LIVE UPDATES
Politike

"Skemat private të pensioneve"/ Ministri i Financave prezanton projektligjin: Ulet kufiri i kontributeve deri ne pagën minimale

Ky projektligj sipas ministrit adreson një sërë problematikash ndaj dhe janë bërë disa ndryshime, që nga hera e fundit e kalimit në Kuvend.

21 Shtator 2023, 12:21 Nga r.ll
"Skemat private të pensioneve"/ Ministri i Financave prezanton
ervin mete

TIRANË-Sot në Kuvend, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete prezantoi projektligjin për “skemat private të pensioneve”. Ky projektligj sipas ministrit adreson një sërë problematikash ndaj dhe janë bërë disa ndryshime, që nga hera e fundit e kalimit në Kuvend.

Mete thotë se ndër pikat më të rëndësishme është rritja e transparencës, e cila parashikon detyrimin e shoqërive private që të ofrojnë akses për anëtaret të cilët duan të kontrollojnë asetet, llogaritë apo lëvizjet e tyre. Një tjetër pikë e rëndësishme e cila prezantohet si risi është ulja e komisionit vjetor të administrimit të fondit. Ministri i Ekonomisë deklaroi se në asnjë rast ky komision nuk mund të kalojë 2.5 përqind të vlerës së aktiveve neto të pensionit.

FJALA E PLOTË E ERVIN METES:  

Projektligji “Për fondet e pensionit privat” që propozohet sot për miratim ka si qëllim përmirësimin e bazës ligjore dhe rregullon tregun e fondeve të pensionit privat, për të krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e këtij tregu dhe nxitjen e kursimeve për pension. Ky projektligj transpozon në të drejtën e brendshme Direktivën e Bashkimit Evropian (IORP II), si dhe parimet e modelet më të mira në fushën e pensioneve private.

Skemat private të pensioneve janë një instrument i dobishëm dhe i nevojshëm për rritjen e kursimeve për pension duke përmirësur standardin e jetesës përmes ofrimit të një pensioni shtesë, krahas pensionit të përfituar nëpërmjet skemës publike të pensioneve.

Nisur nga stadi aktual i zhvillimit të këtij tregu, lind nevoja e nxitjes së pjesëmarrjes në fondet private të pensioneve, përmes një rregullimi që rrit besimin e investitorit, si dhe përmes krijimit të lehtësive fiskale, apo elementëve të tjerë të domosdoshëm që nxisin kursimin për pension.

Sipas të dhënave për periudhën 30.06.2023, totali i aseteve neto të fondeve të pensionit privat arriti në rreth 6,2 miliardë lekë, ndërsa numri i anëtarëve rezultoi rreth 37,600, me një rritje prej afro 3% krahasuar me fundin e vitit 2022. Me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të këtyre skemave lind domosdoshmëria e përmirësimit të kuadrit ligjor për të krijuar incentivat e mëtejshme për zgjerimin e pjesëmarrjes dhe për të rritur besimin e anëtarëve dhe investitorëve në këtë treg dhe tek operatorët e tij.

Ligji adreson një sërë problematikash dhe mangësi të ligjit ekzistues, të miratuar në vitin 2009 dhe të pandryshuar apo përmirësuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Efektet që synohet të arrihen nëpërmjet miratimit të këtij akti janë:

1. Mbrojtja e interesave të anëtarëve të fondit të pensionit privat, nëpërmjet vendosjes së standardeve më të larta për mirëinformim dhe transparencë, që nxisin besueshmërinë e investitorit në tregun e fondeve të pensionit privat;

2. Nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet rishikimit të politikës tatimore, me synim krijimin e lehtësive fiskale për anëtarët ekzistues apo të mundshëm, si dhe përfituesit e fondit;

3. Zhvillimi i tregut të pensioneve private dhe nxitje të konkurrencës në shërbim të interesit më të mirë për anëtarët dhe përfituesit e fondit.

4. Forcimi i kuadrit mbikëqyrës dhe rregullator përmes kërkesave për licencimin, mbikëqyrjen e shoqërive administruese të fondeve të pensionit, përfshirë rregullimin e aktivitetit ndërkufitar, si dhe kërkesat lidhur me zbatueshmërinë e detyrimeve ligjore;

5. Rritja e profesionalizimit në administrimin e fondeve të pensionit privat nga ana e shoqërive administruese, përmes rritjes së kërkesave për qeverisjen e shoqërisë administruese dhe përshtatshmërinë e personelit kyç, krijimin e sistemit të administrimit të rrezikut, përfshirë analizën e vetëvlerësimit dhe sistemit të kontrollit të brendshëm.

6. Krijimi i alternativa të reja për punëdhënësit lidhur me krijimin e skemave private për punonjësit e tyre;

7. Rritje e cilësisë së produktit dhe shërbimit ndaj klientit përmes mirëadministrimit të fondeve të pensionit privat nga ana e shoqërive administruese;
Më tej disa nga risitë që sjell ky projektligj:

Projektligji parashikon dy forma të fondeve të pensionit: “Fond pensioni me pjesëmarrje të hapur” dhe “Fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur”, siç parashikohet edhe në direktivën IORP II të Bashkimit Europian.

Fondi me pjesëmarrje të hapur krijohet nga shoqëria administruese dhe nuk parashikon kufizime në anëtarësim. Anëtarë të këtij fondi mund të jetë çdo individ, i cili zgjedh të kontribuojë në fondin e krijuar nga shoqëria administruese, përfshirë punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Fondi me pjesëmarrje të mbyllur mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit të cilët krijojnë një fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur. Pjesëmarrja në këtë fond është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve të mësipërme.

Krijimi i fondit me pjesëmarrje të mbyllur merr rëndësi të veçantë për zhvillimin e tregut privat të pensioneve në vend, pasi në këtë mënyrë shoqëritë shqiptare nxiten që përmes mundësisë për negocim me shoqëritë administruese të krijojnë fonde pensioni për punonjësit e tyre, duke sjellë rritjen e pjesëmarrjes në këto skema.

Një risi tjetër e ligjit është rritja e transparencës dhe informacionit ndaj anëtarëve të fondit. Në kuadër të rritjes së transparencës është parashikuar detyrimi i shoqërisë:

 t’u mundësojë anëtarëve akses në llogarinë e tyre për të kontrolluar në çdo kohë numrin e kuotave, çmimin e kuotës të asaj dite, vlerën e aseteve në llogarinë personale, datat, shumat e pagesave të bëra nga anëtari, punëdhënësi ose sponsori, kthimin e investimit. Kjo është një risi e rëndësishme e ligjit.
 t’u vendosë në dispozicion anëtarëve prospektin e fondi dhe raportet më të fundit vjetore, si dhe pasqyrat financiare të audituara, sipas kërkesës dhe pa pagesë për secilin fond në anëtarësim;
 të informojë anëtarët 3 muaj përpara daljes në pension mbi vlerësimin e llogarisë individuale dhe opsionet e pagesës së pensionit.

Një tjetër risi e parashikuar në projektligji është ulja e komisionit vjetor të administrimit të aktiveve të fondit. Komisioni vjetor për administrimin e fondit të pensionit nuk mund të kalojë në asnjë rast 2.5% të vlerës të aktiveve neto të fondit të pensioni (nga 3% që parashikon ligji ekzistues)
Projektligji ka parashikuar dispozita mbi veprimtarinë promovuese të fondeve të pensionit dhe publikimin e performancës së fondit të pensionit, duke rritur ndjeshëm kërkesat për transparencë me qëllim mirëorientimin dhe mirëinformimin e investitorëve.

Mungesa e këtyre dispozitave në ligjin aktual, pra ato që rregullonin informimin, marketingun dhe veprimtarinë promovuese të fondit, e bënte më pak të njohur këtë treg për individët dhe punëdhënësit që duan të kontribuojnë për punëmarrësit e tyre. Për këtë arsye, parashikimi i një kapitulli të veçantë në lidhje me veprimtarinë promovuese të fondit të pensionit përbën një tjetër avantazh të projektligjit që propozohet për miratim.

Risi tjetër janë rregullat mbi qeverisjen e shoqërive administruese. Shoqëria administruese duhet të ketë dhe të zbatojë procedura të shkruara, në lidhje me administrimin e rrezikut, auditin e brendshëm, si dhe veprimtaritë e deleguara. Nëpërmjet këtyre rregullave synohet forcimi i qeverisjes së shoqërisë, përmes një sistemi më efektiv drejtimi, kontrolli të brendshëm dhe një sistemi të konsoliduar të menaxhimit të rrezikut.

Më tej, projektligji parashikon politika lehtësuese fiskale për nxitjen e pjesëmarrjes në fondet e pensionit privat, të cilat pritet të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e tregut të pensioneve private. Projektligji parashikon një rritje të kufirit të kontributit të anëtarit që përjashtohet nga tatimi si dhe rritje të kufirit të shpenzimeve që i njihen punëdhënësit kur kontribuon për punëmarrësit e tij. Kufiri maksimal mujor, që për qëllime të lehtësive tatimore përjashtohet nga tatimi, është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi.

Projektligji parashikon gjithashtu lehtësi fiskale edhe për pagesat e marra nga anëtari i fondit të pensionit. Sot sipas ligjit në fuqi, pagesat e marra nga anëtari i fondit tatohen me normën e të ardhurave personale 15%, njëlloj si çdo e ardhur tjetër, ndërsa ajo që propozohet dhe parashikohet në projektligj është që pagesat e marra nga anëtari i fondit në mënyrë periodike mujore, në formë pensioni, të zgjatura në kohë, jo më pak se 2 vjet, pra që të zgjatet dhe koha e marrjes së pensionit, tatohen vetëm për kthimin nga investimi me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale.

Ndërsa pagesat e marra në mënyrë të menjëhershme, për të gjithë vlerën e aseteve të akumuluara, do të tatohet me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale. Një parashikim i tillë synon të nxisë pagesa periodike në formë pensioni dhe të realizojë kështu qëllimin kryesor të projektligjit, atë të sigurimit të një pensioni shtesë për moshën e pleqërisë.

Projektligji gjithashtu ofron alternativa për krijimin e një portofoli investimi më të diversifikuar, për të bërë të mundur rritjen e kthimit nga investimi. Kjo synohet të realizohet përmes zgjerimit të listës së instrumenteve financiare, ku mund të investohen asetet e fondit të pensionit, duke përfshirë: tituj borxhi të emetuara nga bankat, që nuk janë të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar, si dhe aksione ose kuota të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike.
Projektligji vendos kufizime për ekspozimin, duke përcaktuar përqindjen e lejuar të aktiveve, që mund të investohen në çdo instrument.

Gjithashtu, në përputhje me kërkesat e direktivës, shoqëria administruese në hartimin e politikës së investimit për fondet e pensionit privat mund dhe duhet të marrë në konsideratë faktorët mjedisorë, shoqërorë dhe qeverisës të shoqërisë, faktorët ESG, risi kjo për tregun e pensioneve private.

Projektligji i është nënshtruar një procesi të gjerë konsultues, me aktorët e tregut dhe palët e interesit. Gjithashtu, është marrë në konsideratë ekspertiza shumë e vlefshme e Bankës Botërore për hartimin e tij.

Projektligji plotëson dhe modernizon më tej kuadrin ligjor për tregjet financiare jobankare në vend, të përafruar në masë të gjerë tashmë me Direktivat Evropiane, kjo e konstatuar dhe e vlerësuar edhe në takimet e mbajtura në Bruksel në kuadër të negociatave.

Dy ligjet e tjera që ky Parlament ka miratuar, ato “Për tregjet e kapitalit” dhe “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, shoqëruar me aktet përkatëse nënligjore, jo vetëm kanë rritur standardet, por edhe kanë sjellë zhvillime të rëndësishme në tregun financiar jo bankar në vend. Për gjitha arsyet e parashtruara më sipër, si dhe me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të tregut të fondeve private të pensionit, si një alternativë shtesë kursimi, do ju ftoja të gjithëve ta mbështesni këtë projektligj.

ervin mete

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet