LIVE UPDATES
Politike

Nga Smart City te Policia Bashkiake, Koçiu: Pronat e sekuestruara do kalojnë te familjet e të rënëve në detyrë

Ministrja tha se po punohet me një paketë ligjore për reformimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe transformimin e rolit të Policisë Bashkiake.

26 Shkurt 2026, 16:03 Nga E.d
Nga Smart City te Policia Bashkiake, Koçiu: Pronat e sekuestruara do
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se qeveria po ndërmerr një sërë masash për mbrojtjen e territorit dhe goditjen e paligshmërive. Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Koçiu u shpreh se roli i perfektit do të fuqizohet. Kjo pasi, situata me përmbytjet dhe ajo e zjarreve treguan se sa rol të rëndësishëm ka perfekti.

Ministrja tha se po punohet me një paketë ligjore për reformimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe transformimin e rolit të Policisë Bashkiake. Sipas ministres, do të ketë edhe një bërthamë qëndrore që do të garantojë rekrutimet transparente, vlerësimin dhe performancën e efektivëve.

Koçiu foli edhe për projektin ‘Smart City’, për të cilin tha se 5 mijë kamera cilësore do të montohen në rrugët kryesore dhe pranë 20 shkollave, për të rritur sigurinë për qytetarët. Ajo u shpreh se gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar dhe konfiskuar 65 milionë euro, të cilat dyshohen se vijnën nga veprimtaritë kriminale.

Ndërsa shtoi se po punohet për një bazë ligjore që pronat e konfiskuara të vendosen në funksion të familjeve të efektivëve të vrarë në krye të detyrës. Në fund, ajo tha se po punohet për rishikimin e adresave dhe po vijon puna që të krijohet sa më shpejti regjistri unik.

Albana Koçiu: Mbrojtja e territorit, abuzimi me territorin nuk do të tolerohet më. Kemi punuar për një paketë ligjore, së pari Inpsektoriatin e Mbrojtjes së Territorit. Jemi duke fuqizuar rolin e prefektit, kur vjen puna te koordinimi i institucioneve në nivel vendor. Situata e përmbutjeve por edhe vera e kaluar, na treguan sesa shumë rol kyç ka prefekti. Do shtohen 2 prefektë detarë. Nuk mund të pretendohet që siguria maksimale mund të realizohet pa patur edhe përfshirjen e qytetarëve në këtë proces.

Prandaj një rol kyç ka edhe Policia Bashkiake. Pjesë e paketës është edhe Ligji për Policinë Bashkiake dhe transformimi i Policisë Bashkiake në një strukturë profesionale që do të rrisë standardet dhe që funksionon si krah mbështetës për Policinë e Shtetit. Policia Bashkiake do të vijojë të mbetet pjesë organike e bashkive, por do të ketë një bërthamë qëndrore që do të garantojë rekrutimin transparent, trajnimin e vazhdueshëm, vlerësimin, performancën dhe standarde të njëjta në të gjithë vendin. Shumë shpejtë këto ndryshime do të ndjekin rrugën e nevojshme për miratim në Kuvend. Smart City, janë 5 mijë kamera cilësore që do të montohen në rrugët kryesore, janë mbi 20 shkolla që do të monitorohen, të gjitha këto për të rritur më shumë standardin dhe sigurinë e komuniteteve tona.

Do të vazhdoja pak edhe te cikli i reformave të ligjshmërisë, i cili nuk është i plotë nëse nuk godasim zemrën e paligjshmërinë, që janë paratë dhe asetet e krimit. Një vit më parë kemi sekuestruar dhe konfiskuar një vlerë që më parë ishte e paimagjinueshme. Janë 65 milionë euro pasuri dhe asete të sekuestruara dhe konfiskuara, të cilat nga njëra anë është mirë që kemi realizuar një gjë të tillë dhe nga ana tjetër tregon sa me rëndësi është bashkëpunimi ndërinstitucional. Po punojmë për një bazë ligjore që pronat e sekuestruara ti vendosim në funksion të familjeve të të vrarëve në krye të detyrës (efektivëve të policisë). 

Po punohet për rishikimin e adresave. Po vijon puna që të krijohet sa më shpejti regjistri unik. Ndërkohë për 720 punonjës të RENEA-s, Operacionales dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, do të ketë rritje të pagave. Do e çojmë pagën maksimale në 2300 euro për gradën Kryekomisar apo drejtues./Dosja.al

albana koçiu smart city policia

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026