat po përballemi dhe mënyrën se si mund të koordinohemi edhe më shumë me SHBA-në në mënyrë që të kemi integrim sa më të suksesshëm të komunitetit serb brenda Kosovës”, tha ajo.

Osmani u pyet të komentonte një deklaratë të bërë për mediat lokale në Kosovë nga ish i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Philip Reeker, i cili kërkoi që vendi të ketë një Qeveri bashkëpunuese me SHBA-në.

“Në Kosovë nuk ka pasur e as nuk do të ketë asnjëherë Qeveri antiamerikane”, tha Osmani, duke theksuar se Kosova ka popullin më promamerikan në botë dhe “secila Qeveri e Kosovës vjen nga po ky popull.

“Pra, nuk mund të ketë dallime mes popullit që krijon Qeverinë dhe Qeverisë, përderisa secila Qeveri i ka metodat e veta, strategjitë, mënyrën se si punon me partnerët dhe për atë se si kanë punuar si do të punojnë në të ardhmen unë ju sugjeroj që t’i adresoni pyetjet në Qeveri”, theksoi Osmani.

Ajo shtoi se e sheh SHBA-në si partnere partnere ekzistenciale në zhvillimin e Kosovës, në mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë si dhe në tejkalimin e sfidave të sigurisë.

“Ata janë partnerë i pazëvendësueshëm për sigurinë tonë, ecjen tonë përpara në integrimet euroatlantike, prandaj është e domosdoshme që koordinimin ta kemi të plotë”, u shpreh Osmani.

Ndërkaq, pas takimit me Kurtin, zyra e tij tha se biseda me delegacionin amerikan u përqendrua në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Së voni, Kosova ka pranuar disa pajisje ushtarake që i ka blerë nga SHBA-ja, përfshirë dronë dhe autoblinda.

Vendi po ashtu ka porositur sisteme antitank Javelin dhe po ashtu ka nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), një dokument kyç që mundëson shkëmbim të sigurt të informacionit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes dy forcave.

“Krahas investimeve në mbrojtje, kryeministri [në detyrë ] u shpreh se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj euroatlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO dhe BE, jo vetëm si përfituese nga ombrella e sigurisë, por edhe si kontribuuese në paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit.

Po ashtu, Kurti me delegacionin amerikan diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe teknologjisë dhe në projekte të tjera që pritet të realizohen, sikurse si ato në transportin hekurudhor. Dy kongresistët amerikanë e zhvilluan vizitën në Kosovë në kuadër të një turneu rajonal. Një ditë më parë ata vizituan Serbinë, ku u takuan me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç./REL

vjosa osmani albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet