LIVE UPDATES
Politike

“Nuk pranoj leksione nga ata që dihet çfarë i kanë bërë Shqipërisë”, Rama i përgjigjet Bardhit për Sazanin: Do kthehet në xhevahirin e turizmit

Ndërkohë që më pas është takuar me të në Durrës me ftesë të dhëndrit të Trump teksa shton se takimet e tyre kanë vijuar herë pas here.

21 Mars 2024, 21:56 Nga I.A
“Nuk pranoj leksione nga ata që dihet çfarë i kanë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut të grupit demokrat, Gazment Bardhi, i cili ka thënë se çdo investim duhet të jetë me garë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama ka thënë se projekti për ishullin e Sazanit projektuar nga grupi i përfaqësuar nga dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump do ta kthejë këtë zonë në xhevahirin e turizmit në Mesdhe. Rama ka treguar se kur e takoi fillimisht Kushner ishte pronari i jahtit që vizitoi Shqipërinë. Ndërkohë që më pas është takuar me të në Durrës me ftesë të dhëndrit të Trump teksa shton se takimet e tyre kanë vijuar herë pas here.

Pjesë nga Intervista:

Blendi Fevziu: Kisha dje Gazment Bardhin që dje ka bërë këtë deklaratë për Sazanin: Nëse është një investim që i shërben interesit publik, është i mirëpritur, ne mbështesim çdo investitor të huaj, por kur bëhet fjalë për një pronë që është e qytetarëve shqiptarë, çdo investim i huaj duhet të jetë me garë.

Edi Rama: Investitorët nuk vijnë për interes publik, por për të tyrin, interesin publik e mbron qeveria si palë dhe unë nuk pranoj as leksione, as opinione dhe as pyetje nga ata që kur kanë pasur mundësi që të mbrojnë interesin publik, dihet se çfarë i kanë bërë Shqipërisë. Të mbrosh interesin publik do të thotë jo vetëm të respektosh kushtetutën dhe ligjin, por të negociosh në emër të atyre që përfaqëson. Ndryshe nga se ndodhte përpara, ku thuhej Shqipëria 1 Euro, një formulë që funksionon nëse mbron interesin e publikut dhe nga ana tjetër çfarë është bërë me 1 Euro, katastrofë që bie ndesh me interesin e publikut.

Blendi Fevziu: Ka zëra që ju po e jepni këtë koncension për të rindërtuar një raport me ish-Presidentin Trump, të cilin e keni quajtur turpi i njerëzimit 8 vjet më parë.

Edi Rama: Unë kam një të mirë që është edhe e keqe, unë them atë që mendoj dhe mendoj atë që them. Kam thënë atë që kam menduar në atë kohë kur presidenti amerikan u bë president, të gjithë këta festuan sepse menduan që ne nuk e heqim dot atë, por do na e heqi ai atje. Ngjarjet rodhën ndryshe. Unë nuk kam raport për të rindërtuar me ish-presidentin Trump sepse raportet me të i kam pasur shumë të mira dhe nuk kam asnjë arsye për të rindërtuar një raport me të.

edi rama gazment bardhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet