Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Rutte në një konferencë për media gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, tha se vendet anëtare të Aleancës janë të përkushtuara sa i përket stabilitetit dhe prezencës së tyre në rajon, përfshirë Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën.
KOSOVË- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë një konference sot në Bruksel, nuk ka dashur të komentojë marrëveshjen për sigurinë që u nënshkrua mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroaci. Rutte në një konferencë për media gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, tha se vendet anëtare të Aleancës janë të përkushtuara sa i përket stabilitetit dhe prezencës së tyre në rajon, përfshirë Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën. Ai theksoi se mërrëveshja trepalëshe nuk ka të bëjë me NATO-n.
“(Marrëveshja) Shqipëri-Kosovë-Kroaci, kjo është jashtë – NATO nuk ka të bëjë me këtë… Por, ju lutemi, kuptoni, se unë si sekretar i përgjithshëm më duhet të përmbahem pak nga komentimi i çfarëdo zhvillimi në çdo pjesë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Iu takon individualisht vendeve aleate të vendosin. Po ka shumë këso marrëveshje dypalëshe, trepalëshe, për shembull Holanda e Belgjika bashkëpunojnë në shumë gjëra, dhe kuptohet ajo dallon nga ajo që po u adresoheni ju, por mendoj se nuk duhet të adresohem në këtë çështje”, tha ai.
Rutte ka thënë që situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme dhe se serbët duhet të punojnë për llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjska.
“Nuk e bëra një lidhje direkte (Ukrainën) me situatën në Kosovë, sepse mendoj se KFOR-i është i rëndësishëm, forcat e BE-së në Bosnje e Hercegovinë janë të rëndësishme, ato punojnë ngushtë së bashku, andaj mendoj se situata e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndësishme për ne dhe duhet të sigurohemi që stabiliteti i arritur që nga viti 1999 të vazhdojë.
Sa u përket ngjarjeve në Banjskë dhe sulmit ndaj forcave të NATO-s në vitin 2023, serbët duhet të punojnë për të mbajtur përgjegjësi. Kjo ishte tema e diskutimit tonë me presidentin (e Serbisë Aleksandar) Vuçiç në telefon, si dhe gjatë darkës që kishim në Bruksel dy javë më parë”, shtoi ai.
Memorandumi u nënshkrua më datë 18 mars ka për qëllim, promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike, ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se për një kohë të shkurtër kanë arritur të bëjnë shumë gjëra për tre shtetet. Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, është mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.
arlind qori TIRANË- Kryetari i "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qori ka folur ditën e sotme lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare,...
Takimi Kurti-Rexhepi PRISHTINË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) &...
Takimi TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë e FRPD-së ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë e FRPD-së...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një aktiviteti në shkollën "Besnik Sykja" në kryeqytet se brenda kë...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë e FRPD-së...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është i pranishëm ditën e sotme gjatë një aktiviteti në shkollën ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e FRPD-së. Gj...
ilir beqaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen "SASPAC" dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shë...
Këlliçi TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me një pos...