10 Prill 2026, 17:19
Nga E.d
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla
BERAT- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, zhvilluan këtë të premte një takim me përpunuesit e vajit të ullirit në Berat.
Në fokus të takimit ishte rritja e pagave, investimet në agropërpunim dhe forcimi i skemave mbështetëse për fermerët dhe përpunuesit. Gjatë fjalës së tij, Ministri Salla theksoi rëndësinë e modelit të bashkëpunimit bujqësor të ndërtuar në Berat, duke e cilësuar atë si një shembull konkret për t’u shtrirë në të gjithë vendin.
“Është një model që kemi krijuar me bashkinë e Beratit dhe me fermerët e përpunuesit e vajit të ullirit, të cilin do ta zgjerojmë në të gjithë territorin, në mënyrë që të krijojmë një ekonomi më të madhe bashkëpunimi mes fermerëve,” u shpreh ai.
Ministri nënvizoi se përmes këtyre modeleve synohet rritja e vlerës së prodhimit dhe përpunimit vendas.
“Në përllogaritjet tona, këto modele krijojnë 25 - 30% më shumë vlerë, për shkak të përpunimit dhe organizimit të fermerëve,” tha Salla.
Ai bëri të ditur se mbështetja për sektorin do të vijojë përmes skemave kombëtare dhe fondeve të agropërpunimit, si dhe përmes programeve të Bashkimit Europian.
“Janë rreth 50 milionë euro të dedikuara për agropërpunimin nga fondet e BE, të cilat do të shtrihen në të gjithë territorin, duke ndërtuar modele konkrete në çdo bashki,” theksoi ministri.
Në vijim, Ministri Salla u ndal te ndikimi i sektorit bujqësor në punësim dhe rritjen e pagave, duke evidentuar progresin e viteve të fundit.
“35% e të punësuarve në vend janë në sektorin bujqësor. Nga një pagë minimale prej 40 mijë lekësh në vitin 2024, në vitin 2026 kemi një pagë 50 mijë lekë. Ky është një progres që duhet ta mbështesim më tej,” deklaroi ai.
Në përfundim, ai theksoi se politikat e qeverisë do të vijojnë të fokusohen në mbështetjen direkte për fermerët, investimet në infrastrukturë dhe ujitje-kullim, si dhe në nxitjen e bashkëpunimit mes tyre.
“Duhet të bashkohemi për të krijuar modele dhe mundësi ekonomike më të mëdha për fermerët dhe për të forcuar zhvillimin e sektorit,” përfundoi Ministri Salla./Dosja.al
andis salla delina ibrahimaj edi rama
Politike
10 Prill 2026, 17:09
D.S
Edi Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama u shpreh se siguria ushqimore është shumë e rëndësishme që të nisë ...
Politike
10 Prill 2026, 17:04
E.d
Edi Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama tha se nafta ka qenë një sfidë për bujqësinë. Gjatë fjalës së ...
Politike
10 Prill 2026, 16:59
D.S
Edi Rama
BERAT- Kryeministri, Edi Rama deklaroi se qeveria ka vendosur mbështetje për shoqëritë e bashkuara bujqësore.
N&eum...
Politike
10 Prill 2026, 16:42
E.d
Edi Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit t&...
Politike
10 Prill 2026, 16:08
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka dërguar të gjitha selive diplomatike në Shqip...
Politike
10 Prill 2026, 14:54
E. D
KOSOVË- Me 34 vota për, 49 kundër dhe 7 abstenime, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar të premten një rezolutë që k&eu...
Politike
10 Prill 2026, 14:30
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë me lajka sot pensionistët, duke u thënë se e njohin politikën ...
Politike
10 Prill 2026, 14:24
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me pensionistët, preku edhe rritjen e çmimeve nga lufta. Gjatë fjal&eu...
Politike
10 Prill 2026, 14:20
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nga janari i vitit të ardhshëm pensionistët do të kenë rritje t&e...
Politike
10 Prill 2026, 14:07
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas njoftimit të Kryetarit të Kuvendit për mbl...