LIVE UPDATES
Politike

Pas futjes në listën e zezë nga SHBA/ Cila ishte arsyeja e vërtetë e takimit mes Luftar Hysës dhe Edi Ramës

Por për mediat shqiptare emri i Luftar Hysës doli kur shkoi në kryeministri dhe zhvilloi një takim me kryeministrin Rama. Takimi mes tyre është zhvilluar më datë 4 tetor 2020, ku Dosja.al, raportoi ekskluzivisht në atë kohë takimin si dhe fotot kur Hysa shkoi në kryeministri. 

14 Nëntor 2025, 11:48 Nga I.A
Pas futjes në listën e zezë nga SHBA/ Cila ishte arsyeja e
Edi Rama dhe Luftar Hysa

TIRANË- Vendosja e biznesmenit Luftar Hysa në listën e zezë të SHBA-së ditën e djeshme ka pushtuar mediat vendase si dhe të huaja. Luftar Hysa njihet në botën e medias meksikane për lidhjet e tij me kartelin meksikan të drogës Sinaloa dhe për bizneset e tij në fushën e lojërave të fatit. 

Por për mediat shqiptare emri i Luftar Hysës doli kur shkoi në kryeministri dhe zhvilloi një takim me kryeministrin Rama. Takimi mes tyre është zhvilluar më datë 4 tetor 2020, ku Dosja.al, raportoi ekskluzivisht në atë kohë takimin si dhe fotot kur Hysa shkoi në kryeministri. 

Por për çfarë u mbajt takimi?

Arsyeja e takimit mes Ramës dhe Hysës aktualisht është ende e paqartë. Kjo për shkak se askush nga të dy ata apo persona të tjerë që kanë marrë pjesë në takim, nuk kanë treguar arsyen e vërtetë të takimit, ose një version të përbashkët. Dosja.al, ka bërë disa kërkime në lidhje me takimin e zhvilluar mes tyre, por nuk gjetëm dot një variant të vetëm. 

Fillimisht ka qenë Luftar Hysa, që ka folur për këtë takim. Gjatë një intervistë për emisionin 'Opinion', Hysa më20 shtator 2022, ka deklaruar se takimi ka qenë për një projekt 'reportazhi' për Shqipërinë. Sipas Hysës, një mik i tij Max Milligan i ka kërkuar një takim me Ramën, për shkak se donte shumë të bënte një reportazh dhe një libër për Shqipërinë.  

"Doja të takoja Edi Ramën për një histori shumë të bukur që do të doja ta ndaja me ju këtu. Kam një mik të mirë që është nga Anglia. Në fakt nga Skocia dhe jeton në Londër. Dhe ky miku im quhet Max Milligan. Jetova me të në Peru për tre vjet. Dhe Mak, vëllai i tij, ishte drejtor i SKY NEëS në Angli. Max është fotograf dhe bën libra. Ai bën fotografi dhe shkruan libra. Ai ka bërë libra për Perunë, Ganën, Bregun e Fildishtë, Islandën, Rumaninë dhe ky njeri gjithmonë ka dashur të bëjë një libër për Shqipërinë dhe të promovojë turizmin. Kam të gjitha mesazhet dhe bisedat me Maxin në telefonin tim. Dhe po kërkoja dhe duke parë që Rama është gjithashtu artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, i thashë se e vetmja gjë që mund të bëja ishte të propozoja këtë projekt që ai mund ta mbështeste. E gjeta Ramën përmes një miku tim gjerman, i cili është një mik i mirë i Shqipërisë dhe jam krenar që e kam mik. Dhe çfarë fola me të për atë që do ta ndihmonte Shqipërinë të hapte negociatat. Ai kishte ardhur për punët e tij dhe tha: "Më lejoni t'ju prezantoj me Kryeministrin", tha Luftar Hysa.

Sipas Hysës, kjo është arsyeja e takimit me Ramën.

Por kryeministri çfarë thotë për këtë?

Kryeministri Edi Rama duket se nuk është dakord në lidhje me këtë deklaratë të Hysës, ose e ka harruar. Gjatë vitit të kaluar, Rama dha një intervistë për median italiane 'RAI 3', ku është pyetur nga gazetari në lidhje me akuzat e Opozitës se qeveria e tij ka lidhje me bandat kriminale.

Për takimin me Hysën në kryeministri, Rama u shpreh se një familje nga Vlora që ka 'Marina Bay' i ka prezantuar për shkak se e kishin të afërm dhe do i ndihmonte në menaxhimin e një kazinoje. Rama u shpreh se gjatë takimit, ai u ka prezantuar atyre paktën që qeveria kishte për hotelet me 5 yje.

Atje (në Vlorë) është një investim i një familjeje vlonjate. I ati është një person i njohur sepse ishte një nga aktivistët e gjelbër kundër Petroliferës Italiane. Familja ka investuar pak nga pak në ‘Marina Bay’. Pastaj më thanë se një i njohur i tyre që jeton në Meksikë dëshironte t’i ndihmonte për menaxhimin e një kazinoje. I thashë ‘dakord, hajdeni’. Erdhën, i takova, më kërkuan vetëm informacione për mundësinë e një projekti të tillë dhe u sqarova për paketën që ne kishim për hotelet me pesë yje: pa taksa për 10 vite, TVSH 6%, zero tarifa ndërtimi,’ tha Rama.

Siç e shihni të dyja këto versione nuk qëndrojnë bashkë. Nuk dihet se cili nga këto dy versionet është i sakti apo nëse ka një version të tretë për arsyen e vertetë të takimit. Por të dyja këto deklarata bien në kundërshtim me njëra-tjetrën, çka na bën të dyshojmë për një motiv tjetër për takimin/Dosja.al

luftar hysa edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet