LIVE UPDATES
Politike

Mbyllja e kopshtit turk "Zubeyde Hanim"/ Xhixho: Të vihet përpara drejtësisë kushdo që ka shkaktuar këtë dhimbje

Kërkojmë që të vihet përpara drejtësisë kushdo që ka me ushtrimin e detyrës dhe ka shkaktuar këtë dhimbje dhe shqetësim për vogëlushët dhe prindërit e tyre

2 Nëntor 2022, 13:37 Nga a.l
Mbyllja e kopshtit turk "Zubeyde Hanim"/ Xhixho: Të vihet
Erisa Xhixho

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me shtyrjen e seancës për shqyrtimin e kërkesë padisë të prindërve të kopshtit “Zubeyde Hanim” për shfuqizimin e vendimit për mbylljen tij.

Xhixho shprehet se kjo është një padrejtësi që po u bëhet jo vetëm fëmijëve por edhe prindërve, ndërsa i bëri thirrje sistemit të drejtësisë për shkeljen e afatit në procesin gjyqësor që do të jetë pjesë e hetimeve. 

Deklarata e plotë e Erisa Xhixhos

Të nderuar qytetarë!
Mbyllja e kopshtit të fëmijëve Zubejde Hanim të institucionit arsimor TurgutOzal, përmes shkeljeve flagrante të legjislacionit vendas dhe atij ndërkombëtar nga kjo qeveri, edhe sot e kësaj dite vuan zvarritjet e qëllimshme të procesit gjyqësor, duke mos i dhënë përgjigje padisë së depozituar pranë Gjykatës Administrative të Rrethit Gjyqësor Tiranë nga 132 prindër dhe fëmijë.
Kur kanë kaluar më shumë se 6 javë nga mbyllja e këtij institucioni, përpjekjet e prindërve dhe fëmijëve përmes formave demokratike të reagimit, vazhdojnë të përballen me arrogancën e qeverisë dhe gjykatave shqiptare.
Protesta e fëmijëve përballë Kryeministrisë, si protesta më e jashtëzakonshme që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë, ra në vesh të shurdhër të Qeverisë shqiptare, dhe sot, kur kërkohet vetëm drejtësi nga institucionet e drejtësisë për këtë çështje me interes publik dhe ndjeshmëri të madhe, prindërit përballen me zvarritje të procesit dhe shkelje afatesh, duke e cenuar rëndë atë.
Ky është një nga rastet e rralla kur në një padi të paraqitur në gjykatat shqiptare, paditës janë jo vetëm prindër dhe qytetarë në moshë madhore, por edhe fëmijë të grupmoshës 3 deri në 6 vjeç. Kjo dosje e cila ndër të tjera argumenton të gjitha të drejtat e pamohueshme që burojnë nga legjislacioni shqiptar dhe Konventat Ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, sidomos kur bëhet fjalë për të drejtën universale të arsimit të fëmijëve, dokumenton gjithashtu dëmin psikologjik të shkaktuar tek fëmijët pas vendimit të MAS për mbylljen e kopshtit, i vërtetuar ky përmes 20 akt-ekspertizave nga psikologë të licencuar në Republikën e Shqipërisë. Përmes refuzimeve të marra nga kopshtet publike të sugjeruara nga Ministria e Arsimit, dosja dokumenton pamundësinë e prindërve për t’i sistemuar fëmijët në kopshtet e tejmbushura.
Si grua, si nënë dhe si deputete, e kam parë me shqetësim të madh traumën dhe dëmin e madh që u është dashur të kalojnë fëmijët gjatë kësaj periudhe, si edhe vështirësitë me të cilat po përballen prindërit për këtë padrejtësi që është bërë karshi tyre.
Të nderuar qytetarë,
Kujtoj këtu që bëhet fjalë për cenimin e arsimit të fëmijëve nga 3 në 6 vjeç, shumë të vegjël për tu përballur me sfida dhe sprova të kësaj natyre. Zhgënjimi me të cilin po e nisin jetën që në këtë moshë, do të lërë gjurmë të thella në të ardhmen e tyre.
Ndaj, sot kërkoj që kësaj situate t’i jepet zgjidhje e menjëhershme. Fëmijët e këtij institucioni dhe çdo fëmijë tjetër në Republikën e Shqipërisë gëzojnë të drejtën universale dhe kushtetuese të arsimimit, që as nuk i jepet nga qeveritë e kryeministrat, e as nuk mund t’u mohohet prej tyre përmes disa vendimeve që mbështeten në interesa të ngushta politike.
Asnjëri nga ne, s’mund t’i edukojë fëmijët me frymën e padrejtësisë, ndaj thirrja ime sot është për sistemin e drejtësisë që të japë sa më parë drejtësi për fëmijët dhe prindërit.
Gjithashtu i bëj thirrje Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë që shkelja e afateve në procesin gjyqësor të jetë pjesë e hetimeve nga ky institucion, pasi drejtësia së pari duhet të respektojë afatet për të garantuar një proces të shpejt, eficent, dhe me integritet për qytetaret që sot presin për një drejtësi të paanshme në vend.
Kërkojmë që të vihet përpara drejtësisë kushdo që ka abuzuar me ushtrimin e detyrës dhe ka shkaktuar këtë dhimbje dhe shqetësim për vogëlushët dhe prindërit e tyre.
Ne solidarizohemi dhe inkurajojmë prindërit për ta vazhduar këtë betejë, dhe do jemi krah tyre për të vendosur drejtësi dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në këtë vend.

Prindërit e fëmijëve të kopshtit turk ‘Zubeyde Hanim’ kanë kërkuar që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë të pezullojë dhe shfuqizojë vendimin e qeverisë për mbylljen e këtij institucion. Kjo kërkesë sipas tyre vjen për shkak të dëmit që i është shkaktuar të gjithë fëmijëve, të cilët janë të grup moshave  nga  3 deri në 6-vjeç.  Prindërit thonë se fëmijët e tyre kanë përjetuar një situatë të rënduar psikologjike. Në vendimet e qeverisë më 22 shtator, nga Këshilli i Ministrave u vendos mbyllja e kopshtit privat “Zubeyde Hanim”, Tiranë. Kopshti është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit dhe shkak thuhet se është bërë konstatimi i shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi./ Dosja.al 

erisa xhixho

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet