LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimi i ditës së seancave plenare/ "AS": Skandal në Shqipëri, Euro 2024 paralizon politikisht vendin

Ndryshimi i ditës së seancave u bë për shkak të kampionatit europian të futbollit ku pjesmarrëse është edhe kombëtarja shqiptare dhe shumë deputetë do të nisen drejt Gjermanisë për të ndjekur Shqipërinë në stadium.

12 Qershor 2024, 21:32 Nga r.l
Ndryshimi i ditës së seancave plenare/ "AS": Skandal në
kuvendi, kombetarja

TIRANË- Ndryshe nga javët e tjera seanca plenare u zhvillua ditën e sotme dhe jo të enjten siç zhvillohet zakonisht. Kjo për shkak të kampionatit europian të futbollit ku pjesmarrëse është edhe kombëtarja shqiptare dhe shumë deputetë do të nisen drejt Gjermanisë për të ndjekur Shqipërinë në stadium.

Disa prej tyre do të udhëtojnë me makinë, pasi do të ndjekin Shqipërinë në tre ndeshjet në fazën e grupeve, përveç ndeshjes hapëse me Italinë, edhe ato me Spanjën dhe Kroacinë. Për këtë arsye edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në parlament.

Ky ndryshim ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja, ku e përditshmja spanjolle sportive “AS” i ka kushtuar një artikull kësaj situate të krijuar së fundmi, me titull: "Skandal në Shqipëri: Europiani paralizon politikisht vendin”.

Artikulli i plotë: 

Jo më pak se 50,000 shqiptarë, shumica me banim në Gjermani, por edhe disa mijëra të zhvendosur, pritet të ndjekin ndeshjen debutuese të kombëtares së tyre kundër Italisë në Westfalenstadion të Dortmundit. Shqipëria rikthehet në një kampionat madhor pas paraqitjes së parë të këtij lloji, në Francë 2016 dhe ky Euro 2024 e paralizon Shqipërinë: edhe politikisht.

Kuvendi i Shqipërisë, ka ndryshuar rrënjësisht planet e tij për shkak të futbollit. Sipas shtypit vendas, një pjesë e mirë e 140 deputetëve që përbëjnë parlamentin do të udhëtojnë drejt trojeve gjermane dhe për këtë arsye seanca plenare e kësaj jave nuk do të zhvillohet të enjten, siç ndodh zakonisht, por këtë të mërkurë. Shumë prej tyre udhëtojnë me makinë dhe kanë nevojë për më shumë se një ditë për të udhëtuar.

Shumica e përfaqësuesve politikë do ta ndjekin ndeshjen në tribunat e stadiumit të Dortmundit. Dhe jo vetëm kaq. Në parim, të njëjtët deputetë do të qëndrojnë edhe për dy duelet e tjera të grupit, kundër Kroacisë në Hamburg më 19 dhe kundër Spanjës në Dusseldorf, më 24. Për këtë arsye javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në Kuvend dhe kjo ka shkaktuar një skandal të vërtetë mes disa anëtarëve të opozitës në pushtet.

Kreu i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkoi mazhorancës së kryesuar nga kryeministri Edi Rama sqarime për këtë “shkelje të rregullores”. “Është e mërkurë dhe ju keni vendosur ta trajtoni Kuvendin si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtuesit të seancës, do të duhet t'u sqaroni qytetarëve se përse ka ardhur një arsye fyese pse seanca është zhvendosur nga e enjtja në të mërkurë. Ju keni detyrimin, sepse keni marrë një vendim të njëanshëm pa u konsultuar me opozitën. Nëse kjo është arsyeja (udhëtimi për në Eurokupë) , është një veprim i turpshëm dhe ne distancohemi nga ajo arsye banale”.

euro 2024 kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet