Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si një ngjarje tronditëse dhe akt të paprecedentë në historinë e 35 viteve të demokracisë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas së rëndë në Gjykatën e Apelit. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si një ngjarje tronditëse dhe akt të paprecedentë në historinë e 35 viteve të demokracisë.
Gjithashtu Bardhi kërkoi dënim maksimal për autorin dhe porositësit e krimit dhe u bëri thirrje Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari dhe Ministres së Brendshme Albana Koçiu të japin menjëherë dorëheqjen, për shkak të dështimit në garantimin e sigurisë në gjykata.
Postimi i plotë:
Tronditëse ngjarja e rëndë kriminale në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja. Ky akt i pashoq është prej atyre që të lënë pa fjalë. Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit të gjyqtarëve dhe profesionistëve të drejtësisë, apeloj që autori i këtij akti shokues të marrë dënimin maksimal të parashikuar nga ligji.
Sot është dita për të theksuar me zë të lartë që vetëgjyqësia ndaj vendimeve gjyqësore, që ka nisur nga sulmet e hapura të Kryeministrit ndaj gjyqtarëve/prokurorëve për vendimet që nuk i pëlqejnë, nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Nxitja për vetëgjyqësi është po aq e dënueshme sa edhe vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës. Ky është rasti i parë në historinë e 35 viteve ku një gjyqtar qëllohet në krye të detyrës vetëm se guxon të jap vendim sipas bindjes së tij dhe ligjit, për pasojë sot është dita për një reflektim të thellë nga e gjithë shoqëria shqiptare.
Kjo është ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci. Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari dhe Ministri i Brendshëm Albana Koçiu që janë titullarët e institucioneve që duhet të garantojnë sigurinë në gjykata duhet të japin urgjentisht dorëheqjen, si akt përgjegjshmërie për dështimin në garantimin e sigurisë së profesionistëve të drejtësisë në vendin e tyre të punës.
Një gjyqtar/prokuror në detyrë nuk mund të cënohet për shkak të ushtrimit të detyrës. Kjo do pamundësonte ushtrimin e lirë dhe pa frikë prej tyre të detyrës së shenjtë të dhënies së drejtësisë. Të bëhemi të gjithë bashkë për të ndëshkuar maksimalisht këtë akt të rëndë që ky akt i paprecedentë të mos kthehet në normalitet./Dosja.al
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Ast...
Andis Salla TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të v...
Ilir Meta TIRANA- Ish-Presidenti i Republikës dhe njëherazi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të ankimoj&...
Belinda Balluku FIER- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku prezantoi në bashkinë e Fierit nënkryetarët e rinj të k&eum...
Foto ilustruse TIRANË - Kreut i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi tha se të dhënat e qytetarëve kanë qenë ...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të mbledhjes në kuadër të Samitit të Brdo-...
Besnik Dervishi TIRANË- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, paraqi...
Foto ilustruse TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një e-mail deputetëve në të cilën ka listuar një...
Gazment Bardhi TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një interpelance urgjente me kry...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha nuk ngurroi të sqaronte edhe njëherë shkarkimin nga detyra të Ilir Rusmali...