LIVE UPDATES
Politike

"Nuk e shoh si humbje atë që kam zgjedhur vetë", Nga hapat e parë në politikë tek "pengjet", rrëfehet Rama: Bilanci i jetës nuk matet me pushtet, por me atë që u jep të tjerëve

Në një intervistë në emisionin Opinion, Rama u shpreh se sot ndihet i qetë me zgjedhjet që ka bërë, duke vlerësuar se shumë gjëra nga jeta personale i ka lënë pas me vetëdije, ndërsa ajo që ka marrë në këmbim lidhet me mundësinë për të ndikuar dhe për të bërë diçka për të tjerët.

18 Dhjetor 2025, 21:34 Nga M.L
"Nuk e shoh si humbje atë që kam zgjedhur vetë", Nga
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa  reflektime personale mbi rrugëtimin e tij politik, sakrificat e bëra ndër vite dhe kufizimet që sjell roli i të qenit në krye të qeverisë, por edhe të angazhimit në politikë në përgjithësi. Në një intervistë në emisionin Opinion, Rama u shpreh se sot ndihet i qetë me zgjedhjet që ka bërë, duke vlerësuar se shumë gjëra nga jeta personale i ka lënë pas me vetëdije, ndërsa ajo që ka marrë në këmbim lidhet me mundësinë për të ndikuar dhe për të bërë diçka për të tjerët.

Sipas Ramës, kjo balancë mes asaj që ke dhënë dhe asaj që ke humbur është thelbësore për të kuptuar vlerën e jetës.

Kryeministri u ndal edhe te kujtimet nga fëmijëria, duke e përshkruar veten si një fëmijë të vështirë dhe më problematik krahasuar me vëllain e tij. Në ato momente përplasjesh me prindërit, tha se gjente mbështetje te gjyshja, këshillat e së cilës kanë mbetur për të pika orientimi edhe sot.

Një nga mësimet më të forta që ajo i kishte dhënë lidhej me përgjegjësinë personale dhe përballjen me vetveten në fund të jetës. Rama theksoi se këto reflektime i rikthehen shpesh, veçanërisht në periudha presioni, kritike apo sulmesh politike. Ato, sipas tij, shërbejnë si një mekanizëm për të ruajtur ekuilibrin dhe për të rikujtuar arsyen pse ka zgjedhur këtë rrugë.

Në përfundim, ai nënvizoi se, pavarësisht interpretimit fetar që i jepte gjyshja e tij këtyre ideve, thelbi mbetet i njëjtë: njeriu në fund përballet me veten dhe vlera e jetës matet me kujtimin dhe ndikimin që lë pas tek të tjerët.

"Nuk e perceptoj si humbje atë që kam zgjedhur lirisht. Për sa kohë besoj se ajo që kam lënë nga vetja, ose ajo që kam dhënë nga vetja, është përkthyer në shumëçka që kam mundur të bëj për të tjerët.

Gjyshja ime më ka thënë disa gjëra që sot janë si pika referimi, dhe një nga gjërat që ka marrë kuptim me kalimin e kohës ka qenë ajo që thoshte: unë nuk kam qenë një fëmijë i lehtë. Prindërit ishin kërkues, por unë isha më problematik se vëllai. Pasi zhvillohej një konflikt mes meje dhe prindërve, siç u ndodh të gjithë fëmijëve, kërkoja strehë te gjyshja.

Ajo thoshte: 'Mos u mërzit, prindërit bëjnë detyrën. Nga ana tjetër, ti do të bëhesh burrë dhe të gjithë bëjnë gabime; do të bësh gjëra për të cilat do të të vijë inat. Vetëm të lutem mos e harro: shumë njerëz do të takosh në jetë, por takimi më i rëndësishëm është ai i fundit.'

Takimi i fundit është me dikë që është një plak i vjetër, me flokë të bardha dhe me mjekër. Dhe kur të shkosh tek ai… Prindërit e kishin problem që shoqërohesha me më të mëdhenj se vetja. Ky njeri është më i rëndësishmi, sepse ai ka biletat për të shkuar në parajsë ose në ferr. Do të të pyesë se çfarë ke bërë, si e ke kaluar jetën. Asgjë nuk do të mjaftojë; do të pyesë se çfarë ke bërë për të tjerët.

Dhe kjo më vjen ndër mend në rastet kur jam i ngarkuar, ose kur vjen një moment që sasia e “baltës” bëhet e madhe. Pastaj kjo më shërben si një mënyrë për të kujtuar se çfarë kam bërë. Është një balancë.

E përkthyer ndryshe, sepse gjyshja e thoshte nga këndi i saj si katolike: ky ballafaqim është, në thelb, një ballafaqim me vetveten. Kishte edhe një shprehje tjetër: në fund të ditës, e vetmja gjë që ka rëndësi është kujtimi që lë. Kur vjen puna te kjo, aty është edhe bilanci” tha Rama./ Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet