LIVE UPDATES
Politike

Mediu propozon krijimin e Federatës së opozitës: Dialog politik me prezencën e ndërkombëtarëve

Mediu partitë mund të funksionojnë edhe jashtë kësaj Federate, duke theksuar se mbajtja e një qëndrimi të qartë i shërben interesave të vendit dhe të opozitës.

24 Nëntor 2023, 10:35 Nga r.ll
Mediu propozon krijimin e Federatës së opozitës: Dialog politik
fatmir mediu

TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka propozuar krimin e federatës së opozitës, duke u shprehur se duhet të jenë të bashkuar për të ndryshuar realitetin politik në vend.

Mediu partitë mund të funksionojnë edhe jashtë kësaj Federate, duke theksuar se mbajtja e një qëndrimi të qartë i shërben interesave të vendit dhe të opozitës.

“Opozita duhet të jetë e bashkuar, vetëm kështu mund të ndryshojë realitetin politik në Shqipëri., tha Mediu.

Kreu i PR-së deklaroi se partitë opozitare duhet të krijojnë dialog me njëri-tjetrin dhe të jenë më të organizuar, në të kundërt shtoi se mazhoranca do të bëjë lojën e vet politike siç ka bërë deri tani.

DEKLARATA E PLOTË:

Ne, përfaqësuesit e partive opozitare, prezent në këtë takim, deklarojmë sa më poshtë:

Duke vlerësuar me shqetësim situatën e rëndë në Ballkan, interesin tonë si shqiptarë dhe si vënd anëtar i NATOs, për t`ju përgjigjur sfidave të sigurisë dhe jo vetëm;

Duke marrë në konsideratë situatën shumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri;

Cënimin e rëndë të sistemit tonë kushtetues, të një Republike Parlamentare;

Rikthimi i pluralizmit dhe demokracisë funksionale.

Mosfunksionimin e Parlamentit dhe parlamentarizmit dhe kthimin e tij në apendiks të qeverisë;

Mosrespektimin e lirive dhe të drejtave të qytetateve dhe shkeljet flagrante të tyre nga qeveria;

Braktisjen masive të vendit nga profesionistë, të rinj dhe të reja;

Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përdorimi i shtetit për interesa politike, përdorimin e grupeve kriminale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve;

Rrëshkitjen drejt një qeverisje autoritare;

Nevojën për të krijuar shpresë dhe besim, në mënyrë të vecantë përfshirjen në të drejtën për të votuar, por dhe për të qënë pjesë e vendimarrjes dhe institucioneve të diasporës shqiptare, që përbën mbi 35% të popullsisë, në respektim dhe të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese;

Nevojën që opozita të ngrihet në përgjegjësitë e saj, për të mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e shqiptarëve;

Nevoja për një politikë që tejkalon debatin rreth liderëve politikë, por që bashkohet rreth ideve me interes kombëtar, garantimin e Integrimit Europian dhe një demokraci Institucionale;

Nevoja për të zhvilluar një partneritet të qëndrueshëm me vëndet e NATOs dhe BE;

Propozojmë sa më poshtë:

1.Institucionalizimi i Federatës së opozitës, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë;

Me moton “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”.

Federata koordinohet nga një grup koordinator deputetësh, që pranohen nga faktorët politikë të opozitës.
Transformimi i kësaj Federate në një koalicion bashkimi opozitar, duke përcaktuar emrin e saj, programin politik dhe logon e kësaj Federate.

Përcaktimi i strategjisë elektorale të koalicionit (Federatës).
Përfshirja në bashkëpunim Institucional me organizatat e diasporës, për të garantuar votimim e diasporës dhe kandidimin e tyre.

Përcaktimi i rregullave të funksionimit të këtij koalicioni për cëahtjet që do diskutohen, kohën e takimeve dhe mënyrën e vendimarrjes.

Të synohet vendimarrja konsensuale ose në të kundërt me 2/3 e votave të deputetëve të opozitës.
Mbledhja është e detyrueshme të mblidhet me kërkesën e cdonjërit nga kryetarët e partive parlamentare apo përfaqësues i grupit koordinator.

Kjo Federatë do të mandatojë një grup deputetësh, përfaqësues për marrëdhëniet dhe diskutimin me partnerët ndërkombëtarë, për cështjet me rëndësi për vendin dhe rajonin.

Organizimi i kësaj Federate në nivel lokal, rajone dhe Bashki.

2.Organizimi parlamentar.

Takimi parlamentar i opozitës me përfshirjen e gjithë deputetëve të opozitës, të dalë nga zgjedhjet e 2021, nën koalicionin PD-AN dhe përfaqësuesve parlamentarë të partive të tjera.

Reforma Zgjedhore: Tejkalimi i problemit të përfaqësimit të opozitës në Komisionin Ad Hoc, duke krijuar mekanizmat e një mirëkuptimi opozitar inkluziv.
Propozojmë:

Opozita të zgjedhë me votën e gjithë deputetëve të saj, përfaqësuesit në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Cdo grup parlamentar duhet të jetë i përfaqësuar në këtë komision. Deputetët zgjedhin me 2/3 bashkëkryetarin. Nëse në dy raunde nuk zgjidhet, atëherë në raundin e tretë e zgjedhin me shumicë të thjeshtë.

Komisionet hetimore, në respektim të së drejtës kushtetuese të opozitës dhe Parlamentit, në funksion të kontrollit të qeverisë.

Koordinimi i vendimeve dhe veprimeve parlamentare të opozitës.

Koordinimi i qëndrimeve në Asambletë Parlamentare apo përfaqësimet ndërkombëtare.

Deputetët mblidhen të paktën 1 herë në javë. Cdo grup prej 5-7 deputetësh, ka të drejtë të thërrasë takimin, me detyrimin për të prezantuar me shkrim propozimin apo qëndrimin tek përfaqësuesit e tjerë, me synimin:

Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe respektimin e Kushtetutës.

Në këtë kuadër, të gjitha partitë e Federatës, të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet të paraqiten me shkrim brenda 2 javëve dhe të paraqitet në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Qëndrimi i partive tona për Reformën; është një sistem propocional kombëtar me lista të hapura, ose cdo subjekt mund të zgjedhë nëse aplikon listat e hapura apo listat e mbyllura.

Reforma Administrative domosdoshmëri për një zhvillim dhe administrim propocional të vendit dhe shmangjen e braktisjes e zonave të tëra të Shqipërisë.

Komisionet Hetimore dhe veprimtari të tjera parlamentare për rikthimin e Parlamentit në binarët kushtetues.

3. Grupi i Punës për marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar:
Formatimi i një qëndrimi të qartë si vend i NATOs dhe në procesin e anëtarësimit Europian për zhvillimet gjeopolitike si dhe rajonin e Ballkanit;

Qëndrim i qartë kundër influencave të aktorëve të tretë, në mënyrë të vecantë Rusisë dhe Kinës, të cilët synojnë frenimin e anëtatësimit Euro-Atlantik të Ballkanit;

Krijimi i një boshti të qëndrueshëm bashkëpunimi politik, ushtarak dhe ekonomik me vëndet e NATOs në Ballkan.

Marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë partneriteti, vecanërisht me partnerin strategjik SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe.

Qëndrimi i koordinuar me faktorin institucional dhe politik shqiptar në rajon, jashtë cdo paternalizmi, në lidhje me Kosovën, rajonin dhe në kuadër të NATOs.

Përgatitja dhe dokumentimi i situatës në Shqipëri, duke u mbështetur në fakte si dhe raporte ndërkombëtare si; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera të Komisionit Europian, propozime të zgjidhjeve dhe alternativat opozitare.

Respektimi kushtetutes, Reforma Zgjedhjore, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, zbatimi i detyrimit ligjor dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votimin e diasporës, avancimi në proçesin e integrimit të vendit në BE.

Nevoja e dialogut pozitë-opozitë me prezencë të ndërkombëtarëve (grupi i miqëve të Shqipërisë), me prioritetet e prezantuara më sipër dhe rikthimi i Parlamentit dhe debatit politik në normalitetin e një vendi anëtar të NATOs.

Bashkëpunimi me trupin diplomatik në Tiranë, për zgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrim qëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet.

Bashkëpunim me OSBE dhe ODHIR, për Reformën Zgjedhore. Angazhimi pranë Komisionit Ad Hoc të Reformës Zgjedhore të një eksperti të ODHIR-it.
4. Krijimi i Senatit të Opozitës:

Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura inteletuale të artit, mjekësisë, Universiteteve, kulturës, me figuara të shquara, që janë jashtë vendit.

fatmir mediu

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026