LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22 prodhues erdhën nga Shqipëria

• Ditën e sotme ka nisur Panairi i Kulturës në Beograd që do të mbahet deri në 4 shtator. Mësohet se krahas liderëve të vendeve që e kanë krijuar këtë nismë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin në Beograd janëedhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministri e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. • Sikurse edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm janë edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnjë-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija. • Ceremoninë e ka hapur një muzikë instrumentale, pjesë e të cilës ishte edhe vija melodike e këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime”, e Vaçe Zelës. Fjalën i pari e mbajti Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili tha se Ballkani i Hapur do të marrë edhe hapa më të mëdha. Ai u shpreh se pavarësisht se ka kritika e nga ata njerëz që dua të gjejnë ‘gjilpërën në kashtë’, Open Balkan s’i la bërë keq askujt. • Pas tij foli kryeministri Edi Rama, i cili tha se me vete ka marrë 22 prodhues nga Shqipëria. • Ndërsa nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur dhe pas tij në orën 13;05 do të ketë një konferencë për shtyp të liderëve.

19 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PAMJE nga darka e shtruar nga Vuçiç për liderët e Ballkanit Perëndimor

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është duke shtruar darkë për mysafirët e Samitit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” në ndërtesën e Presidencës.

“Jam i nderuar që sonte në Beogradin tonë të bukur pata rastin të pres miq të dashur të Serbisë dhe Ballkanit të Hapur,”- ka shkruar Vuçiç në Instagram, teksa ka postuar fotografi me të ftuarit. Ajo që bie në sy është që i pari, i cili futet në Presidencë është Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Po ashtu, në foto shihen kryediplomati turk Mevlut Çavuşoğlu dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës Hercegovinës, Zoran Tegeltija. Ndërsa nuk kanë munguar as kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

3 VITE ME PARE

Turizëm 'me pagesë' në Beograd, Rama merr me vete në panairin e verës edhe Haki Çakon

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Edi Rama dhe Haki Çako

TIRANË- Një panair vere në Beograd, përveç produkteve, ka mbledhur më shumë socialistët. Përveç ministrave përkatës që duhet të ishin në udhëtimin e Ramës për në Serbi, nuk kanë munguar edhe figura, të cilëve Rama u ka besuar institucione të vendit.

Një ndër ta është Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile. Ky i fundit është pikasur disa herë pas shpinës së kryeministrit duke e ndjekur në çdo hap.

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Edi Rama dhe Haki Çako

Veç tij, në panair marrin pjesë ministrja e Bujqësisë, Turizmit apo e Ekonomisë, por edhe deputetë si Antoneta Dhima, apo dhe Fadil Nasufi.

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Edi Rama dhe Fadil Nasufi

Pyetja është se cili është roli i tyre në këtë organizim. Tek e fundit, shpenzimet e tyre mbulohen nga buxheti i shtetit, për të mos folur edhe për dietatl. Kështu që pse jo…? Një udhëtim në Serbi s’ka përse të refuzohet.

3 VITE ME PARE

'Duhet ta provosh, të lutem!'/ Rama i "dorëzohet" Vuçiç, pi verë për t'i bërë qejfin: E kam provuar

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Edi Rama në Beograd

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama është dorëzuar. Ka provuar pije alkoolike në stendën e Malit të Zi. Pas shumë përpjekjeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për ta bërë të provonte verat në stenda, Rama më në fund u dorëzua dhe shijoi një gotë verë të bardhë, të cilën miku i tij serb e krahasoi me ato franceze. 


Minuta 1.30

Vuçiç: Duhet ta provosh, të lutem! Edi! Nuk po e ekzagjeroj por e krahason me verërat më të mira
Rama: Më duket se e kam provuar.
Vuçiç: *sheh nga Rama
Rama: Po, e kam provuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar në Serbi, ku ka marrë pjesë në panairin "ëine Vision of the Open Balkans". Bashkë me të janë edhe presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Dmitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryeministrja Ana Brnabiç, të cilët vizituan disa stendat e ekspozuesve dhe shijuan disa nga verërat e tyre.

3 VITE ME PARE

"Jemi para Serbisë për prodhimin e verës", Haradinaj thumbon Ramën për praninë në panair, nuk 'kursen' as Kurtin

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Haradinaj dhe Rama

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka thumbuar krhyeministrin e Shqipërisë Edi Rama pas vizitës së tij në Beograd.

Në një postim në Facebook Haradinaj shkruan se Kosova “ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhimin e verërave”.

Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Haradinaj me këtë postim ka “goditur” edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për shkak të reduktimeve të shpeshta të energjisë elektrike. Ai tha se panari në Kosovë “dënohet me mungesë rrymë, duke pamundësuar funksionimin normal”.

“Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i “Hardh Fest”. Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Edi Rama ndodhet në Beograd për të marrë pjesë në Samitin 4 ditor në kuadër të nismës së Ballkanit të Hpaur ku ditën e sotme u mbajt panairi i verërave në të cilën u vendosën 300 tenda nga e gjithë bota.

3 VITE ME PARE

"Pi pak verë!"/ Rama s'ja pranon alkoolin Vuçiçit: Jo, kam angazhime. Presidenti serb: Do më bezdisë mua në darkë

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Pas hapjes zyrtare të panairit "Wine Vision of the Open Balkans", Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Dimitar Kovaçevski, Edi Rama, kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryeministrja Ana Brnabiç vizituan disa stendat e ekspozuesve dhe shijuan disa nga verërat e tyre.

Gjatë vizitës në tenda presidenti Vuçiç nuk ngurroi të degustonte verërat e kantinave të ndryshme të ardhura nga Shqipëria, Maqedonia dhe disa vende të tjera. Gjatë degustimit nuk kanë munguar as batutat ndërmjet liderëve të Open Balkan ku më së shumti janë "ngacmuar" Vuçiç dhe Rama.

Rama nuk ka preferuar që të provojë verë pothuajse në shumicën e stendave edhe pse Vuçiç në një moment dëgjohet teksa i thotë: Pi diçka Edi, ndërkohë i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kovaçevskit i cili i ka zgjatur gotën e tij të cilën Rama e ka refuzuar duke thënë se ka diçka të rëndësishme më vonë.

"Do të më bezdisë mua në darkë, është koha e tij"- ka thënë Vuçiç duke shkaktuar të qeshura ku më pas tha se ai kishte disa intervista për të dhënë ndaj nuk po pinte.

3 VITE ME PARE

FOTO-LAJM/ 'Panairi i Verës', Rama i hedh krahun Abazoviç

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Edi Rama

SERBI- Sot u bënë bashkë prodhuesit e verërave në Ballkan në ceremoninë e hapjes së Panairit të Verërave të mbajtur në Beograd në kuadër të Open Balkan. Në panair morën pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri malazez Dritan Abazoviç dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovačevski.

Në disa momente, Rama është parë krah për krah dhe i buzëqeshur me Abazoviçin. 

3 VITE ME PARE

Vuçiç viziton tendat shqiptare në panair: Kam dëgjuar që keni një verë të kuqe shumë të mirë

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22


Vucic dhe Rama

SERBI- Ditën e sotme ka nisur Panairi i Kulturës dhe verës në Beograd në kuadër të nismës Open Balkan e cila do të mbahet deri më 4 shtator.

Pas fjalës hyrëse, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama, ai maqedonas Dimitar Kovaçevskiu si dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç kanë vizituar tendat e tyre ku janë ndaluar se te ato shqiptare.

 

Gjatë degustimit Vuçiç ka shprehur vlerësimin e tij për verën shqiptare duke thënë se ka dëgjuar se në vendin tonë prodhohet një verë e kuqe mjaft e mirë. 

Duke qenë se ishte i vetmi nga zyrtarët që po provonte verërat Vuçiç nuk i kurseu as batutat duke thënë se ka dhënë fjalën se do ti provojë të gjitha verërat në stendat e pranishme. Në panairin e Beogradit janë rreth 300 kompani verëprodhuese ku vetëm nga Shqipëria kanë shkuar 26.

3 VITE ME PARE

Panairi në Beograd, Kovaçevski: Të shkrijmë kufijtë mes vendeve në Ballkan

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Dimitar Kovaçevski

BEOGRAD- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në Panairin e Kulturës në Beograd. Ai tha se synimi i Ballkanit të Hapur është që shkrije kufijtë mes vendeve në Ballkan, ndërkohë që eksportet do të zgjerohen. Kovaçevski propozoi të Panairi të transferohet në Tiranë e Shkup gjithashtu. 

"Ju falenderoj të gjithëve që jeni të pranishëm, sot lidhim ekonomitë tona, hapim vende të reja, ofrojmë bashkim energjish për ide të reja. Kjo e sotmja do të thotë se çfarë tregon integrimi i vendeve. Kjo përmirëson marrëdhëniet ekonomike dhe ofron begati për qytetarët, kemi 42 prodhues nga Maqedonia e Veriut. A është e mundur që ky panair të ofrohet vetëm në Serbi, Maqedoni e Shqipëri? Jo, duhet të shpërndahet. Sot kemi synim të lidhim kontaktet mes kompanive të ndryshme, një mundësi për të gjitha marrëveshjet e reja. Gjëja më e rëndësishme është që ky është një panair unik në llojin e vet. Ne kemi rrënjët e ndërthurura në Ballkan. Çdo lloj shoqatë rajonale është e dobishme. Vera maqedonase njihet botërisht dhe sipas të dhënave ishim eksportuesit e dytë në rajon. Ne po rrisim eksportet akoma më tej. Kemi një kapacitet prej 200 milionë litrash verë. Duke rritur eksportet, ne plotësojmë e shfrytëzojmë kapavitetin e plotë të Maqedonisë së Veriut. Kjo ka hasur dhe në një interes të rritur. Përveç verërave, vizitorët mund të provojnë edhe ushqimet maqedonase. Nëse ka interes dhe vullnet për të bashkëpunuar ne mund të rrisim tregtinë rajonale dhe mund të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ne mund të zhvillojmë mënyrën se si jetojnë njerëzit këtu e të çelim rrugën drejt botës e Evropës. Të gjitha vendet po përballen me kriza për të mbijetuar. Kështu ne po shohim Ballkanin e vërtetë të Hapur që nisi si një bashkëpunim rajonal. Ajo është një mundësi për tu përballur me të gjitha sfidat. Ajo është për të çelur rrugë të reja përpara nesh. Ka ardhur koha për të siguruar një standart më të mirë. Duhet të ndaj diçka personale me ju, në 1992-1993 shkova të diskutoja në SHA. Çdo mëngjes mësimi niste me pamjet nga shkatërrimi dhe vuajtjet nga lufta. U takova sot me një mik në hotelin ku po qëndroja që ishte në SHBA në atë kohë dhe sot më pyeti, a je i lumtur. Sepse imazhet që sot kanalet televizive do të përcjellësin, do të jenë të fytyrave të qeshura që janë bashkë. Pavarësisht se jam kryeministër apo diçka tjetër, nuk do të resh së punuari për të shkrirë kufijtë në Ballkan,"- tha Kovaçevski. 

3 VITE ME PARE

VD-Panairi në Beograd, Rama: Ballkani i Hapur është projekt paqeje, eksportet me Serbinë janë rritur me 30%

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Edi Rama

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama e quajti nismën "Ballkani i Hapur" më shumë se një projekt ekonomik. Në fjalën e tij nga Panairi i Verës që është zhvilluar në Beograd, Rama tha se nisma është një projekt për të jetuar në paqe. Kryeministri u shpreh se edicionet e tjera do të kalojnë edhe në kryeqytetet e tjera, ndërsa shtoi se në Shqipëri ka një rritje të sipërfaqes që mbillet me vreshta, ku përmendi edhe rritjen e eksporteve me Serbinë. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Sot duke vizituar këtë panair, ku përveç prodhuesve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ka nga vende të tjera, besoj se i kemi dhënë mundësi prodhuesve tanë, jo vetëm të shkëmbejnë eksperienca me njëri-tjetrin por i kemi dhënë mundësi edhe tregtarëve të verës jashtë këtij rajoni të shohin një hapësirë të përbashkët që do të duheshin udhëtime të gjata për tu shikuar. Sot këtu janë 22 prodhuesë nga Shqipëria, ndërsa në Shqipëri, çdo vit rritet me 10% sipërfaqja e vreshtave. Ky panair, edicioni i parë që zhvillohet këtu dhe synojmë ta lëvizim nga njëri kryeqytet do të nxisë edhe plot të tjerë të përfshihen në këtë aktivitet. Ne kemi një vëllim tregtar nga afro 60 milionë në afro 100 milionë, 36 milionë euro më shumë se një vit më parë. Potenciali është i madh, këto janë hapat e parë të rritjes. Ashtu sikundër eksportet shqiptare me Serbinë janë rritur vitin e fundit, flas për bujqësinë janë rritur me 30% edhe me Maqedoninë e Veriut, pak më pak, por këtu. Kaq na mjafton ta çojmë përpara këtë nismë. Kjo është nismë që na takon ne njerëzve që punojmë. 

Të gjithë të rinjtë e të reja uroj ta pëlqejnë këtë rrugë të hapur, shumë më tepër se rrugët e mbyllura të të shkuarës, të kontribuojnë e ta çojnë këtë rrugë shumë më përpara. Dua t’i falenderoj të gjithë ata që kontribuojnë në këtë panair. Fakti që jemi së bashku duhet të na bindë se Ballkani i Hapur është shumë më tepër se ekonomi, tregti e politikë. është një projekt bashkëjetese në paqe, një projekt bashkimi në paqe, të një vizioni për të ardhmen.

3 VITE ME PARE

VD- Iu përshtatën gjatësisë së Ramës! Tekniku i ul mikrofonin Kovaçevskit, 'shkrihet' Vuçiç

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Aleksander Vucic

BEOGRAD-Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski hasi një problem në momentin kur po mbante fjalimin e tij në Panairin e Kulturës në Beograd. Një teknik u shfaq në podium duke i ulur mikrofonat të cilat ishin më lart për shkak se para tij po mbante fjalimin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. 

Mikrofonat iu ulën Kovaçevkit në përshtatje me gjatësinë e tij. Ky moment u shoqërua me të qeshura nga të pranishmit, ndërsa kamera fiksoi Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili nuk po mbante dot të qeshurën.  

3 VITE ME PARE

VD-Rama nuk pranon fjalimin e gatshëm në Serbi: Thuhej që shqiptarët krijuan verën e parë, boll ndasive, afrojmë njerëzit

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij në Panairin e Verës në Serbi. Kryeministri tha se nuk i duhej fjalimi i gatshëm, të cilin e ka hequr pasi thuhej se shqiptarët prodhuan verën e parë në Ballkan që nga koha e bronzit. Sipas tij, boll kohë u humb me ndasi. 

Po shihja fjalën që më kishte përgatitur ekipi im dhe vendosa të mos e përdor sepse fillonte me shprehjen që ne "në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në epokën e bronzit", por di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur ti tregojmë njëri tjetrit kush ka qenë i pari dhe kush ka fituar i pari të drejtën të jetojë në këtë vend. Vendet tona do të jenë këtu edhe pas nesh, vite e shekuj. Zgjedhja është e thjeshtë. Si të qendrojmë duke qenë të gjithë në të njëjtën lagje të Evropës duke u përpjekur ta bëjmë këtë lagje më të jetueshme dhe paqësore, apo duke i vënë flakën njëri-tjetrit, siç kemi bërë në vite e shekuj. Besoj se edhe këtu në këtë panair, pa e ekzagjeruar të nivelit të lartë evropian është e qartë se më mirë kështu, duke u afruar me njerëzit, duke parë sesa shumë të përbashkëta kemi si njerëz sesa ashtu siç kemi qendruar më parë, me konflikte dhe luftra në mes. 

Sot duke vizituar këtë panair, ku përveç prodhuesve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ka nga vende të tjera, besoj se i kemi dhënë mundësi prodhuesve tanë, jo vetëm të shkëmbejnë eksperienca me njëri-tjetrin por i kemi dhënë mundësi edhe tregtarëve të verës jashtë këtij rajoni të shohin një hapësirë të përbashkët që do të duheshin udhëtime të gjata për tu shikuar. Sot këtu janë 22 prodhuesë nga Shqipëria, ndërsa në Shqipëri, çdo vit rritet me 10% sipërfaqja e vreshtave. Ky panair, edicioni i parë që zhvillohet këtu dhe synojmë ta lëvizim nga njëri kryeqytet do të nxisë edhe plot të tjerë të përfshihen në këtë aktivitet. Ne kemi një vëllim tregtar nga afro 60 milionë në afro 100 milionë, 36 milionë euro më shumë se një vit më parë. Potenciali është i madh, këto janë hapat e parë të rritjes. Ashtu sikundër eksportet shqiptare me Serbinë janë rritur vitin e fundit, flas për bujqësinë janë rritur me 30% edhe me Maqedoninë e Veriut, pak më pak, por këtu. Kaq na mjafton ta çojmë përpara këtë nismë. Kjo është nismë që na takon ne njerëzve që punojmë. 

3 VITE ME PARE

Vuçiç hap panairin në Beograd: Ballkani i Hapur ka sjellë veç gjëra të mira për shqiptarët e jo vetëm

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka hapur panairin e Kulturës në Beograd. Në fjalën e tij, Vuçiç tha se është krenar për çdo person që ka bashkëpunuar me të, kryeministrin Edi Rama e atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Referuar kritikave për Open Balkan, Vuçiç tha se do ketë gjithmonë njerëz që do të kërkojnë 'gjilpërën në kashtë'. Ai shtoi se Ballkani i Hapur do të punojë gjithmonë për shqiptarët, maqedonasit e serbët. 

"Këtë e kemi arritur të gjithë së bashku, duke qenë se e njoh, unë jam një verëdashës më i madh se këta dhe kam qenë në më shumë vende. Sot kemi diçka për të qenë krenarë. S’mund të jemi më mirë se kaq, ia dolëm ta bënim këtë gjë. Hapa të mëdhenj patjetër që do të vijnë më pas, kur lexoni në broshura kuptoni që ky event ësjhtë organizuar nga qeveria jonë. Nuk është burokratike dhe dua t’ju them që këtu janë investuar qindra emra, të cilët kanë kuptim për ne, pavarësisht se për publikun nuk kanë asnjë kuptim. Nuk kam parë asnjëherë panair më të bukur se ky. Dua të them dhe diçka mjaft personale, përpara se ta deklarojmë të hapur këtë panair, ideja jonë gjithmonë ka pasur kritika, ka pasur nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë. Nuk mund të luftosh diçka që vjen natyrshëm, Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt, do të vijojmë të punojmë më fort. Do të punojmë për shqiptarët, maqedonasit e të gjithë qytetarët e Serbisë,"- tha Vuçiç ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

VIDEO-MOMENTI/ Serbia vendos këngën e Vaçe Zelës në Panairin e Verës, reagimi i Ramës

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Panair në Beograd

BEOGRAD- ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, kënga e Vaçe Zelës, ikonës së muzikës shqiptare është luajtur në hapje të Panairit të Kulturës që ka nisur të mbahet në Beograd.

Ceremonia e hapjes nisi me një instrumentale që organizatorët kanë zgjedhur të përshëndesin të pranishmit dhe pjesë e "solove" është edhe muzika e këngës shqiptare të kënduar nga këngëtarja shqiptare, Vaçe Zela.

Bëhet fjalë për këngën "Rrjedh në këngë e Ligjërime", e kënduar në festivalin e Këngës në 1980, kompozuar nga Feim Ibrahimi.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Vuçiç flet me Abazoviç, Rama u hap dosjen në mes

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Dritan Abazoviç, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri në dteyrë i Malit të Zi, Dritan Abzoviç janë bërë bashkë në Beograd për Open Balkan.

Ata janë ulur në rreshtin e tretë. Vuçiç e Abzoviç shihet që flasin me njëri-tjetrin, ndërsa kryeministri Edi Rama është mes tyre. Ai hap një bllok dhe mban shënime. 

 

3 VITE ME PARE

Nis Panairi në Beograd, ceremonia hapet me këngë arbëreshe

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Panairi në Beograd

BEOGRAD- Ceremonia e Panairit Kulturor në Beograd ka nisur. Hapja është bërë me një këngë arbëreshe që po luhet në prani të të gjithë të ftuarve. Mes tyre është edhe kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abzoviç.

 

3 VITE ME PARE

Panairi në Beograd, Rama mbërrin në Serbi, e pret Brnabiç

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Edi Rama dhe Ana Brnabiç

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd në kuadër të Samitit që do të mbahet për dy ditë në kuadër të projektit Open Balkan. Ai është pritur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Ashtu sikurse është njoftuar në axhendë, sot do të nisë edhe Panairi Ndërkombëtar i Verës që do të ekspozohet në kryeqytetin serb, ku liderët do të mbajnë një fjalim nga 5 minuta. Ndërsa nesër do të do të ketë një konferencë për shtyp të liderëve të Open Balkan.  

3 VITE ME PARE

Nis sot Samiti i Open Balkan në Beograd, publikohet axhenda zyrtare

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
lideret e open ballkan

SERBI- Sot dhe nesër do të mbahet në Serbi samiti i rradhës “Ballkani i hapur”, ku pritet të të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, me qëllim që të mos përsëritet më situata që për shkak të luftës në Ukrainë.

Nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur dhe pas tij në orën 13:05 do të ketë një konferencë për shtyp të liderëve.

Mësohet se krahas liderëve të vendeve që e kanë krijuar këtë nismë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin në Beograd do të marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministri e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Ashtu si në takimin e fundit të nismë, të mbajtur në Ohër në qershor, të pranishëm do të jenë kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnjë-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.

Agjenda e Ballkanit të Hapur

Dita e parë

12.55 – Mbërritja e Ramës në panair ku do të mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë​

13.00 – Ceremonia e hapjes së Panairit të Verës nga Open Balkan

Fjalët hapëse në panair e liderëve (5 min)

19.45 – Nisja e Kryeministrit me automjet drejt Presidencës së Republikës së Serbisë

Dita e dytë

09.50 – Mbërritja në samit

09.55 – Foto familjare e liderëve

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”

11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan

12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan

13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve

3 VITE ME PARE

Samiti i Ballkanit të Hapur në Beograd, përpos Malit të Zi dhe Bosnjes pjesmarrës dhe Turqia dhe Hungaria

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22
Ballkani i Hapur

SERBI- Në samitin e radhës të iniciativës Ballkani i Hapur, që mbahet më 2 shtator në Beograd, krahas organizatorëve, do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Hungaria dhe Turqia.

Sipas presidencës serbe, liderët e vendeve që kanë krijuar këtë nismë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Sikur edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj.

Në samitin e radhës pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve bilaterale. Sipas presidencës serbe, liderët pritet të takohen me përfaqësues të institucioneve që merren me tërheqje të investimeve dhe të grupeve të krizave për furnizim me ushqim dhe energji.

Nga kabineti i kryesuesit të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se, Tegeltija nuk ia ka konfirmuar pjesëmarrjen presidencës së Bosnjës.

“Presidenca e Bosnje-Hercegovinës nuk ka qëndrim për t’iu bashkuar iniciativës Ballkani i Hapur dhe as kryetari i Këshillit të Ministrave nuk ka ofruar hollësi lidhur me pjesëmarrjen e tij në Beograd”, ka thënë kabineti i Xhaferoviqit.

Vetë Tegeltija ka thënë në Ohër se “Bosnje-Hercegovina nuk ka konsensus për Ballkanin e Hapur”.

“Arsyet (për mungesë konsensusi) dalin nga paragjykimet rreth asaj se kush e ka propozuar iniciativën, kush do të përfitojë, a përbën ajo zëvendësim për Bashkimin Evropian, por lidhet edhe me ndikimet politike. Jam këtu, sepse e di që komuniteti i biznesit në Bosnje mbështet ‘Ballkanin e Hapur’”, ka thënë ai.

Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Deri më tani janë nënshkruar disa marrëveshje që mëtojnë të lehtësojnë lëvizjen në mes të shteteve.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë përkrahur këtë nismë, ndonëse kanë përsëritur se për të qenë e suksesshme, në të duhet të përfshihen të gjitha shtetet./REL/

3 VITE ME PARE

'Open Balkan' në Beograd, 4 ditë Panair Kulture, Rama: 22 prodhues erdhën nga Shqipëria

open balkan ne beograd edi rama aleksander vucic

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet