LIVE UPDATES
Politike

Mike Pence në kampin MEK në Shqipëri: Amerika është shtëpia e iranianëve

ce nga kampi ASHRAF 3 në Manzë ka sulmuar administratën e Joe Biden duke thënë se ligësia në Iran tregon dobësitë e administratës aktuale amerikane.

23 Qershor 2022, 19:53 Nga I.A,K.M

Mike Pence në kampin MEK në Shqipëri: Amerika është

TIRANË- Ish-zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence ka vizituar Tiranën ditën e sotme. Pence nga kampi ASHRAF 3 në Manzë ka sulmuar administratën e Joe Biden duke thënë se ligësia në Iran tregon dobësitë e administratës aktuale amerikane.

Ai gjithashtu shtoi se çfarëdolloj mesazhi që vjen nga qeveria amerikane për Iranin, populli amerikan është shumë i fortë dhe se do të qëndrojë në mbështetje të tyre. Pence gjithashtu në lidhje me luftën në Ukrainë, tha se personi i vetëm përgjegjës është Vladimir Putin. Ai po ashtu tha se nuk ka asnjë dyshim që duke shkuar krah për krah me regjimin tiranik, duke rihapur gazsjellësin në Rusi do të ndodhin fatkeqësi në Afganistan.

"Ju falënderoj për këtë mirëseardhje kaq të ngrohtë për mua dhe gruan time të jemi sot këtu në Ashraf 3 ku flaka e lirisë digjet në Shqipëri. Është privilegj të jemi këtu në shtëpinë e lirisë së Iranit. Ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të iranit dhe lindjen e një Irani demokrat të lire dhe me parimet e një demokracie të qëndrueshme. Është hera parë që vizitoj Shqipërinë dhe nuk do të flas në emër të qeverisë amerikane. Populli amerikan janë me ju që luftoni për lirinë e Iranit. E di që shumë amerikane dhe qytetarë amerikane kanë familjaret e tyre dhe 1.5 mln amerikane kanë lindur në Iran, që do të thotë se Amerika është shtëpia e iranianeve. Shumë prej tyre erdhën dhe zgjidhen SHBA si vendin e tyre pas 1989 pasi e dinin që Amerika është toka e lirisë.

Siç e thashë izoluam Iranin si kurrë më parë, sollëm bashkë kombin arab që nga koha e Abrahamit. Që atëherë erdhi ndryshimi. Presidenti dhe administrata Biden janë duke e kërcënuar progresin dhe ecurinë që ne kemi bërë duke margjinalizuar regjimin autokratik në Iran. Për të gjithë botën administrata amerikane po punon me kohë të gjata kundër programit që kemi bërë, duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Në fakt administrata Biden pranoi që nën një marrëveshje të rregulluar nukleare, brenda një viti, madje dhe më shpejt se sa ishte e parashikuar dhe e lejuar sipas marrëveshjes së mëparshme kanë hequr sanksionet mbi aktivitetin nuklear.

Kjo është e jashtëzakonshme për tu menduar e pajustifikuar kjo luftë në Ukrainë dhe administrata amerikane po punon me shkaktarët e luftës. Për të rihapur një marrëveshje që forcon regjimet tiranike. Si amerikan mund t’ju them që këto janë masa dhe hapa të rrezikshme, kjo mënyrë nuk ka funksionuar dhe nuk ka për të funksionuar kurrë. Marrëveshja me Iranin do të hapi rrugën bombave nukleare dhe kjo ripërtëritje do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë ata që kërkojnë të drejtat themelore dhe popullin. Besimi im na mëson që duhet të afirmohemi me të mirën e të kundërshtojmë të keqe, sot si qytetar amerikan thërras administratën Biden të mbështesë popullin dhe të tërhiqet nga negociatat nukleare të marrë një pozicion ndaj Iranit dhe të bëjnë të ditur se nuk do të lejojmë regjimin e tiranëve.

Është një person i vetëm përgjegjës për luftën në Ukrainë, Putin, dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi. Ligësia në Iran flet pikërisht për dobësitë e administratës aktuale amerikane. Çfarëdolloj mesazhi që vjen nga qeveria amerikane, populli amerikan është shumë i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë. Në vendin tim populli im qëndron me ju, në mbështetje të një objektivi për të themeluar një republikë iraniane demokratike. Shpresa jonë është inkurajim, keni vuajtur kaq shumë, keni duruar kaq shumë, dhe e dini se “pas errësirës vjen drita”… Regjimi nuk ka qenë kurrë me i dobët sesa sot, korrupsioni është shumë i lartë dhe populli i Iranit i ka ardhur në majë të hundës dhe është gati për ndryshim.

Zgjedhja e fundit e presidentit në Iran është hallka e fundit e dobët e këtij regjimi… është zgjedhur për të intimiduar popullin që të qëndrojnë të heshtur, por populli i Iranit nuk do heshtë para tiranisë, as ne nuk do heshtim. Lëvizja e rezistencës më ka frymëzuar sot, janë shpresa për popullin e Iranit, një motor ndryshimi nga brenda, ndërkohë që regjimi po dobësohet. Sot mësues, pensionistë, punëtor, po protestojnë dhe po përshkallëzohet protesta në të gjitha qytetet e Iranit. Kjo flakë po flakëron më e shndritshme se kurrë më parë sot," tha Pence.

mike pence ashraf 3 kampi i manzes

Sondazh

Poll
Politike 23 Qershor 2022, 17:05 I.A

Mediat e huaja: Rama 'hapi zjarr' në Bruksel

Edi Rama, Charls Michel, Ursula von der Layen, Emannuel Macron, Dimitar Kovaçevski dhe Aleksander Vucic TIRANË- Mediat në Ballkan i kan&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet