14 Mars 2025, 11:28
Nga r.ll
takimi
ELBASAN- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se me ardhjen e tyre në pushtet, do të transformohet arsimi dhe shëndetësia. Berisha tha se në vitet 2006-2013, rritja e cilësisë së arsimit në Shqipëri ka qenë vertikale, ndërsa sipas tij në vitet e qeverisjes socialiste rënia ka qenë vertikale.
Më tej lideri demokrat u shpreh se qeveria demokrate veprën e parë publike që do fillojë, krahas zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, do jetë bajpasi i Elbasanit. Ai tha se nuk ka asgjë më urgjente ky bajpas, sepse i shërben qytetit dhe të gjithë zonës juglindore të vendit.
"Ne do transformojmë arsimin dhe shëndetësinë. Nuk ka gjë më të vështirë se t’i transformosh ato. Ne jemi optimistë sepse e morëm arsimin në atë gjendje që ishte dhe arritëm një rritje vertikale në PISA. Në vitet 2006-2013, rritja e cilësisë së arsimit në Shqipëri ka qenë vertikale. Kurse në vitet e qeverisjes së tyre, rënia ka qenë vertikale. Ne i vumë mësuesit në një të tretën e sipërme të rrogave në vend dhe këta e kanë zbritur mësuesin përsëri dhe mëusesi sot është më i keqpaguari në rajon.
Po kështu mjekët, po kështu shëndetësia. Shqiptarët sot paguajnë 62 përqind të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i tyre.
Ndaj dhe ne duhet t’u shpjegojmë qytetarëve zotimet tona se alfa e programit tonë është lehtësimi i dhimbjeve të tyre. Është nxjerrja e tyre nga kjo varfëri ekstreme ku është zhytur Shqipëria.
41 përqind e fëmijëve nuk ushqehen siç duhen në Shqipëri. Është rikthyer kequshqyerja e fëmijëve, ne e patëm zhdukur. Natyrisht programet lokale kanë vlerën e tyre. Qeveria veprën e parë publike që do fillojë, krahas zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, do jetë bajpasi i Elbasanit. Asgjë më urgjente nuk ka se ky bajpas. Ky bajpas i shërben qytetit, i shërben të gjithë zonës juglindore të vendit. Dhe ti i lë ata të gozhdohen gjysmë ore dhe shkon e ndërton atje ku nuk ka asnjë ngushticë në trafik.
Unë nuk jam për të mos ndërtuar autostradën Elbasan-Qafë Thanë, por përparësi absolute ka bajpasi. Fut 8-10 milionë për të ndërtuar Formula 1, po, e ndërtojmë atë, por në radhë të parë bajpasi se u kushton shumë qytetarëve. Ndaj dhe premtimet duhet të jenë konkrete dhe ato premtime që bëjmë ne, i mbajmë. Ne deklarojmë përparësi absolute këtë bajpas. Kushton, por do bëhet ky. Në radhë të parë këtu, pastaj do bëjmë investime të tjera me radhë.", tha Berisha.
sali berisha ne elbasan
Politike
14 Mars 2025, 11:14
E. D
Sali Berisha
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë vizitës në Elbasan për Ditën e Verës ka zhvill...
Politike
14 Mars 2025, 10:59
r.ll
sali berisha
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë vizitës në Elbasan për Ditën e Verës ka zhvillu...
Politike
14 Mars 2025, 10:42
r.ll
sali berisha
ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha, i cili ndodhet sot në Elbasan, i ka bërë thirrje qytetarëve të mos votojnë ...
Politike
14 Mars 2025, 10:28
r.ll
sali berisha
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një deklaratë të shkurtër për mediat gjatë vizit&...
Politike
14 Mars 2025, 10:24
N.F
Peter Sorensen
KOSOVË- I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pritet që javë...
Politike
14 Mars 2025, 10:27
r.ll
sali berisha
ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës. Berisha mbajti n...
Politike
14 Mars 2025, 07:30
r.ll
haxhia agaci
TIRANË- Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është fotografuar duke u përqafuar...
Politike
14 Mars 2025, 07:20
N.F
Foto
TIRANË- Ndër vite në legjislaturat e mëparshme parlamentare kanë qenë të shumtë ligjvënësit që ...
Politike
13 Mars 2025, 22:56
M.B
Petro Koçi
TIRANA- Deputet i PS Petro Koçi tregoi se nuk kishte hatërmbetje me partinë e tij, edhe pse u la jashtë l...
Politike
13 Mars 2025, 22:50
M.B
Artan Hoxha
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha tha sot se qeveria aktuale ka dyfishuar administratën. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka ...