LIVE UPDATES
Politike

"Ata u thanë shqiptarëve të vërtetën"/ Berisha: Ne do u qëndrojmë luajalë rekomandimeve të vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet

Lideri i opozitës tha ndër të tjera se Edi Rama përfitues kryesor i karteleve famëzeza shqiptare të drogës, për të fituar mandatin e katërt, ndërmori të njëjtat masa, madje në disa aspekte edhe më të egra se Maduro i Venezuelës.

5 Dhjetor 2025, 12:01 Nga E. D
"Ata u thanë shqiptarëve të vërtetën"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do tu qëndrojë luajalë rekomandimeve të vëzhguesve ndërkombëtarë për procesin zgjedhor. Kryedemokrati nënvizoi se raportet e tyre thanë të vërtetën shqiptarëve dhe nuk u ndikuan nga presionet e qeverisë. Lideri i opozitës tha ndër të tjera se Edi Rama përfitues kryesor i karteleve famëzeza shqiptare të drogës, për të fituar mandatin e katërt, ndërmori të njëjtat masa, madje në disa aspekte edhe më të egra se Maduro i Venezuelës.

"Dhe Edi Rama përfitues kryesor i karteleve famëzeza shqiptare të drogës, për të fituar mandatin e katërt, ndërmori të njëjtat masa, madje në disa aspekte edhe më të egra se Maduro i Venezuelës. Arrestoi në vit elektoral liderët e opozitës, të partive kryesore opozitare dhe i vuri në ndjekje penale. Me paratë e veta apo të drogës, organizoi 4553 aktivitete në 4 muajt e ndaluar me ligj për aktivitetet, që të mos ndikohet tek votuesit.
Dhuroi çdo pensionisti 100 euro. Fali gjoba dhe kamata për 10 vite. A e morët vesh miq sa ishin ato?
Gjatë gjithë kësaj kohe them se janë 200 milionë, por tani që janë bërë llogaritë, kanë rezultuar 8 herë më shumë, kanë rezultuar 1 miliard e 700 milionë euro, nga të cilat vetëm ato të biznesit kanë përfituar 210 mijë familje.

Dhe këtë e shpalli dy ditë para zgjedhjeve, ndërsa në ato 4500 aktivitete, ditën e zgjedhjeve dha 7 milionë euro për Giro D’Italia për të mriësuar fytyrën e urryer të narkodiktatorit. Për t’i bërë makijazh. Shndërroi administratën në polici politike të votës. Shpërndau licenca droge, legalizime, leje, që të gjitha. Pse po ndalem në këtë moment? Po ndalem në këtë moment sepse unë e kuptoj se shumë nga ju këtu, por edhe ata që na shohin, duke ditur të gjitha këto, mund të shtrojnë pyetjen, po këta pse mblidhen për reformën zgjedhore. Sepse njerëzit e kanë të qartë se zgjedhjet nuk i fitoi nga ligji Edi Rama. Zgjedhjet Edi Rama i fitoi nga droga, nga kartelet e drogës dhe krimit, i përdori duke përdorur të gjitha resurset e shtetit njëlloj si në partinë shtet.

I fitoi duke frikësuar dhe trembur zgjedhësit. Ju keni dëgjuar se ky raporti i OSBE/ODIHR, i cili në fakt i shpall zgjedhjet si zgjedhje të partisë shtet, dhe ka një vërtetësi të padiskutueshme, për të ndryshuar këtë raport u bënë përpjekjet më të jashtëzakonshme. Edi Rama thirri në zyrë dhe kërcënoi si bandit diplomatin që kryesonte ekipin e vëzhguesve. Igli Hasani thirri në zyrë kreun tjetër të vëzhguesit bashkë me vëzhguesit dhe u tha, ku i keni këto të dhëna, ku i argumentoni këto, ku i bazoni këto që keni shkruar. Po ju njoh me këto se gjer në ç’shkallë këta narkoqeveritarë janë të gatshëm të kërcënojnë edhe faktorin ndërkombëtar.

Natyrisht kërcënimet e tyre, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme që bënë, u shumëzuan me zero. Ai zotëri nderoi institucionin që përfaqësonte, nderoi veten e tij, një zyrtar i ndërgjegjshëm dhe i dobishëm me të gjitha funksionet që ka kryer, raporti doli ky që është, të cilin përsëri propaganda përpiqet ta sfumojë. Përpiqet ta injorojë. Por ai është i pamohueshëm. Duke thënë këto, atëherë pse jemi mbledhur ne? Ne nuk jemi mbledhur se rezultatin e zgjedhjeve e diktoi kodin elektoral.

Rezultatin e diktoi droga, krimi, e diktoi partia shtet. Por përsëri, këto institucione, të cilat janë institucionet e besimit të mirë në vëzhgimin e zgjedhjeve, në të gjitha vëzhgimet nga viti 2019 gjer sot, kanë dhënë një seri rekomandimesh për përmirësimin e kuadrit ligjor të zgjedhjeve. Atëherë ne jemi këtu pikërisht për ato rekomandime, për t’u qëndruar luajalë, sepse ata qëndruan të vërtetë, nuk u ndikuan, u thanë shqiptarëve të vërtetën. Ne i konsiderojmë rekomandimet e tyre të dobishme për procesin zgjedhor," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë