LIVE UPDATES
Politike

"Në 8 shkurt të gjithë para kryeministrisë", Balliu: Qytetarët vidhen me pagesat! Inceneratori inekzistent fitime rekord për 2023, por Tirana është e mbytur në plehra

Balliu u shpreh se Integrated Energy, kompania e famshme e incinertorit-fantazmë të Erion Veliajt në Tiranë, ka bërë bilancin e vitit 2023, ku deklaron se ka fituar plot 7.4 mil euro. Sipas tij këto kuota fitimi janë rekord, jo vetëm në Shqipëri, po në çdo vend.

3 Shkurt 2025, 16:24 Nga N.F
"Në 8 shkurt të gjithë para kryeministrisë",
Balliu

TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se Tirana paguan për inceneratorin dhe sërish është e mbytur në plehra. Ai theksoi se ndërsa taksat rriten dhe ekonomitë familjare dobësohen, kompanitë e pushtetarëve dhe ato të lidhura me qeverinë dhe bashkinë pasurohen.

Balliu u shpreh se Integrated Energy, kompania e famshme e incinertorit-fantazmë të Erion Veliajt në Tiranë, ka bërë bilancin e vitit 2023, ku deklaron se ka fituar plot 7.4 mil euro. Sipas tij këto kuota fitimi janë rekord, jo vetëm në Shqipëri, po në çdo vend. Ai thekson se ky fitim marramendës prej 47 përqind që thyen logjikën e biznesit vjen jo prej aftësisë menaxheriale, por prej lehtësirave të krijuara nga qeveria dhe bashkia.

Balliu tha se Partia Demokratike e dënon sërish me forcë këtë vjedhje skandaloze që boshatis xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë bankare të narko-pushtetarëve dhe mafies së inceneratorëve. Ai shtoi se drejtësia e kapur bën sehir, ndërkohë që Tirana mbytet nga plehrat, në rrugë dhe në pushtet. Balliu tha se në mungesë të drejtësisë, është detyra e gjithsecilit të luftojë për të shpëtuar vendin nga kthetrat e mafies se inceneratorëve. Ai bëri thirrje ti bashkohen protestës së 8 shkurtit para Kryeministrisë.

Deklarata e koordinatorit të rajonit të Tiranës, Klevis Balliu:

Përshëndetje! Ndërkohë që Tirana ka humbur, sepse paguan për incineratorin që nuk e ka, dhe sërish është e mbytur në plehra; ndërkohë që taksat tuaja rriten dhe ekonomitë familjare dobësohen, kompanitë e pushtetarëve dhe ato të lidhura me qeverinë dhe bashkinë pasurohen.

Integrated Energy, kompania e famshme e incinertorit-fantazmë të Erion Veliajt në Tiranë, ka bërë bilancin e vitit 2023, ku deklaron se ka fituar plot 7.4 mil euro. Këto kuota fitimi janë rekord, jo vetëm në Shqipëri, po në çdo vend. Ky fitim marramendës prej 47 përqind që thyen logjikën e biznesit vjen jo prej aftësisë menaxheriale, por prej lehtësirave të krijuara nga qeveria dhe bashkia.

Vërteton atë që ne themi prej kohësh, se incineratori është skemë e Ramës dhe Veliajt, jo për të pastruar Tiranën, por për të pasuruar veten dhe shoqninë. Si rrjedhojë e koncensionit të Ramës, bashkitë e vendit janë futur në kolaps pasi me mbylljen e pikës së depozitimit të Porto Romanos, mbetjet për një seri bashkish depozitohen në Sharrë, te landfilli ku duhej të ishte incineratori i Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Sipas kontratës të Rama-Veliajt me mafien e inceneratorëre, kosto për depozitim, në incineratorin që nuk ekziston, është 29.05 euro për ton. Për këtë Bashkia Durrës paguan plot 2 milion euro në vit. Ndërkohë që ju paguani çdo ditë e çdo muaj taksa të mbetjeve dhe incenerimit, Tirana dhe Shqipëria është e mbytur nga plehrat.

Situata e rënduar e mjedisit, si rrjedhojë e mbetjeve të patrajtuara në Shqipëri u trajtua edhe nga Zëri i Amerikës. Por nuk duhet asnjë media, sado prestigjioze, për të vërtetuar atë që kapin çdo ditë kamerat e syve tuaj: koshat e stërmbushur e të derdhur në çdo rrugë e lagje të Tiranës.

Partia Demokratike e dënon sërish me forcë këtë vjedhje skandaloze që boshatis xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë bankare të narko-pushtetarëve dhe mafies së inceneratorëve. Drejtësia e kapur bën sehir, ndërkohë që Tirana mbytet nga plehrat, në rrugë dhe në pushtet. Në mungesë të drejtësisë, është detyra e gjithsecilit të luftojmë të bashkuar për të shpëtuar vendin nga kthetrat e mafies se inceneratorëve.

Në datën 8 shkurt, ora 17:00, te Kryeministria mblidhen të gjithë ata që nuk e pranojnë as tragjedinë e Onkologjikut, as mashtrimin me incineratorët dhe as verën kryeministrore prej 33 mijë eurosh.

klevis balliu pd inceneratori

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale