30 Janar 2023, 10:46
Nga f.g
Mohammed Alabbar
DURRES- Është nënshkruar sot marrëveshja për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” . Në ceremoni ishte i pranishëm vetë investitori Mohammed Alabbar. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet e ceremonisë ku shkruan se ky do të jetë projekti më i rëndësishëm turistik. Vetë Alabbar u shpreh i emocionuar dhe tha se ishte gati të lëshonte "lot gëzimi". "Jam gati të lëshoj lot gëzimi, ju falenderoj nga zemra, ky është një projekt kaq i madh. Këta njerëz që punojnë me ne po drejtojnë një nga projektet më të mëdha në botë"-tha Alabbar.
POSTIMI I PLOTË I RAMËS:
Gati me të gjitha tanimë për projektin më të rëndësishëm turistik, investimi më i madh i huaj në historinë tonë dhe ndoshta të rajonit, i cili do të transformojë rrënjësisht Durrësin, duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendin
Nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur
#ShqipëriaEArdhmjaJonë
#TëBashkuarJoTëNdarë
#SkaKohëPërPushim.
Deklarata vjen një muaj pas miratimit me debate të projektligjit për projektin "Marina dhe Jahtet e Durrësit". Ky projekt parashikon ndërtimin e 12 mijë apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma. Projekti parashikon hapjen e 12 mijë vendeve të reja të punës dhe qeveria shqiptare ka 33.3% të pronësisë së portit. Por opozita dhe investigimet nga gazetarët dhe mediat kanë hedhur dyshime të forta për blerjen e apartamenteve nga të huajtë, faljen e tokës shtetërore për Alabbar. Nërkohë ky projekt po ngrihet me paratë e mafias të vendeve të tjera./Dosja.al
mohammed alabbar porti i durresit
Politike
30 Janar 2023, 09:52
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Për të tetën herë është shtyrë gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin ...
Politike
30 Janar 2023, 09:17
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur me anë të një video në Facebook të tregojë arsyen se përse ...
Politike
29 Janar 2023, 23:37
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në faqen e tij në Facebook një bisedë të...
Politike
29 Janar 2023, 22:45
k.m.
Pamje nga intervista
MALI I ZI- Marrëdhëniet e ngushta të kryeministrit Edi Rama me multimiliarderin amerikan George Soros dhe presidentin t...
Politike
29 Janar 2023, 20:59
k.m.
Foto ilustruese
Paralelisht me betejën elektorale në terren, politika po bëhet gati të përveshë mëngët edhe pë...
Politike
29 Janar 2023, 20:49
k.m.
Frida Krifca dhe Erion Braçe
TIRANË- Vazhdon përplasja mes deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe ministres s&e...
Politike
29 Janar 2023, 20:06
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Grupi i mbështetësve të Enkelejd Alibeajt ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve list&...
Politike
29 Janar 2023, 20:00
k.m.
Foto ilustruese
Në programin e reformave ekonomike për vitet 2023-2025, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë një vler&...
Politike
29 Janar 2023, 18:14
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bën me dije se kryeministri Edi Rama ndodhet në një ishull dhe mung...
Politike
29 Janar 2023, 15:06
a.l
Luçiano Boçi
ELBASAN- Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidati i PD-së për zgjedhjet lokale t&...