12 Janar 2023, 16:22
Nga I.A
Dorian Teliti
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Dorian Teliti ka deklaruar se ekonomia shqiptare nuk po njeh rritje. Me anë të një deklarate nga selia blu, Teliti u shpreh se mos ngritja e ekonomisë shqiptare ndikon te konsumatorët. Po ashtu ai ka theksuar se në vend po pastohet paratë e pista me anë të ndërtimeve.
Deklarata e Plotë:
Çmimet e banesave në Shqipëri për 3-mujorin e tretë të 2022 janë rritur me rreth 2,5 herë më shumë se në shtetet e Eurozonës. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimeve të apartamenteve në këtë 3-mujor të vitit ishte 17,6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021. Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike. Për krahasim duke përdorur të dhënat e Eurostat, çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i çmimeve të Banesave, në 3-mujorin e tretë të 2022, u rritën me 6,8% në vendet e eurozonës dhe me 7,4% në vendet e BE, krahasuar me të njëjtin 3-mujor të një viti më parë.
Po pse rriten çmimet, në një kohë kur ekonomia shqiptare nuk njeh rritje dhe emigracioni drejt vendeve të tjera është në shifra rekord? Ka të bëjë me efektin e futjes në vend të parave të pista dhe pastrimit të tyre në sektorin e ndërtimit Paratë futen në dy mënyra, se pari nëpërmjet investitorëve, të cilët i mbajnë çmimet e larta pasi nuk kanë nevoja akute për cash, sepse ndërtojnë me para jo legale. Dhe së dyti, nga nje pjese e blerësve, të cilet duke qenë se kanë para të siguruara në rrugë joligjore kanë mundësi të paguajnë çfarëdo çmimi. Kjo i mban çmimet e larta për konsumatorët e zakonshëm shqiptarë dhe çiftet e reja, të cilëve po u bëhet thuajse e pamundur blerja e një shtëpie në kryeqytet.
Ky shtrenjtim, sipas ekspertëve, do të vazhdojë edhe më tej, nëse ndodh amnistia fiskale dhe dhënia e pasaportave të arta, dy nisma të qeverisë Rama të cilat BE i ka kundërshtuar me forcë. Me injektimin në ekonomi të një kanali të ri financiar, deri dje të fjetur, çmimet e apartamenteve në Tiranë do të shtrenjtohen sërish. Kjo është, nëpërmjet shifrave dhe fakteve, se si qeveria e Edi Ramës ua bën të pamundur shqiptarëve të ndershëm jetën dhe strehën në vendin e tyre. Kjo është arsyeja se pse shqiptarët ikin. Kjo është arsyeja se pse duhet të ngrihemi dhe t’i dalim zot Shqipërisë, t’ua kthejmë atë shqiptarëve.
dorian teliti
Politike
12 Janar 2023, 15:48
I.A
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur se bashkimin e demokraëve e ka në dorë Sali Berisha. N&eum...
Politike
12 Janar 2023, 14:54
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin e tij për përjashtimin nga grupi të...
Politike
12 Janar 2023, 14:09
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Gjatë konferen...
Politike
12 Janar 2023, 14:03
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa u pyet sërish ditën e sotme për largimin nga partia e tij, t...
Politike
12 Janar 2023, 13:53
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Partia Demokratike është shkak i ...
Politike
12 Janar 2023, 13:25
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat tha se nuk ka dijeni për m...
Politike
12 Janar 2023, 13:12
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, deklaroi në përfundim të mbledhjes së Konferencës s...
Politike
12 Janar 2023, 13:04
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë me dije se do të ndryshojnë...
Politike
12 Janar 2023, 12:40
A.B
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u pyet gjatë konferencës për shtyp në lidhje me mbylljen e shkollave në z...
Politike
12 Janar 2023, 12:33
A.B
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja Evis Kushi shpjegoi ditën e sotme mënyrën e provimit për studentët që duan të aplikojn...