LIVE UPDATES
Politike

Takimi i Ramës në Athinë/ Mitsotakis: Marrëdhënia me Shqipërinë është komplekse! Jemi fqinjë të dënuar të jetojmë bashkë

Sa i takon Fredi Belerit, Mitsotakis thotë se mënyra se si çështja e tij u trajtua nga Shqipëria, është e papranueshme.

29 Maj 2024, 16:43 Nga N.F
Takimi i Ramës në Athinë/ Mitsotakis: Marrëdhënia me
kyriakos mitsotakis dhe edi rama

GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka zhvilluar një intervistë për emisionin “Morning Zone”. Gjatë intervistës Mitsotakis foli në lidhje me fjalimin që kryeministri Edi Rama mbajti disa ditë më parë në Athinë në takimin që zhvilloi me shqiptarët e diasporës që jetojnë dhe punojnë atje.

Mitsotakis gjatë fjalës së tij u shpreh se marrëdhënia e Greqisë me Shqipërinë është komplekse. Sipas tij, Greqia dhe Shqipëria janë dy shtete fqinje, “të dënuar” të jetojnë bashkë. Sa i takon Fredi Belerit, Mitsotakis thotë se mënyra se si çështja e tij u trajtua nga Shqipëria, është e papranueshme.

Pjesë nga intervista: 

Anna Livathynou: Po dëgjojmë sa i zhgënjyer është kryeministri shqiptar Edi Rama, që së fundmi pretendon se shqiptarëve që jetojnë në Greqi ju është kërkuar nën presion ndryshimi i emrit. A do të vijojë bllokimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian?

Kyriakos Mitsotakis: Marrëdhënia jonë me Shqipërinë fqinje është tashmë komplekse. Më duhet të them se mënyra se si Shqipëria e trajtoi kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës ishte krejtësisht e papranueshme. Ai tani është kandidati ynë për eurodeputet. Ne kemi në fletëvotime dy kandidatë nga minoriteti etnik grek i Shqipërisë.

Minuta e 28:15, përgjigjia e Mitsotakis-it për marrëdhëniet mes dy vendeve

Përtej kësaj, mund të them që ne kemi qindra mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë. Fëmijët e tyre janë shtetas grekë, jemi bashkuar besoj, do të thoja në mënyrë harmonike në shoqërinë greke, shkojnë në shkollë, studiojnë. Mendoj se çdo gjë që helmon marrëdhëniet mes dy popujve nuk është e mirë për të dy popujt tanë. Jemi fqinjë, jemi “të dënuar” të jetojmë bashkë.

Përtej kësaj, Shqipëria duhet të dijë, dhe e njëjta gjë vlen jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut se ka rregulla në lidhje me rrugën e saj evropiane. Respekti për shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe minoritetet është një bërthamë qendrore e asaj që ne e quajmë acquis evropiane, të cilën Shqipëria duhet ta respektojë.

Anna Livathynou: Pra, në një lirim të mundshëm të Fredi Belerit, a mendoni se kjo do t’i ndihmonte sadopak marrëdhëniet Greqi-Shqipëri, për të zbutur gjithë këtë tension?

Kyriakos Mitsotakis: Besoj se… Le të shohim fillimisht se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet evropiane. Ka mundësi që këtë çështje ta zgjidhin vetë qytetarët grekë me zgjedhjen që do të bëjnë për eurodeputetet në Parlamentin e ardhshëm Europian.

mitsotakis rama shqiperia greqia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet