LIVE UPDATES
Politike

"Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi!" Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi

Ai përgëzoi të gjithë anëtarët e PD-së që ushtruan të drejtën e votës dhe votuan për kandidatin që ata vlerësojnë më shumë.

3 Mars 2025, 12:17 Nga M.B

 

"Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi!"
Sali Berisha

 

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi. Berisha tha po ashtu se në krahun e kundërshtarëve të tij politik, kandidaturat i përcakton krimi. Ai përgëzoi të gjithë anëtarët e PD-së që ushtruan të drejtën e votës dhe votuan për kandidatin që ata vlerësojnë më shumë. Berisha tha se i siguron ata dhe mbarë shqiptarët që kjo procedurë është e para e këtij lloji që zhvillohet në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Duhet të ndalem në dy ngjarje të mëdha për jetën politike të Shqipërisë. Mendoj se primaret që u zhvilluan ditën e diel në Shqipëri ishin procesi më demokratik që Shqipëria ka njohur ndonjëherë. Në këtë garë të hapur u regjistruan mbi 450 kandidatë. Në këtë garë të hapur morën pjesë qindra e qindra kandidatë. Ushtruan të drejtën e votës rreth 51 mijë anëtarë të PD-së, votimi më i madh që nga viti 2013. Dua me këtë rast të përgëzoj të gjithë ata të cilët morën pjesë në këtë proces. Të përgëzoj kandidatët për guximin dhe vendosmërinë e tyre për të marrë pjesë në garë si përfaqësues të PD në zgjedhjet e ardhshme.

Të përgëzoj të gjithë anëtarët e PD që ushtruan të drejtën e votës dhe votuan për kandidatin që ata vlerësojnë më shumë. I siguroj ata dhe mbarë shqiptarët që kjo procedurë është e para e këtij lloji që zhvillohet në Shqipëri, është më e mira, më demokratikja se çdo procedurë që mund të zhvillohej në raste të tilla. Ky votim përbën bazën më demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së për deputet. Natyrisht në këtë përzgjedhje disa kritere statusore siç janë kuotat e përcaktuara në statut dhe ligje, për gratë dhe të rinjtë, ato do respektohen sepse nuk mund të kapërcehen përcaktimet statusore.

Por mendoj se këto përmirësojnë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare në parlamentin shqiptar, përndryshe nuk ka metodë më të drejtë, më të ndershme se sa kjo për përcaktimin e kandidaturave. Imagjinoni ju se çfarë ndodh në krahun tjetër, që kandidaturat përcaktohen nga Bajrët, Troplini, Poja, Çela, Ndoka dhe eksponentë të tjerë të krimit. Përcaktohen nga valixhet me para. Përcaktohen jashtë të gjitha kritereve. Ju e patë që Çyrbja, u vendos emri i tij fill pas Edi Ramës sepse përfaqësonte bandën më të rrezikshme. Këto janë kandidaturat e qytetarëve, e vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë, anëtarë të PD-së.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet