LIVE UPDATES
Politike

Ministri Andis Salla jep lajmin: Nga 50% në 100% mbështetja për fermerët brenda këtij viti buxhetor

Në fjalën e mbajtur në takimin me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, mbi prioritetet dhe mbështetjen e parashikuar për vitin 2026, Salla theksoi rëndësinë e mbështetjes së fermerëve dhe sipërmarrësve për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë rurale dhe sigurimin e ushqimit cilësor për qytetarët.

15 Dhjetor 2025, 12:30 Nga I.A
Ministri Andis Salla jep lajmin: Nga 50% në 100% mbështetja për
Andis Salla

ELBASAN- Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se paketa buxhetore prej 16.3 miliardë lekësh për bujqësinë, synon të forcojë sektorët e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agro-përpunimit dhe agroturizmit. Në fjalën e mbajtur në takimin me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, mbi prioritetet dhe mbështetjen e parashikuar për vitin 2026, Salla theksoi rëndësinë e mbështetjes së fermerëve dhe sipërmarrësve për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë rurale dhe sigurimin e ushqimit cilësor për qytetarët.

Ministri Salla bëri të ditur se për fermerët që deri më tani kanë përfituar deri në 50% të mbështetjes, është parashikuar në aktin normativ shlyerja e pjesës së mbetur brenda këtij viti buxhetor, duke garantuar që çdo fermer të marrë mbështetjen e plotë që i takon. Ai shtoi se sektori bujqësor përballet me sfida të shumta, por shtoi se bujqësia shqiptare gëzon sot më shumë mbështetje institucionale se në vitet e mëparshme.

Deklarata e Plotë:

Këto vite, ja kemi dalë të zhvillojme sektorin bujqësor dhe rural në Shqipëri duke: Rritur mbështetjen buxhetore për sektorin dhe financuar mbi 65 mijë fermerë në gjithë vendin; Financuar në ferma, sera, stalla, agroturizëm dhe akuakulturë, rritur investimet në ujitje, kullim dhe mbrojtje nga përmbytjet dhe duke prodhuar produkte vendase më të sigurta e më konkurruese në tregun vendas dhe ndërkombëtar, për fermerët që deri më sot janë paguar deri në 50%, kemi parashikuar në aktin normativ shlyerjen e pjesës së mbetur brenda këtij viti buxhetor, duke garantuar që çdo fermer të marrë mbështetjen e plotë që i takon.

Ne jemi të vetëdijshëm që ky sektor vijon të përballet me sfida nga më të ndryshmet: Megjithatë, është fakt që sot bujqësia shqiptare ka më shumë mbështetje dhe më shumë mundësi se disa vite më pare, dhe kjo është një arritje e përbashkët — e punës suaj dhe e angazhimit të Qeverisë.

1.      BUXHETI REKORD PER 2026

Për vitin që vjen kemi buxhetin më të lartë që kemi pasur ndonjëherë: Rreth 16.3 miliard lekë për bujqësinë, blegtorinë, peshkimin.

5.2 miliard lekë do të shkojnë vetëm për skemën kombëtare të mbështetjes si: pagesë direkte për fermerët dhe grantet e investimeve në ferma dhe agrobiznese Kjo shumë është 16% më e lartë se buxheti fillestar i vitit 2025. Mbështetja për sektorin jo vetëm që nuk ndalet, por po rritet në mënyrë të vazhdueshme.

2.      RISHIKIMI I SKEMES KOMBETARE TE MBESHTETJES

E dimë shumë mirë që skema e mbështetjes direkte është tema që ju prek më shumë. Kemi marrë nga ju mesazhe— komente, ide, kritika dhe sugjerime: për kriteret, mënyrën e ndarjes së fondeve, dhe ndjesinë që disa kategori fermerësh ndihen më pak të mbuluar.

Ndaj sot dua ta them shumë qartë: Do ta rishikojmë skemën kombetare të mbështetjes. Ne kemi per qellim te ndertojme nje mardhenie te drejtperdrejt mes Qeverise dhe gjithsecilit prej jush. Pikerisht duke ju referuar atyre komenteve, ideve, kritikave qe permenda me lart. Sëbashku me ekipin do të jemi në 12 qarqet e vendit për të diskutuar për nevojat, ndryshimet dhe per tu pershtatur me realitetin ne terren. Gjithashtu ne synojme ta përafrojmë me skemat që aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian.

3.      SKEMA E INVESTIMEVE

Përveç pagesave direkte, një pjesë shumë e rëndësishme e buxhetit shkon në skemën e investimeve. Vetëm në thirrjen e fundit patëm më shumë se 800 aplikime të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në vitin 2026, duke injektuar së paku 2 miliard lekë në sektor. Përveç skemave të mbështetjes dhe granteve, kemi dhe instrumente financiare për ata që duan të bëjnë investime më të mëdha.

4.      GARANCIA SOVRANE

Qeveria Shqiptare do të vijojë mbështetjen për sektorin edhe nëpërmjet Garancisë Sovrane. Fondet e vëna në dispozicion u japin fermerëve dhe agrobizneseve mundësinë të marrin kredi duke mbuluar deri në 70% të kolateralit dhe me 2% interes. Gjatë këtyre muajve, kërkesa për akses në financa ka qenë jashtëzakonisht e lartë nga ana e fermerëve. Deri tani, rreth 300 prej jush kanë nisur procesin e aplikimit në banka, dhe një pjesë e mirë tashmë e ka përfituar kredinë.

5.      SKEMA E RE E KOMPENSIMIT PER FERMERET

Sektori po mbështetet me një paketë të plotë, pjesë e së cilës është edhe skema e re për kompensimin për fermerin. Kjo do të thotë që fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqesore tek grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizëm do të kompensohen në masen 10% të vlerës së faturës. Kjo faturë do të leshohet nga blersi i produkteve të tyre.

Ju i grumbulloni këto fatura, i dorezoni në tatime çdo 6 muaj dhe shteti ju kthen 10% të vlerës së faturave direkt në llogarinë tuaj bankare. Ky mekanizëm i ri për NE, por që aplikohet edhe në vendet e BE, do të forcojë formalizimin me qëllim përfitimin e fondeve të BE për modernizimin e sektorit bujqësor. Kjo është shkalla më e lartë e kompensimit që ofrohet në vendet e Rajonit.

Qeveria Shqiptare ka venë në fokus fermerin në disa dimensione, dua të theksoj se pensionet rurale nga 11,500 lek sot, do të shkojnë në një shumë prej 18,000 lek deri në vitin 2030.  Duke u nisur nga janari 2026, pensionet do të rriten çdo muaj pa llogaritur  këtu indeksimi vjetor që do të vijojë normalisht vit pas viti.

6.      SIGURIA USHQIMORE

Siguria ushqimore është një prioritet kombëtar. Për këtë kemi parashikuar një fond prej 2.9 miliard lekësh për vitin 2026, çka do të thotë një rritje prej 12% krahasuar me vitin aktual. Synojmë që të forcojmë ISUV-in si i vetmi laborator reference kombëtare dhe 7 laboratorët rajonalë. Për ju, kjo do të thotë që sa më cilësor dhe i kontrolluar të jetë prodhimi juaj, aq më shumë rritet vlera e tij në treg dhe aq më shumë hapen dyert për eksport, sidomos në tregun evropian.

7.      PESHKIMI

 

Ndërsa, buxheti për peshkimin rritet me 10%, duke vendosur një kurs të qartë për peshkim dhe akuakulturë të qëndrueshme, në përputhje të plotë me politikën e përbashkët të peshkimit të BE-së dhe me objektivin për të rritur prodhimin dhe eksportet.

8.      UJITJE, KULLIMI DHE MBROTJA NGA PERMBYTJA

Ujitja, Kullimi dhe mbrojtja nga përmbytja janë faktor thelbësor për rritjen qendrueshme të prodhimit bujqësor – këtë e dini ju më mirë se kushdo. Prandaj një pjesë tjetër e rëndësishme e buxhetit, rreth 3.6 miliard lekë shkon në: rehabilitim të kanaleve ujitëse dhe kulluese; forcim të argjinaturave përgjatë lumenjve; investime dhe mirëmbajtje në hidrovore.

Përveç projekteve që priten të nisin, paralelisht po zbatojmë projekte me partnerë të tjerë - jo vetëm me ndërhyrje të vogla, por investime strukturore afatgjata.

9.      KESHILLIMI DHE INFORMACIONI BUJQESOR

Mbështetja nuk është vetëm buxhet dhe skema. Një fermë fitimprurëse kërkon edhe vendime të mira, të bazuara në dije. Prandaj këtë vit,  këshillimi dhe informacioni Bujqësor ka një buxhet prej 819 milion lekë për: shërbimin e këshillimit bujqësor; Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore; bashkëpunimin me Universitetin Bujqësor të Tiranës. Sot në këtë sallë kemi të pranishëm qindra agronomë e fermer, të cilët janë trajnuar nga programi ynë i përbashkët “Skema Kombëtare e Trajnimit në Bujqësi” me UBT.

10.  REFORMA DHE INOVACIONI

Theksoj se ne do të vijojmë: të mbështesim trajnime të tilla për fermerët dhe agronomët. Në këtë kuadër jemi duke hartuar ligjin për urdhrin profesional të agronomit, ku rroli i agronomit do të kthehet në aset për të rritur cilësinë e shërbimit që i ofrohet fermerëve. Po ndërtojmë për herë të parë një zinxhir të plotë dhe të digjitalizuar për kontrollin e qarkullimit të produkteve të mbrojtjes së bimve në farmacitë bujqësore, njësoj si tek farmacitë humane.

Paralelisht për digjitalizimin po punojmë për: Të përmirësuar Portalin e Fermerit për ti dhënë ndihmë të specializuar secilit fermer. Po digjitalizojmë regjistrat kryesorë të fermave, kafshëve, LPIS dhe AJAKS. Po vendosim sensorë, sisteme paralajmërimi e dronë për të ulur rreziqet dhe kostot për fermerët. Në peshkim, po kalojmë në raportim tërësisht online dhe monitorim elektronik, për më shumë kontroll, transparencë dhe siguri ushqimore.

Të dashur fermerë, Ne do të vijojmë të punojmë për vizionin Bujqësia 2030: duke rritur mbështetjen dhe duke qenë  pranë jush në vendimmarrje dhe padyshim në terren.

andis salla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet