LIVE UPDATES
Politike

Miratimi i Buxhetit nen për nen, Bardhi: Ka prioritet financimin e aferave korruptive! Ja 34 propozimet e PD-së

Në postimin e tij Bardhi shkruan se buxheti i shtetit është dokumenti më domethënës për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten dhe një grusht njerëzish, apo punon për mirëqenien e gjithë qytetarëve. Sipas tij ssi çdo vit në këto 12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës, Buxheti i Shtetit ka prioritet financimin e aferave korruptive dhe nuk ka prioritet hallet, shqetësimet apo garantimin e mirëqenies së qytetarëve.

1 Dhjetor 2024, 18:24 Nga N.F
Miratimi i Buxhetit nen për nen, Bardhi: Ka prioritet financimin e aferave
Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar së fundmi një reagim në llogarinë e tij në "Facebook". Ky reagim ka ardhur në lidhje me miratimin e buxhetit nen për nden ndërsa ka publikuar edhe 34 propozime të PD-së që buxheti të jetë i qytetarëve dhe që të sigurojë mirëqenien minimale të tyre. 

Në postimin e tij Bardhi shkruan se buxheti i shtetit është dokumenti më domethënës për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten dhe një grusht njerëzish, apo punon për mirëqenien e gjithë qytetarëve. Sipas tij ssi çdo vit në këto 12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës, Buxheti i Shtetit ka prioritet financimin e aferave korruptive dhe nuk ka prioritet hallet, shqetësimet apo garantimin e mirëqenies së qytetarëve.

Më tej ai shtoi se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 32 amendamente ndërsa theksoi se miratimi i tyre do të ishte shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve dhe interesit publik. Bardhi shtoi se vota pro tyre është votë pro qytetarëve ndërsa vota kundër tyre është voto për mirëqenien e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, dhe votë kundër mirëqenies së qytetarëve.

REAGIMI I PLOTË I GAZMENT BARDHIT:

Buxheti i Shtetit është dokumenti më domethënës për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten dhe një grusht njerëzish, apo punon për mirëqenien e gjithë qytetarëve. Për fat të keq, si çdo vit në këto 12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës, Buxheti i Shtetit ka prioritet financimin e aferave korruptive dhe nuk ka prioritet hallet, shqetësimet apo garantimin e mirëqenies së qytetarëve.

Me qëllim që Buxheti i Shtetit 2025 të mos jetë Buxheti i mirëqenies së Edi Ramës dhe një grushti njetëzish pranë tij, por të jetë Buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 32 amendamente, si më poshtë:

1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë - SALI BERISHA
2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve - SALI BERISHA
3. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20 mije leke) - FLAMUR NOKA
4. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) - GAZMENT BARDHI
5. Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët - GAZMENT BARDHI
6. Rritja e fondeve për ish- pronarët - OERD BYLYKBASHI
7. Tre-fishimi i fondeve per ish te perndjekurit (nga 1.2 miliarde leke ne 4.2 miliarde leke). - GRETA BARDELI
8. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% cdo vit). - EDMOND SPAHO
9. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise (rritje graduale me 1% cdo vit). - TRITAN SHEHU
10. Pezullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (pervec dializes). - ALBANA VOKSHI
11. Shtimim e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale - ALBANA VOKSHI
12. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC - ALBANA VOKSHI
13. Rritja me 10% e pagave te gjithe administrates publike (pervec pagave te drejtuesve te larte). - SORINA KOTI
14. Rritja me 20% te pagave ne shendetesi. - SORINA KOTI
15. Rritja me 20% te pagave te mesuesve dhe pedagogeve. - INA ZHUPA
16. Kerkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliarde leke. - INA ZHUPA
17. Rritja e fondeve te ilaceve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkol, jo me pak se 15 mln euro shtese). - ZHENI GJERGJI
18. Rritja me 50% te fondeve per barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese). - ZHENI GJERGJI
19. Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliarde leke). - XHELAL MZIU
20. Pakete mbeshtetese financiare per prodhuesit vendas 5 miliarde leke (kompensim nga shfuqizimi i euros). - JORIDA TABAKU
21. 120 mln euro subvencione per fermeret, blegtoret dhe agroindustrine. - BLEDION NALLBATI
22. Pergjysmimi i shp.operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shp jetike, sigurise dhe vendimet gjyqesore te formes se prere). - EMILIA KOLIQI
23. Trefishimi i fondeve per mirembajtjen e rrugeve. - FLAMUR HOXHA
24. Pagesë për paruket dhe materialete tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmudje të kancerit - NJË GRUP ZONJASH DEPUTETE TË PD
25. Shtesë 3 miliard leke per te perballuar efektet financiare te pensionit te minatorëve - TRITAN SHEHU
26. Pezullimin e pagesave për të gjitha PPP dhe koncesionit, dhe fondet të shkojnë për ndërtim shkolle, hapjen e nyjeve lidhese me autostradën Thumanë-Kashar, për programe mbështetëse për të rinjtë, për fëmijët, dhe për arsimin profesional - ANDIA ULLIRI
27. Ndalimin e menjëhershëm të pagesave për inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë jashtë funksioni - LUAN BAÇI
28. Shtimin e 500 milion lekë për të mbuluar kostot direkte që pacientet duhet të përballojnë gjatë trajtimit të tyre shëndetësor dhe mjekësor për logopedi, fizioterapi apo mbështetje psiko-sociale - ERALDA BANO
29. Shtimin e 1 miliard lekë për një mbështetje konkrete financiare për studentët me të ardhura familjare të ulta, dhe sidomos të studentëve që vijnë nga familje që të adhurat i kanë në nivelet e pagës minimale, si dhe për të caktuar dhe paguar vlerën financiare të dietës ushqimore për mësuesit dhe punonjësit psiko-sociale që punojnë në distancë të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre - ERALDA BANO
30. Dyfishimi i fondit të bonusit të lindjeve për vitin 2025 në vlerën prej 4.5miliardë lekë dhe në vijim ky fond të indeksohet çdo vit në masën sa norma indeksit të çmimeve të konsumit - LINDITA METALIAJ
31. Fondi i kontingjencës prej 5 miliardë lekë do tëshpërndahet si kompensim financiar ndaj banorëve pronat e të cilëve janë përmbytur ne vitin 1975 nga Hec Fierzës - ISUF ÇELA dhe FLAMUR HOXHA
32. Rritjen me 2.5 miliardë leke të buxhetit 2025 per Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me qëllim perballimin e kostove te punësimit të 2500 logopedëve për Femijët me Autizëm - ELDA HOTI
33. Financimi nga të ardhurat e privatizimeve të ish të përndjekurve politik - BUJAR LESKAJ
34. Shtimi i fondeve për të përndjekurit në masën jo më pak se 0.2 % e PBB - BUJAR LESKAJ.

Miratimi i këtyre amendameteve do të ishte shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve dhe interesit publik. Vota pro tyre është votë pro qytetarëve. Vota kundër tyre është voto për mirëqenien e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, dhe votë kundër mirëqenies së qytetarëve.

 

gazmend bardhi pd


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet