LIVE UPDATES
Politike

“Nuk është Durrësi, shih SHIK-un mos ka njeri vërdallë”, Çyrbja shpëtoi nga arresti Kreshnik Farrukun, i dënuar 3 herë për drogë në Itali e Spanjë

Gjithashtu Farroku, rezulton i dënuar nga Gjykata e Madridit me 7 vjet e 6 muaj burgim, për akuzën e krimeve kundër shëndetit dhe falsifikim dokumentesh.

8 Nëntor 2024, 15:52 Nga Elton Qyno
“Nuk është Durrësi, shih SHIK-un mos ka njeri
Jurgis Çyrbja dhe Kreshnik Farruku

TIRANA- Mes personave që ka ndihmuar deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, për të mos u kapur nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera të ligjit, është dhe një individ i quajtur Kreshnik alias Sokol, Besnik Budlla ose Farroku.

Sipas gazetarit Elton Qyno, Farruku, prej muajit Maj 2020 është shpallur në kërkim me “pullë të Kuqe” nga zyra e Interpol Tiranës,pasi Gjykata e Romës e ka dënuar atë me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e “Trafikut të narkotikëve”.

Gjithashtu Farroku, rezulton i dënuar nga Gjykata e Madridit me 7 vjet e 6 muaj burgim, për akuzën e krimeve kundër shëndetit dhe falsifikim dokumentesh.

Njëherësh Kreshnik Farroku, është deklaruar fajtor dhe dënuar me 5 vite burgim nga gjykata e Ankonës në Itali, për akuzën e pjesëmarrjes në Organizatë Kriminale.

Por të treja këto vendime deri në ditën e sotme nuk janë ekzekutuar nga autoritet Shqiptare dhe ato Italiane-Spanjolle, duke bërë që Kreshnik Farruku, të vijojë të qëndrojë i lirë në Shqipëri.

Aktualisht Kreshnik Budlla, është në process gjykimi për Konfiskimin e pasurisë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku gjyqtare e çështjes në GJKKO, është Etleva Deda.

Në komunikimet e zhvilluara mes Jurgis Çyrbjes dhe Kreshnik Farrokut, gjatë muajve nëntor 2020-shkurt 2021, konstatohet se në datën 2 dhjetor 2020, del në interes të hetimit se Çyrbja, informon bashkëbiseduesin Farruku, që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga strukturat shtetërore dhe më konkretisht nga punonjësit e Shërbimit Informativ.

"...Vetëm shih SHIK-un mos ka njeri vërdallë..."-i shkruan Çyrbja, personit në kërkim, Kreshnik Farruku.

Gjithashtu në bisedat e zhvilluara mes datës 27 dhjetor 2020 deri në 29 shkurt 2021, Kreshnik Budlla alias Farroku, i konfirmon Jurgis Çyrbja faktin se ishte pa punë, dhe person i shpallur në kërkim.

Ndërkohë që zona ishte e rrethuar me punonjës policie, ndaj ka kërkuar prej tij që të interesohej për ta konfirmuar një informacion të tillë, për këtë shkak ishte larguar dhe nga banesa ku jetonte

Ndër të tjera Kreshnik Farroku i shkruan Çyrbjas si më poshtë vijon se:

"...si thu vlla, vjen dot. Po ca të bojm, punë s’kemi, kërkim jemi... Po më thonë çunat është rrethuar zona,pyet pak, ka naj gjo se unë lëviza nga zona. Jam Peralt, ki ai me gur, ki parasysh, Ki kasteli...".

Ndërsa personi tjetër Jurgis Çyrbja i konfirmon faktin se e dinte vendin ku e kishin lënë për tu takuar duke i shkruar se: "...Po e di, një min".

Gjithashtu në 29 dhjetor 2020 Kreshnik Budlla, ka kërkuar nga Jurgis Çyrbja, që të pyeste lidhjet e tij për punonjësit e policisë që kishin rrethuar zonën ku banonte, duke i shkruar si më poshtë:

"...ik takoje pak, shif si është puna? Pse po sillen në zonë, jan civilë, katër-pesë makinë, X5 dhe dy tre makina...".

Jurgis Çyrbja e pyet Farrokun për ngjyrën e automjetit, dhe pas disa çastesh i konfirmon bashkëbiseduesit se nuk ishin punonjësit e policisë së Durrësit, duke i shkruar si më poshtë:

"...ça ngjyre është X 5 gri? Se Durrësi nuk është...".

Në komunikimet në vijim, Kreshniku i konfirmon Çyrbes faktin se punonjësit e policisë kishin marrë vëllanë e tij, por nuk dinte arsyen, dhe më pas i konfirmon se e kishin lënë të lirë vëllanë e tij pasi kërkonin për arrestim Kreshnikun.

Ky i fundit i shkruar Jurgis Çyrbjas në “Sky” duke i dërguar mesazhet: "... kanë morë vëllain e vogël, vlla. Tani, Se di pse. Pyt pak ça kan, unë këtu jam.... E kanë lënë atë burazerin, më kërkojnë mu...".

Ndër të tjerat në bisedat e zhvilluara në vijim, Kreshniku e informon të hetuarin mbi faktin e bllokimit të gjitha llogarive të tij bankare, nga SPAK, pasi ndaj tij ishte hapur një hetim pasuror për pasurinë.

Kreshniku i thotë Çyrbes se: "...vlla jan blloku gjithë llogaritë e mia...".

Sot e kësaj dite kjo çështje, për hetimin pasuror të Kreshnik Farrokut, vijon të jetë ende në proces gjykimi pranë gjykatës së posaçme.

jurgis çurbja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet