LIVE UPDATES
Politike

"Ne do vazhdojmë betejën pa kthim për votën e lirë"/ Berisha: Opozita nuk i fiton kurrë farsat elektorale

Berisha theksoi se Partia Demokratike dhe opozita kanë paraqitur një program ekonomik të qartë dhe transformues, por nuk mund të përmbysin farsën e organizuar nga dikaturën për të mbajtur pushtetin.

21 Maj 2025, 13:41 Nga I.A

"Ne do vazhdojmë betejën pa kthim për votën e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar zgjedhjet e 11 majt, duke i cilësuar ato si një "farsë elektorale" dhe ka theksuar se opozita nuk mund të fitojë në një proces të tillë. Ai ka akuzuar qeverinë për përdorimin e shtetit dhe burimeve të tij për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, duke përfshirë shpërndarjen e parave, licencat e dyshimta për kanabis dhe kontrollin e medias. Berisha theksoi se Partia Demokratike dhe opozita kanë paraqitur një program ekonomik të qartë dhe transformues, por nuk mund të përmbysin farsën e organizuar nga dikaturën për të mbajtur pushtetin.

"Unë mund t’u them se nuk janë zgjedhje këto, kjo është farsë elektorale. Zoti Stafa, në çdo vend të botës, pothuajse në çdo vend, në 99.9 përqind të vendeve të botës, zhvillohen zgjedhje. Në vendet e lira zhvillohen zgjedhje reale, në diktatura zhvillohen farsa. Farsat nuk i fiton kurrë opozita. Ta kemi shumë të qartë. Opozita mund të ketë një shumësi problemesh, por një farsë opozita nuk e fiton kurrë. Farsa nuk fitohet, sepse në qoftë se ti shpërndan 100 euro për 48 përqind të votuesve, në qoftë se ti fal 200 milionë euro gjoba dhe interesa, që shkojnë minimumi 300 mijë votues, në qoftë se shpërndan 138 licenca për milionë bimë kanabisi në vend, ku një bimë ka produktin 1 mijë euro, dhe ju nuk arrini të llogarisni se çfarë fitimi sjellin ato, dhe të gjithë licencat janë dhënë me një skemë për vota.

Të gjitha këto në kundërshtim me ligjin dhe parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve. Në qoftë se ti organizon në 4 muaj ngjarje, evente më shumë se në 3 vitet paraardhëse të marra së bashku, 4500 evente zyrtare me nuanca elektorale për të influencuar zgjedhjet, ti bën një farsë elektorale. Në qoftë se ti kontrollon mediat e mëdha, dhe jo vetëm kontrollon mediat, por edhe censuron opozitën, politikën editoriale e jep nga zyra e kryeministrit, siç thotë raporti, atëherë ti organizon një farsë, siç më thoshte një miku im i shquar njëlloj si Mugabe 30 vite më parë në Zimbabve. Se edhe Mugabe thoshte bëj zgjedhje unë. Prandaj dhe këtu ka një moment, një kor i tërë altoparlantësh të qeverisë, bëjnë gjithçka për të mjegulluar këtë masakër apo këtë grabitje ditën për drekë. Haptas, jo fshehtas. Se aktet madhore janë me vendim qeverie. Dhe merren pastaj se të justifikojnë duke treguar se nuk kanë asnjë standard moral përveçse lakej të shpifur të narkodiktaturës.

Nuk ka dyshim që PD dhe opozita ka pasur, ka dhe do ketë probleme të vetat, siç është normale. Por nuk ka dyshime se farsën nuk e fiton dot opozita. Farsa është procesi që ndërtohet nga diktatura për të mbajtur karrigen. Një opozitë duhet të bëjë çdo gjë, por opozita bëri gjithçka, u paraqiti shqiptarëve programin më të mirë të 32 viteve. Në qoftë se pala tjetër bëri fushatë me çyrykë, më kënetë, me buf, etj, ne paraqitëm një program ekonomik që transformonte Shqipërinë. Ne morëm ekspertizën më të shkëlqyer në botë. Të gjitha këto, farsën nuk e përmbysin. Farsa është farsë, nuk është zgjedhje. Pra, faktojnë që kemi të bëjmë me një farsë. Ata që duan të bëjnë avokatinë e Tiranës, përpiqen të hedhin vallen e Ballukut, të Lubisë. Opozita do vazhdojë betejën për votën e lirë sepse ne bëmë këtë radhë që zgjedhjet u dënuan para se të zhvillohen. Kjo sepse vota vdiq para se të hidhej në kuti. Komuniteti ndërkombëtar nuk e bënte kurrë një akt të tillë. Po them organizatat partiake, janë shumë serioze. Por ata i thanë fjalët e tyre në mes të fushatës dhe 10 ditë para. Tani kjo betejë është në vazhdim dhe është betejë pa kthim," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet