2 Nëntor 2022, 15:30
Nga F.M
Dashamir Shehi dhe Dhurata Çupi
TIRANË- Demokratët janë ende të mendimit se duhet gjetur një zgjidhje për të shkuar në zgjedhjet lokale me një kandidat të përbashkët. Në një prononcim për mediat, deputetët e aleatët dhanë mendimin e tyre një natë pasi negociatat mes PD-së zyrtare të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj, u ndërprenë.
Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi thotë se nuk ka ndërmend të bashkohet me askënd, pasi nuk e cilëson veten një ‘dele’. Deputeti Gazment Bardhi, që ishte edhe i mandatuari për bisedimet mes dy palëve, u shpreh i keqardhur. Ndërsa deputetja Dhurata Çupi këmbëngul që duhet të gjendet një zgjedhje për të dalë me një kandidat të përbashkët.
Prononcimet për mediat:
Dashamir Shehi: Ne duam një, mënyrën për ta zgjedhur ta gjejnë. Ne nuk bashkohemi me asnjë pse ça jemi ne dele, me kë do të bashkoheni thotë, me asnjë me veten tonë.
Dhurata Çupi: Të gjithë bashkë, të gjithë bashkë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Të gjithë bashkë me një kandidat. Ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë. Në vitin 2013 e mbani mend shprehjen të bëhen bashkë të gjithë qelbësirat, ndërsa unë sot bëj thirrje të bëhen bashkë të gjithë zonjat dhe zotërinjtë e këtij vendi për të shpëtuar vendin nga regjimi i Edi Ramës.
Gazment Bardhi: I keqardhur, I keqardhur, faleminderit.
Bisedimet mes dy palëve morën një kthesë një natë më parë, kur grupi i Alibeajt doli me njoftimin se në zgjedhjet lokale do të futen me kandidatët e tyre. Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Ky njoftim u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se ‘i kishin bërë llogaritë gabim’, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh ‘hijen’ e kryeministrit Edi Rama.
dhurata cupi zgjedhjet lokale 2023 gazment bardhi dashamir shehi bashki i pd
Politike
2 Nëntor 2022, 14:58
e.k
Grida Duma
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma duke folur për protesten e pedagogëve, të cilët ditën e so...
Politike
2 Nëntor 2022, 14:34
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh në anglisht. Në disa statuse në rrjetet e tij sociale, kry...
Politike
2 Nëntor 2022, 13:37
a.l
Erisa Xhixho
Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me shtyrjen e sean...
Politike
2 Nëntor 2022, 13:38
A.B
Albana Vokshi
TIRANË- 4 Dhjetori është data që Partia Demokratike ka caktuar datë përfundimtare për përmbyllen e pr...
Politike
2 Nëntor 2022, 13:26
A.B
Komisioni
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i Partisë Demokratike mbajti ditën e sotme nj&...
Politike
2 Nëntor 2022, 13:20
A.B
Albana Vokshi
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i Partisë Demokratike zhvilloi ditën e sot...
Politike
2 Nëntor 2022, 13:12
A.B
Fatbardha Kadiu
TIRANË- Anëtarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Fatbardha Kadiu ka zbardhur afa...
Politike
2 Nëntor 2022, 13:06
A.B
Eno Bozdo
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale gjatë konferencës për shtyp sot zbuloi dat&eum...
Politike
2 Nëntor 2022, 12:44
k.m.
Rama nxjerr dokumentin: Shantazh mediatik, Top Channel kërkoi 120 mln lekë nga AZHBR
2 Nëntor, 09:13
Kryeministri Ed...
Politike
2 Nëntor 2022, 12:34
A.B
Olta Xhaçka dhe ministri turk
TURQI- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka marrë falenderime nga homologu i saj turk, për mbylljen e k...