LIVE UPDATES
Politike

Meta kërkon që të mos futet në “kabinë xhami’ gjatë seancave gjyqësore/ ZBARDHET shkresa drejtuar GJKKO

Në kërkesë thuhet se ky trajtim i Metës e stigmatizon atë para trupit gjykues, publikut dhe mediave, krijon perceptimin e rrezikshmërisë dhe “fajësisë së paracaktuar” dhe ia pamundëson komunikimin e lirë, konfidencial dhe të menjëhershëm me avokatin; e trajton si objekt sigurie, jo si subjekt të së drejtës.

3 Dhjetor 2025, 14:58 Nga E. D

 

Meta kërkon që të mos futet në “kabinë
Ilir Meta

 

TIRANË- Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka paraqitur një kërkesë drejtuar GJKKO-së në lidhje me trajtimin e klientit të tij duke pretenduar se atij i janë shkelur të drejtat kushtetuese, ndërsa ka kërkuar ndërprerjen e vendosjes së tij në kafaz hekuri apo kabinë xhami gjatë seancave gjyqësore.

Në kërkesë thuhet se ky trajtim i Metës e stigmatizon atë para trupit gjykues, publikut dhe mediave, krijon perceptimin e rrezikshmërisë dhe “fajësisë së paracaktuar” dhe ia pamundëson komunikimin e lirë, konfidencial dhe të menjëhershëm me avokatin; e trajton si objekt sigurie, jo si subjekt të së drejtës.

Meta kërkon që gjatë seancave ai të vendoset pranë avokatit, pa barriera fizike, gjatë gjithë procesit gjyqësor. Në kërkesën e dorëzuar, mbrojtja pretendon se vendosja e të pandehurit në kabinë të mbyllur cënon nenin 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që ndalon trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues.

Mbrojtja pretendon se pamundësohet komunikimi i lirë dhe konfidencial me avokatin, çka  sipas tyre cenon nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ, të drejtën për mbrojtje efektive. Më tej, theksohet se paraqitja e tij në kabinë ndikon negativisht në prezumimin e pafajësisë. Sipas mbrojtjes, trajtimi i tillë është në kundërshtim edhe me rekomandimet e Komitetit Evropian Kundër Torturës, i cili ka kritikuar përdorimin e kafazeve dhe ndarjeve të mbyllura në sallat gjyqësore.

Kërkesa e plotë:

KËRKESË:

Ilir METAJ, i biri Rexhepit, dhe Fiqiretes, dtl 24 mars 1969, lindur në Çepan, Skrapar, me adresë banimi Tiranë, Rr, “Vaso Pasha” Nd. 1817. H.0, Ap.005 ose pranë Partisë Lirisë, Sheshi Uillson. Përfaqësuar me Akt-Përfaqësimi, të lëshuar më datë 22.05.2025 nga Studio Ligjore CAKRANI, me NUIS M03525401G av. Kujtim Cakrani me nr license 8315 regjistruar pranë Dhomës Avokatisë Fier. Email: [email protected] nr.0699413001.

Për Konstatimin e Shkeljes së të Drejtave Kushtetuese dhe Ndërprerjen e Vendosjes së të Pandehurit në Kafaz Hekuri/Kabinë Xhami gjatë seancës gjyqësore.

Shkelja e nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Shkelja e nenit 30 të Kushtetutës së Shqipërisë Prezumimi i pafajësisë,

Shkelja e nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ – E drejta për mbrojtje efektive

Gjykatës Posacme Shkallës Parë Kundër korrupsionit dhe Krimit Organizuar,

Gjyqtare z. Irena GJOKA

PER DIJENI:

Drejtuesit z. Erion BANI

E nderuara znj. Gjyqtare seancës paraprake,

I nderuar Drejtues i Gjykatës Posacme Shkallës Parë Kundër korrupsionit dhe Krimit Organizuar,

Pranë Gjykatës Posacme Shkallës Parë Kundër korrupsionit dhe Krimit Organizuar, është paraqitur kërkesa e Prokurorisë Posacme Kundër korrupsionit dhe Krimit Organizuar, për kalimin në gjyq të procedimit penal ndaj Presidentit Republikës z. Ilir Metaj etj.

Nëpërmjet kësaj kërkese, i pandehuri Presidenti z. Ilir METAJ, përfaqësuar nga mbrojtësi i tij ligjor, Studio Ligjore CAKRANI, av. Kujtim Cakrani, kërkon nga Gjykata:

Konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe konvencionale, si pasojë e vendosjes së tij në kafaz hekuri / kabinë xhami në sallën e gjyqit;

* Urdhërimin e menjëhershëm për heqjen e çdo forme izolimi degradues (kafaz hekuri, kabinë xhami, mjet tjetër ndarës), dhe

* Vendosjen e të pandehurit në sallën e gjyqit pranë mbrojtësit, sipas standardeve të një procesi të rregullt ligjor dhe të drejtësisë efektive.

BAZA FAKTIKE
I pandehuri është paraqitur në seancat gjyqësore të kësaj çështjeje në një kabinë xhami / kafaz metalik, i izoluar fizikisht dhe vizualisht nga pjesa tjetër e sallës.

Ky trajtim:

e stigmatizon atë para trupit gjykues, publikut dhe mediave;

krijon perceptimin e rrezikshmërisë dhe “fajësisë së paracaktuar”;

ia pamundëson komunikimin e lirë, konfidencial dhe të menjëhershëm me avokatin; e trajton si objekt sigurie, jo si subjekt të së drejtës.

III. BAZA JURIDIKE

Shkelja e nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Neni 3 KEDNJ ndalon çdo trajtim çnjerëzor dhe poshtërues. GJEDNJ ka vendosur në çështjen Svinarenko & Slyadnev kundër Rusisë (2014) se:

“Vendosja e të pandehurit në kafaz metalik në gjykatë përbën në vetvete trajtim poshtërues dhe çnjerëzor.”

Kjo praktikë është konsideruar shkelje absolute, të palejueshme në asnjë rrethanë. Edhe kabinët e xhamit konsiderohen problematike nga GJEDNJ, pasi:

kufizojnë të drejtën e mbrojtjes,

izolimi vizual dhe fizik dëmton dinjitetin,

ndikojnë në perceptimin e pafajësisë.

Shkelja e nenit 30 të Kushtetutës së Shqipërisë – Prezumimi i pafajësisë
Vendosja e të pandehurit në kafaz/kabinë të mbyllur krijon perceptim vizual të fajësisë dhe rrezikshmërisë, gjë që bie ndesh me parimin kushtetues që:

“Kushdo prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të jetë provuar me vendim të formës së prerē.”

Kjo formë e paraqitjes së tij në sallë e dëmton rëndë perceptimin publik dhe gjyqësor të pafajësisë.

Shkelja e nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ – E drejta për mbrojtje efektive Izolimi i të pandehurit në kabinë:
e pengon të komunikojë lirshëm me mbrojtësin; vështirëson dëgjimin dhe kuptimin e procedures;

e vendos në pozicion inferior gjatë procesit.

Sipas praktikës së GJEDNJ, çdo ndërhyrje që e privon të pandehurin nga komunikimi efektiv me avokatin përbën shkelje të nenit 6 të Konventës.

Shkelja e dinjitetit njerëzor dhe standardeve ndërkombëtare
Dinjteti është vlerë themelore e mbrojtur nga Kushtetuta dhe instrumentet ndërkombëtare. Komiteti Evropian kundër Torturës (CPT) ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që:

Të gjitha shtetet evropiane të heqin kafazet metalike dhe kabinat e izolimit në gjykata.

Praktika e vendosjes së të pandehurve në kafaze hekuri ose në kabina të mbyllura me xham në sallat e gjyqit në Shqipëri përbën një formë trajtimi degradues dhe poshtërues, e cila bie ndesh me parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) si dhe me praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

KËRKESA
Në bazë të argumenteve të mësipërme, kërkohet që Gjykata të vendosë:

Konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe konvencionale të të pandehurit, si pasojë e vendosjes së tij në kafaz/kabinë të mbyllur,
Ndërprerjen e menjëhershme të kësaj praktike në seancat e ardhshme;
Vendosjen e të pandehurit pranë mbrojtësit, pa barriera fizike dhe pa izolim, në përputhje me parimin e dinjitetit njerezor, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për mbrojtje efektive;
Urdhërimin e administratës së gjykatës dhe të institucionit të sigurisë për zbatimin e masave të përshtatshme jo degraduese gjatë sjelljes së tij në sallë.
Përfundim
Vendosja e të pandehurit në kafaz hekuri apo kabinë xhami përbën shkelje serioze të:

nenit 3 dhe 6 të KEDNJ,

nenit 28, 30 dhe 31 të Kushtetutës,

standardit të dinjitetit njerëzor,

praktikës së GJEDNJ dhe rekomandimeve të CPT.

Si e tillë, kjo praktikë duhet menjëherë të ndërpritet dhe i pandehuri duhet të trajtohet me dinjitet dhe sipas standardeve të procesit të rregullt ligjor.

Deri sa të meren masat që kjo shkelje dinjitetit nerëzor vendosur me qëllim poshtërues të hiqet ne nuk do zhvillojmë seanca gjyqësore.

Besojmë dhe shprehsojmë se do meren masa për rikthimin e normalitetit dhe gjykimi të vazhdoj sipas standartit të prezumimit pafajësisë dhe dinjitetit njerozor

Av. Kujtim CAKRANI

ilir meta


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet