LIVE UPDATES
Politike

“Non grata” në SHBA, Berisha: Shpresoj se do e shqyrtojë administrata e re Trump

Berisha tregoi në emisionin "Opinion”në Tv Klan, se pse u kërkoi shqiptarëve në Amerikë që të mbështesnin Donald Trump në zgjedhje.

12 Dhjetor 2024, 22:15 Nga I.A
“Non grata” në SHBA, Berisha: Shpresoj se do e shqyrtojë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se shpreson që administrata e re amerikane nën drejtimin e Donald Trump do ta shqyrtojë vendimin ndaj tij për ta shpallur “non grata”. Berisha tregoi në emisionin "Opinion”në Tv Klan, se pse u kërkoi shqiptarëve në Amerikë që të mbështesnin Donald Trump në zgjedhje.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Ju po kërkoni votën e shqiptarëve si kryeministër ndërkohë vijoni të jeni i sanksionuar nga SHBA-ja si “non grata”. A keni ju ndonjë kontakt, ndonjë informacion, ndonjë linjë komunikimi, ndonjë premtim nga administrata e re Trump që kjo gjë mund të rishikohet? Unë di që ka një tentativë për të rishikuar komplet aktin, për të gjithë personat që janë përfshirë brenda këtij akti. A keni bërë ju ndonjë përpjekje ose a keni ndonjë kontakt direkt? Ose a shpresoni se ndonjëherë mund të jetë shpresë e brendshme që administrata e re mund ta rishikojë këtë qëndrim?

Sali Berisha: Së pari, shpresoj plotësisht që administrata e re amerikane do ta shqyrtojë këtë qëndrim.

Blendi Fevziu: Ndaj jush apo në përgjithësi si qëndrim?

Sali Berisha: Unë kam veten time. Së dyti, zhvillimet e furishme të muajit të fundit ku nuk ka sot një parti të qendrës së djathtë në botë që nuk ka votuar kundër arrestimit të Sali Berishës dhe në mbështetje të Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe arrestimeve politike kundër narkoshtetit në Shqipëri, nuk ekziston. Pra, Sali Berisha ecën drejt fitores me mbështetjen ndërkombëtare më të fuqishme të të gjitha kohërave. Pra janë 3 rezoluta.

Blendi Fevziu: Po, por nuk keni asnjë ambasador t’ju takojë në Shqipëri?

Sali Berisha: Ato rezoluta janë më eprore në qëndrime se çdo individ tjetër.

Blendi Fevziu: Pse i bëtë thirrje shqiptarëve që të votonin Donald Trump në zgjedhjet në Amerikë? Jeni i vetmi, hiq Orbanin, që edhe ai nuk e bëri publike që mbajtët një qëndrim?

Sali Berisha: Nuk e kam bërë kurrë asnjëherë, nuk e kam bërë nisur vetëm nga vetja ime, por unë shihja jo marksizëm-leninizmi, por forma më ekstreme e marksizëm-leninizmit po shndërrohej në politikë zyrtare nëse fitonte Kamala Harris. Sulmi që iu bë familjes. Mijëra familje largoheshin nga Nju Jorku për në Teksas për të shpëtuar fëmijët e tyre nga prindi 1, prindi 2. U jepnin fëmijëve hormone. Komunizmi si doktrinë, është shoqëria pa shtet, e pa kufij, pra globalizmi dhe pa familje, pa të gjitha këto. Këtu në Shqipëri erdhi në parlament ligji i fermave të grave. Tani duhet të krijonin fermat që të lindnin fëmijë si në laboratorë. Ky është shkatërrim i shoqërisë njerëzore, një sulm në identitet që nuk e ka bërë asnjë ideologji deri sot. Kjo zonja del e u thotë që emigrantët ilegalë qeveria do u paguajë ndryshimin e gjinisë. Krim i shëmtuar.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet