LIVE UPDATES
Politike

“Na bëtë tabelë qitje”/ Aleatët kritika Berishës: Militantët e partisë suaj na shohin si pa peshë e kosto. Ju merrni financime, ne jo

Kryetar i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se militantët e Partisë Demokratike i shohin aleatët si pa peshë dhe kosto.

5 Dhjetor 2025, 13:39 Nga I.A
“Na bëtë tabelë qitje”/ Aleatët kritika
Takimi

TIRANË- Aleatët e Partisë Demokratike kanë shprehur sot kritikat dhe ankesat e tyre ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Kryetar i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se militantët e Partisë Demokratike i shohin aleatët si pa peshë dhe kosto. Në fjalën e tij, Ndoka tha se aleatët janë kthyer në tabelë qitje, por theksoi se në fakt janë vetëm një vlerë për PD.

"Nuk ka asnjë lloj problemi nëse na thuhet që jemi për këtë model, ne shohim veten tonë se ku jemi, por jo gjithmonë në minutat e fundit pa pasur informacion vihemi përballë një realiteti që na ka penguar nga zgjedhja në zgjedhje. Për fatin e keq, këtë e kam si vërejtje, krijohet një frymë tek militantët e partisë tuaj sikur aleatët janë një peshë, kosto, jo, këtë e dini dhe ju, dhe nuk ua thoni.

Na bëni tabelë qitje, aleatët janë vota për ju, vlerë e pluralizimit dhe marrim shumë më pak sa i takon peshës tonë elektorale. Që në vitin 2018, ne nuk testohemi, futemi në koalicion dhe na numëroni ato vota që mbesin të shkruara në letër dhe jo ato mijëra në Tiranë që i merrni ju përmes koalicionit se s’kemi kandidatë. Është një hile e qëllimshme dhe unë e dëgjoj kohët e fundit, edhe në takimet e foltores, ku shigjetohen aleatët se ne jemi e keqja.

Jo, ne jemi një vlerë. Vetëm LSI ka pasur 100 mijë vota, kuptohet goditjet që i erdhën në të dyja krahët, kishte Ramën përballë dhe Bashën nga ana tjetër. Dhe PDK, kemi pasur 58 mijë vota, 6 mandate. Çdo parti kontribuon, militantëve tregojuni të vërtetën, se të paktën unë ndihem mirë se nuk jam as në Parlament, ato votat tona i keni marrë dhe sot u dal zot edhe atyre që janë në Parlament, që me votat e tyre jo me të PD, ju përfitoni shumë më tepër vota. Ne duam një koalicion të kemi siglën tonë, kandidatët tanë dhe t’ju mbështesim edhe ju," tha Ndoka.

Ndërsa kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi akuzoi Berishën se pas humbjes, aleatëve nuk u hapi as telefonin. Më tej, Alimadhi theksoi se partitë e mëdha marrin financime ndërsa partitë e vogla nuk kanë një të drejtë.

"Na lejoni ta shtrimë pak më shumë takimin sepse dihet nga problematikat që ne kemi, na bie rrallë rasti se para zgjedhjeve ju na ftoni dhe më pas nuk na pyesni ose e mbyllni telefonin dhe s’doni t’ia dini për ne. Është e çuditshme. Kam një bashkëpunim për 20 vjet dhe se kam gjetur një respekt të tillë. E them me keqardhje. Pa një bashkëpunim që personalisht e kam ngritur në çdo takim opozitar, bashkëpunimi në nivel lokal me kryetarët tanë të opozitës asnjëherë nuk është realizuar. Ju mendoni dhe flisni për Ramën, ai ka kapur sistemin dhe fati jonë jo i mirë prodhon këto mandate. Tani te sistemi është shumë problem kjo. Unë personalisht, e mora mandatin dhe kam qenë i vetmi deputet me kohë të pjesshme dhe e kam kundërshtuar. Mos thoni ju se nuk bashkëpunoni. Nuk është e mirë të na e vini ne, se edhe ata ishin kandidatë ku të zgjedhur vendosën nga lista e PD.

Pra kam qenë i vetmi që kam kundërshtuar dhe nuk kam votuazr thuajse asnjë ligj dhe kam qenë opozitari i vetëm. Financime merrni, komisionerët i keni të gjitha i keni, po ne të shkretët çdo të bëjmë. Duhet tu ofrojmë votuesve një alternativë që të mos preke buxheti i shtetit. A është e drejtë, unë marr 5-6 mijë vota. I kam votues, si të mos financohem. Është e padrejtë. Jua thashë edhe kur isha anëtar i Komisionit të Reformës, edhe unë jam taksapagues i këtij vendi. Koha televizive, është sëeish sipas partive parlamentare. Ne jemi bërë gangrenë në të gjithë botën, rezultati del pas 7 ditësh. Shtoni grupet e numërimit që të dalë rezultati sa më parë. Ju thashë që nuk është përgatitur infrastruktura për votuesit nga jashtë por nuk më dëgjuat,” tha Alimadhi./Dosja.al

sali berisha nard ndoka adriatik alimadhi

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht