LIVE UPDATES
Politike

Ola Xama: Drejtorët e Veliajt bënë tender edhe për të rregulluar kanalizimet te Kodra e Diellit ku banojnë bashkë me Veliajn

Xama tha këta drejtorë i kanë dhënë tenderin pronarit të zonës rezidenciale, pra duke rregulluar shtëpinë me paratë e shtetit.

4 Prill 2024, 22:12 Nga I.A
Ola Xama: Drejtorët e Veliajt bënë tender edhe për të
Ola Xama

Gazetarja Ola Xama, tha se drejtorët e arrestuar të bashkisë së Tiranës, si Redi Molla dhe Mariglen Qato, i kanë banesat e tyre, në një qendër rezidenciale te Kodra e Diellit, afër banesës së kreut të bashkisë, Erion Veliaj. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Xama tha këta drejtorë i kanë dhënë tenderin pronarit të zonës rezidenciale, pra duke rregulluar shtëpinë me paratë e shtetit.

“Kur po shikoja të dhënat e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, këta e dinë të gjithë se i kanë shtëpitë te Kodra e Diellit, i kanë dhënë atij që ka Kodrën e Diellit, edhe tenderin që të bëjë sistemimet dhe kanalizimet e ujësjellësit, gjithë ato mijëra euro tenderi, te shtëpia e tyre. Pra edhe për të rregulluar shtëpinë e tyre kanë bërë tender.

Po të shohësh edhe te kompania e hotelit në Durrës, kanë aksione 4 kompani. Njërës ia kanë vënë emrin “Res Tour”, tjetri “Eti Tour”, i Elvi Tivarit, drejtor i shitjeve në ujësjellës, Dritan Kadiu ia ka vënë “Daku Tour”. Pra edhe me emrat kanë përdorur tallje, duke vënë inicialet e tyre” tha Xama.

ola xama erion veliaj redi molla mariglen qato

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria