Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ministri Salla vlerësoi bashkëpunimin 33-vjeçar ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Botërore, duke theksuar kontributin e vazhdueshëm të institucionit në mbështetjen e reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit bujqësor.
TIRANA- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një takim pune me Sameh Naguib Wahba, Drejtor Rajonal i Praktikës për Planetin në Bankën Botërore, si dhe me ekipin teknik të saj, në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria ndaj Klimës dhe Zhvillimi i Bujqësisë” (CRAD).
Ministri Salla vlerësoi bashkëpunimin 33-vjeçar ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Botërore, duke theksuar kontributin e vazhdueshëm të institucionit në mbështetjen e reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit bujqësor.
Ministri nënvizoi rëndësinë strategjike të projektit CRAD, veçanërisht në drejtim të bujqësisë inteligjente, forcimit të kapaciteteve laboratorike dhe zhvillimit të klasterit të ullirit.
U vlerësua progresi i bërë për krijimin e konsorciumit të vajit të ullirit “Berati 2400 vjet”, një nismë e financuar nga Qeveria Shqiptare dhe e mbështetur teknikisht nga Banka Botërore. Konsorciumi synon bashkimin e 50 fermerëve dhe aktorëve të tjerë të zinxhirit të vlerës për prodhimin dhe tregtimin e vajit të ullirit me markën “Made in Berat”, duke krijuar një brend të qëndrueshëm shqiptar për tregjet vendase dhe ndërkombëtare.
Përveç Beratit, pesë bashki të tjera, Fier, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë dhe Vlorë, janë përzgjedhur si zona pilot për ngritjen e konsorciumeve të ngjashme, duke ndërtuar themelet e një rrjeti kombëtar bashkëpunimi në bujqësi dhe rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare.
Në takim u diskutuan gjithashtu mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, si: studimi i parafizibilitetit për sigurinë e digave, investimet në sigurinë ushqimore dhe laboratorët, zgjerimi i bujqësisë inteligjente përtej zonës pilot, si dhe vijimi i ndërhyrjeve në sistemin ujitës të Lushnjës.
Ministri Salla shprehu angazhimin maksimal për përmbylljen me sukses të Misionit të Vlerësimit të Mesëm që do të zhvillohet brenda muajit dhjetor, si dhe vullnetin për të thelluar bashkëpunimin me Bankën Botërore në funksion të zhvillimit afatgjatë të sektorit bujqësor dhe rural në vend.
Ivi Kaso TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se pas zhvillimeve të fundit që përfshijnë zv.kryeministren Be...
Klevis Balliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar sot siguria në vend ka rënë, pasi në n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi nga detyra Belinda Balluk...
Jorida Tabaku, Petrit Malaj TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj u p...
pamje nga Kuvendi TIRANË- Me tensione të vazhdueshme është shoqëruar seanca e sotme plenare. Kjo pasi deputetët e opozi...
TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate dhe ofendime të vazhdueshme. Një përplasje ndodhi edhe mes deputet...
Andi Zylyfi dhe Franc Çopja TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seancën e radhës gjyqësore për dosjen P...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi se demokracia shqiptare është...
Sali Berish TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke cituar një nga deklaratat e Kryeministrit Edi Rama se PS ësht&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar paraqitjen në SPAK ditën e djeshme të drejtoresh&eu...