LIVE UPDATES
Politike

“Mos u merr me fushatë se do kesh pasoja”/ Komisioneri demokrat tregon si u kërcënua: Arben Prenga më rrahu me grushte, më qëlloi në brinjë e më kapi nga xhaketa! (Kallëzimi)

Ai thotë se në dy orët e fundit të numërimit të votave, KZAZ-ja është mbushur me zyrtarë të Kurbinit dhe se janë dhunuar edhe persona të tjerë. Ai përmend Lekë Mollën, Gjergj Gegën, të dy komisionerë të PD-së, të cilët sipas tij janë goditur dhe skenën e ka parë edhe vetë kryebashkiakja Majlinda Cara.

17 Maj 2023, 19:02 Nga F.M
“Mos u merr me fushatë se do kesh pasoja”/ Komisioneri demokrat
Armand Prenga

KURBIN- Zbardhen detaje të reja nga sherri mes komisionerëve në Kurbin që solli atentatin ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga ditën e sotme. Gazetarja Klodiana Lala shkruan se për dhunimin e komisionerëve të Partisë Demokratike, mes tyre dhe Islam Ismajlit, babait të të riut që qëlloi me armë në drejtim të mjetit të Prengës, ka pasur dhe një kallëzim në polici. Ka qenë vetë Ismaili që u është drejtuar bluve në Kurbin dhe ka treguar se dy persona me kapele e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar të mos merret me fushatë.

“Rreth orës 16:00 të datë 05.05.2023 dy persona te panjohur me pak mjekër dhe me kapele në kokë me përshëndetën para bar-kafe “Dublini” në Laç dhe mu drejtuan me fjalët” A ka mundësi një minutë?“ Unë i pyeta “çfarë problema ka?” dhe ata u përgjigjën me fjalët “Mos u merr me fushatë se mund të kesh pasoje“ dhe në këtë moment u larguan pa më thënë gjë tjetër,”- ka deklaruar Ismajli.

Në kallëzimin e plotë tregon dhe në mënyrë kronologjike ngjarja. Islam Ismajli, i cili është edhe avokat është përplasur me Arben Prengën, vëllain e ish-deputetit Armando Prenga. Incidenti ka ndodhur gjatë numërimit të votave. Ai thotë se në dy orët e fundit të numërimit të votave, KZAZ-ja është mbushur me zyrtarë të Kurbinit dhe se janë dhunuar edhe persona të tjerë. Ai përmend Lekë Mollën, Gjergj Gegën, të dy komisionerë të PD-së, të cilët sipas tij janë goditur dhe skenën e ka parë edhe vetë kryebashkiakja Majlinda Cara.

Islam Ismajli thotë gjithashtu se ka konstatuase se në çdo kuti kishte nga 1 deri 3 fletë më shumë se numri i votuesve që kanë marrë pjesë në votim në referencë me numrin e zgjedhësve në listën zgjedhore. Por në momentin që e ka denoncuar publikisht këtë gjë përballë komisionit, i është afruar Armando Prenga e një tjetër persona dhe kanë nisur ta godasin me grushte. Ai shton se Prenga është edhe i afërm i kryebashkiakes Cara.

Denoncimi i Islam Ismajlit:

Gjithashtu un konstatova se në oborrin e qendrave të votimit dhe në afërsi të rrugëve të qendrave të votimit kishte zyrtare të Bashkisë Kurbin dhe Njësive Administrative. Në raport me këtë pashë unë njoftova KZAZ-në Nr.15 në Lac Kurbin dhe u reduktua numri i të pranishmëve në këto qendra menjëherë. Rreth dy orë para mbylljes së votimit pati përsëri dyndje të zyrtarëve të Bashkisë Kurbin. Rreth pak nga mesdita u njoftova se ka ndodhur një incident i rëndë te Kopshti nr.1 lagja nr.2 në qytetin e Laçit. Me sa më kanë thënë personat të cilët ishin prezent aty ka shkuar vetë kandidatja, kryetarja në detyrë e Bashkisë Kurbin shtetasja Majlinda Cara e shoqëruar nga 7-8 zyrtarë dhe një mbështetës i saj në ambientet jashtme të kopshtit, në rrugën përballë ka goditur me grushte shtetasin Lekë Molla.

Gjithashtu në ambientet e brendshme të kopshtit është shtyrë dhe përplasur në tokë komisioneri Gjergj Gega. Është pezulluar funksionimi i qendrës së votimit te Kopshti Nr.1 përreth 40 minuta dhe Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë masë për këtë ngjarje. Pasi personi i cili ka goditur komisionerin në ambientet e brendshme te kopshtit gjendet akoma i lirë. Rreth orës 23:30 të datës 14.05.2023 jam paraqitur në ambjentet e KZAZ-së Nr.15 në qytetin e Laçit në palestrën e gjimnazit Gjin Pjetri dhe kam marrë pjesë si vëzhgues në tavolinën e grupit të numërimit, me numrin 4 dhe kam vazhduar pranë këtij grupi numërimin e katër kutive të votimit të zonës së Bashkisë Laç dhe gjatë numërimit konstatova se në çdo kuti kishte nga 1 deri 3 fletë më shumë se numri i votuesve që kanë marrë pjesë në votim në referencë me numrin e zgjedhësve në listën zgjedhore.

Këtë problem unë kam bërë prezent dhe kërkova nga komisionerët e numërimit që të bëhej shënimi sipas ligjit në procesverbalet përkatëse dhe në tabelën përfundimtare te këtyre kutive. Vetëm në një rast në kutin e dytë që un kam qenë vëzhgues u shënua ky fakt për një votë ndërsa për te tjerat është bërë një rakordim midis komisionerëve. Jam larguar nga KZAZ-ja në orën 03:00 të mëngjesit të datës 15.05.2023 pasi isha i lodhur dhe jam zëvendësuar nga një vëzhgues tjetër dhe jam paraqitur përsëri rreth orës 10:30 të datës 15.05.2023 në KZAZ-në Nr.15 në qytetin e Laçit ku ka numërimi i një kutie të re dhe nga numërimi rezultoi se nuk rakordoi numri i pjesëmarrësve në zgjedhje me numrin e fletëve të numëruara pasi rezultonin dy fletë më tepër.

Në këtë moment un ngrita gishtin dhe kërkova që komisioni zonal ta verifikonte këtë pretendim që un kisha dhe komisioni ishte i ngarkuar me punë të tjera pasi nuk po më kushtonte vëmendje. Në këtë moment komisioni i numërimit filloi të fuste letrat nëpër zarfe dhe un u kam thashë që mos ti fusin këto letra pasi duhet verifikohej nga Komisioni Zonal dhe në këtë moment me thotë vëzhguesi i partisë socialiste se dy fletët tepër ia kemi kaluar kandidatit shtetasit Behar Haxhia për të cilin un vëzhgoja. Në fakt komisionerët nuk i mbyllën zarfet dhe un po qëndroja në këmbë duke pritur reagimin e komisionit dhe në këtë moment më afruar një person i cili me sa kam u dijeni i është vëllai i shtetasit Armando Prenga i cili quhet Arben Prenga dhe më ka gjuajtur me grushte në pjesën e veshit në anën e djathtë dhe në këtë kohë më ka goditur në pjesën e brinjëve në anën e djathë të trupit tim si dhe më ka tërhequr nga xhaketa edhe vëzhguesi i partisë socialiste të cilit nuk ja di emrin që ishte i ulur në krahun tim të djathtë. Un u përpoqa që ti zmbraps sulmet e tyre dhe në këtë moment ndërhyn shumë persona ku pjesa me madhe ndërhyn për të ndarë konfliktin. Me sa mbaj mend më ka goditur edhe një person tjetër të cilin nuk e kam mundur ta fiksoj.

Me sa kam dijeni shtetasi Arben Prenga dhe personi të cilin nuk e fiksova janë pjesëtarë me lidhje gjaku të fisit të kandidates, shtetases Majlinda Cara. E gjithë kjo situatë është e filmuar nga kamerat e ambienteve të brendshme të KAZAZ-së Nr. 15 në qytetin e Laçit. Pas kësaj situate njerëzit na kërkuan që të dilnim jashtë KZAZ-së dhe në këtë moment në largimin e personave që më sulmuan ka ndërhyrë policia e Shtetit në mënyre shembullore për këtë çast dhe ndërkohë komisioni dha urdhër që të largoheshin të gjithë personat, vëzhgues dhe gazetarë jashtë ambienteve të KZAZ-së. Në fillim dolën personat që më sulmuan ndërsa punonjësit policisë më kanë thënë që të qëndroja në një cep që ata të zbatonin urdhrin për të nxjerrë personat e tjerë nga KZAZ-ja.

Unë në këtë kohë iu drejtova komisionit zonal zgjedhor që të bënte njoftim dhe kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe u drejtova punonjësve të Policisë se cili person do të më shoqëronte mua pasi personat që më sulmuar ndodheshin në oborrin e KZAZ-së dhe pse ata i lanë që të largoheshin këta perona e nuk i kanë shoqëruan në Komisariat. Dua të sqaroj se nga ana e Policisë nuk është bërë ndalimi i këtyre personave ku veprimet e tyre janë të regjistruar në kamerat e KZAZ-së Nr.15.Un prita disa orë që Policia të kryente veprimet hetimore dhe më pas u paraqita vet në Komisariatin e Policisë Kurbin për të bërë kallëzim.

armando prenga zgjedhjet lokale 14 maj 2023 behar haxhiu majlinda cara arben prenga islam ismajli fatbardh ismajli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet