LIVE UPDATES
Politike

"Nga 500 faqe të dosjes, 100 të parat janë njësoj si 100 të fundit!" Argita Malltezi: Berisha, 2 muaj e 3 javë pa rishikim gjyqësor!

Argita Malltezi tha se data për ta bërë raportimin e pestë ka qënë 27 gusht dhe se sot e kësaj dite nuk e kanë bërë akoma.

12 Shtator 2024, 21:17 Nga M.B
"Nga 500 faqe të dosjes, 100 të parat janë njësoj si
Argita Malltezi

TIRANA- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi, ka reaguar sot pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar akuzën "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim", babait dhe bashkëshortit të saj. E ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Argita Malltezi denoncoi procesin gjyqësor ndaj kreut të PD-Së, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit, ku sipas saj të dy kanë 2 muaj dhe 3 javë pa rishikim gjyqësor dhe në momentin që nuk e bën prokurori ligji detyron gjykatën që ta bëjë.

Argita Malltezi tha se data për ta bërë raportimin e pestë ka qënë 27 gusht dhe se sot e kësaj dite nuk e kanë bërë akoma. Ajo shtoi se ky sistem drejtësie është aq i deformuar sa është denoncuar. Sipas saj, nga 500 faqe të dosjes, 100 faqet e para janë njësoj si 100 faqet e fundit, 200 faqe janë vendimi i arrestit dhe pjesa tjetër janë ujëra vetëm për të zgjatur fjalitë kot dhe pa asnjë lloj prove.

"Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi përveç vitit që kanë bërë në arrest shtëpie, ka një dispozitë Kodi i Procedurës Penale, që e detyron prokurorin të raportojë për ata që janë në gjendje arresti në burg apo në shtëpi. Data për ta bërë raportimin e pestë ka qënë 27 gusht, sot e kësaj dite nuk e kanë bërë akoma. Pra ata janë 2 muaj e 3 javë pa rishikim gjyqësor, ligji e përcakton që e merr gjykata eksoficio këtë kur nuk e bën prokurori por nuk e bën as gjykata këtë gjë, nuk e bën Irena Maneku, Gjoka, Spata, pavarësisht se e detyron ligji ta bëjë. Ky është një sistem aq i deformuar sa është denoncuar.

Katër vjet hetime, nuk kanë sjellë asnjë provë asnjë shkelje në këtë dosje. Ne nuk dimë aktet e këtyre 2 muajve dhe 3 javëve të fundit. Në 4 raportime nuk ka pasur asnjë fjalë për Sali Berishën dhe në fund të raportimit ishte shprehja standarde ‘për sa më lartë rezulton se nuk kanë ndryshuar kushtet për vijimin e arrestit’.

Nëse pas 1 viti kushtet për vijimin e arrestit nuk ndryshojnë dhe i ke njësoj si ditën e parë të procedimit çfarë do të thotë kjo që kushtet i ke më të forta apo më të dobëta, duhet të ishin forcuar kushtet që ai të vijonte të mbetej në arrest shtëpie. Nga 500 faqe të dosjes, 100 faqet e para janë njësoj si 100 faqet e fundit, 200 faqe janë vendimi i arrestit dhe pjesa tjetër janë ujëra vetëm për të zgjatur fjalitë kotë dhe pa asnjë lloj prove", tha Malltezi.

argita malltezi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet