LIVE UPDATES
Politike

Nuk u paraqit në SPAK! Berisha: Nuk kam marrë thirrje për 21 Janarin

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se do i përgjigjet çdo thirrje të gjykatës dhe të prokurorisë speciale. 

14 Nëntor 2025, 13:38 Nga E.d

Nuk u paraqit në SPAK! Berisha: Nuk kam marrë thirrje për 21

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk ka marrë asnjë thirrje për 21 Janarin. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se do i përgjigjet çdo thirrje të gjykatës dhe të prokurorisë speciale. 

Nga zyra e selisë blu, lideri opozitar tha se dokumenti për thirrjen në SPAK nuk i ka ardhur në asnjë prej adresave të tij. Berisha deklaroi se 21 janari ishte demonstrata më e dhunshme. Sipas tij me këtë rast është marrë vetë qeveria e SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar hetimin e plotë nga polici tek organizatori kryesor. Në fund, Berisha tha se po të hetohej organizatori, Edi Rama do t’i faturohej ajo që meritonte.  

"Tani, Isa, për ju dhe çdo gazetar tjetër që unë në tërësi i respektoj, do t’u sugjeroja që të mos lejoni veten kurrë të keqpërdoreni nga njerëz të papërgjegjshëm, të inkriminuar, mashtrues, të cilët e kanë shndërruar atë institucion në një seksion të PS. Unë, nuk e kam rastin për ty konkretisht, për ju, jo, por kam konstatuar një keqpërdorim dhe e them këtu publikisht mizor të gazetarëve nga këta individë, të lidhur kokë e këmbë me krimin, që më rikujton keqpërdorimin që bënin seksionet e Sigurimeve të Shtetit dikur ndaj personave të caktuar. Pse i them këto? E kam deklaruar, e kam faktuar se unë i përgjigjem çdo thirrje të gjykatës, të prokurorisë speciale, të prokurorisë jospeciale, të kujtdo qoftë, nuk ka asnjë lloj lëkundje nga unë në këtë qëndrim dhe nuk mund të ketë kurrë. Së dyti, ata që e fusin veten për të krijuar, e bëjnë veten bashkëpunëtorë në një propagandë banale, të turpshme, as nuk kanë fytyrë, as nuk kanë moral, as nuk kanë ligj.
Sepse posta kur niset, ligji është, dorëzohet. Atij që i dorëzohet, i merret firma. E mora, thotë.

Dhe unë, kudo, qoftë në seli, qoftë aty ku banoj, kam njerëz të përgjegjshëm, të cilët kurrë nuk mund të ndodhë të firmosin për një dokument që adresohet tek unë dhe të mos ma japin. Por kjo i intereson Altin Troplinit, i cili e shndërron atë institucion, i jep standardet e tij morale. Sa është sot data? Sot është data 14. Nga data 3 që pretendohet, deri me datën 14, ai dokument mund të vinte 5 herë në zyrën time, në shtëpinë time apo në parlament. Dhe nuk ka ardhur askund. E vetmja gjë që u bë kjo, sepse duhej që lakejtë dhe puthadorë të qeverisë të krijonin lajme, madje edhe në studio të debatonin në lidhje me ftesën dhe do shkojë apo jo, në mënyrë që të mbulonin superskandalin e Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Ta nxirrnin atë nga studio dhe të fusnin këtë. Pra ishte kjo.Tani vijmë tek çështja. Asnjë njeri, në qoftë se shkon pak tek data 21 janar, ora 7 e darkës, njeriu i parë që ka kërkuar një hetim të plotë të asaj përpjekje të dhunshme për të përmbysur një qeveri të ligjshme, legjitime, është Sali Berisha. Asaj përpjekje që u bazua fund e krye në një mashtrim dhe falsifikim të tmerrshëm publik. Asaj përpjekje për të cilën Edi Rama mendoi se do i lëshoja zyrën, se përndryshe do kalohej mbi të vdekur. Lexoji pak, kthehu pak, i ke atë ditë. Pastaj tjetri, edhe 13 mijë të bëhen, nuk prish punë. Apo tjetri, tejkalohet Kushtetuta, nuk ka më Kushtetutë. Pra, unë isha thellësisht më i interesuar për hetimin, ndoshta më shumë se kushdo tjetër. Jo për veten time, se ata që patën qëllime të tilla, dështuan, por kjo duhet të zbardhej në interesin më të mirë të shtetit shqiptar. Tani, pjesa e dytë. Unë publikisht kërkova prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror ndërkombëtar erdhi. Pjesa e tretë, të supozojmë për një moment se unë nuk doja hetimin. Nga viti 2013 kanë kaluar 12 vite dhe ai hetim nuk u bë sepse ai hetim nxjerr përgjegjës kryesor për protestën më të dhunshme në historinë e vendit, direkt Edi Ramën. Nxjerr falsifikimin dhe mashtrimin publik që bëri me videon me Filip Çakullin.


Nxjerr projektin e tij që ose ik, ose mund të kalohet edhe mbi kufoma. Po prandaj nuk bëhej hetimi, sepse besoj se 13 vite, PD dhe unë nuk kemi pasur asnjë lloj autoriteti. Ndaj dhe Ina Rama nuk thërriste Sali Berishën, ndonëse i kisha thënë ato që meritonte plotësisht. Nuk ishte çështje e imja ajo, ajo ishte çështje e shtetit shqiptar. Aty u përpoqën të përmbysin një qeveri të zgjedhur në mënyrë të ligjshme, të bazuar në një mashtrim dhe falsifikim të tmershëm publik, dhe që megjithatë Ilir Meta një javë para dha dorëheqjen. Erdhi në zyrë, më tha se unë nuk shkoj tek prokurori si zëvendëskryeministër, unë do shkoj si qytetar i thjeshtë. Ndaj dhe ata që përpiqen tani ta bëjnë këtë për të mbuluar superskandalet, të garantoj që do marrin dështimin, turpin që e përdorin. Dhe këtë në qoftë se e ke vënë re, në çdo rast sa herë u dalin probleme, nxjerrin këtë kartë.
Po kush e pengoi atë? Absolutisht askush, vetë ata se u del Edi Rama, Tom Doshi, Skënder Gjinushi, Spartak Ngjela, dalin këta. E di sa dokumente ka apo jo? Është një mori e pafundme. Ishte demonstrata më e dhunshme. Është marrë vetë qeveria e SHBA dhe BE dhe kanë kërkuar hetimin e plotë nga polici tek organizatori kryesor. Po të hetohej organizatori, Edi Ramës duhet t’i faturohej atë që meritonte. Kurse Sali Berisha qëndroi në zyrën e tij, ditë pune, respektoi flamurin dhe detyrën që kishte. Pra, këto janë për këtë çështje. Këto dhe vetëm këto. Nuk më kanë thirrur, sa herë të thërrasin për çdo gjë, jo për këtë, unë shkoj, nuk kam asnjë lloj."/Dosja.al

sali berisha pd 21 janari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet