LIVE UPDATES
Politike

"Më ftoi Rama"/ Kryebashkiaku  i Nju Jorkut zbulon arsyen e vizitës në Vlorë: Jemi në bisedime për një fluturim direkt mes vendeve

Adams gjatë qëndrimit në Vlorë ka dhënë edhe një intervistë për mediat, ku ka shpjeguar arsyet e vizitës dhe përshtypjet e tij për Shqipërinë. Kryebashkiaku i Nju Jorkut deklaroi para mediave se vendimi për të vizituar Shqipërinë lindi si një premtim personal ndaj Kryeministrit Edi Rama, me të cilin ka mbajtur kontakte gjatë detyrës si kryebashkiak.

7 Tetor 2025, 19:31 Nga E. D
"Më ftoi Rama"/ Kryebashkiaku  i Nju Jorkut zbulon arsyen e
Eric Adams

VLORË- Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbërritur ditën e sotme në Vlorë, për një vizitë katërditore në vendin tonë. Adams gjatë qëndrimit në Vlorë ka dhënë edhe një intervistë për mediat, ku ka shpjeguar arsyet e vizitës dhe përshtypjet e tij për Shqipërinë. Kryebashkiaku i Nju Jorkut deklaroi para mediave se vendimi për të vizituar Shqipërinë lindi si një premtim personal ndaj Kryeministrit Edi Rama, me të cilin ka mbajtur kontakte gjatë detyrës si kryebashkiak.

Adams më tej ka treguar se kishte parë nga afër biznese të drejtuara nga gra, kishte zhvilluar takime me drejtues lokalë dhe sipërmarrës, dhe se ishte i impresionuar nga inovacioni dhe mikpritja shqiptare. Ai zbuloi gjithashtu se janë duke u zhvilluar bisedime për hapjen e një linje ajrore direkte midis Nju Jorkut dhe Shqipërisë. 

Intervista: 

Pyetje: I keni bërë të gjithë kuriozë, pse keni ardhur në Shqipëri?

Eric Adams: Epo, disa vite më parë, im bir erdhi këtu për të performuar dhe tha se ishte një vend shumë i bukur. Gjatë viteve, në funksionin e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, kam komunikuar me kryeministrin Rama dhe i kisha dhënë fjalën se do të vija ta vizitoja Shqipërinë për të parë mundësitë e biznesit, të investimeve në turizëm dhe për të folur mbi çështjet që lidhen me sigurinë publike.

Ai më ftoi të vija. Në fakt, më ftoi gati një vit e gjysmë më parë, por atëherë nuk ishte koha e duhur për mua. Tani është momenti i përshtatshëm, sepse kam kohë të shoh inovacionin. Pata mundësinë të vizitoj një biznes të drejtuar nga gra dhe të ulem me drejtues të tjerë biznesi për të parë se si mund të përmirësojmë turizmin këtu në Shqipëri dhe në Nju Jork — dhe si mund ta përdorim inovacionin për të mundësuar që qyteti ynë të bashkëpunojë me vendin tuaj.

Por duhet ta dini edhe një gjë: Nju Jorku është “Shqipëria e Amerikës”. Ne kemi një nga komunitetet më të mëdha shqiptare, dhe shumë herë shqiptarët që jetojnë në Nju Jork më kanë kërkuar të vizitoj Shqipërinë, kështu që tani kjo është një mundësi për t’i respektuar edhe ata.

Pyetje: Nga ajo që keni parë deri tani, ia ka vlejtur koha e shpenzuar në Shqipëri? Mendoni se Shqipëria ofron mjaftueshëm mundësi që biznesmenët apo turistët amerikanë të vijnë e të investojnë këtu? Do t’ua rekomandonit Shqipërinë miqve tuaj?

Eric Adams: Po, ky është një vend i mrekullueshëm. Para së gjithash, njerëzit janë shumë miqësorë. Siguria publike është e jashtëzakonshme — mund të ecësh nëpër rrugë në çdo orë të ditës apo të natës dhe të ndihesh i mirëpritur.

Ne po shohim disa prej vendeve që duam t’ia propozojmë ekipit të turizmit të Nju Jorkut — për të tërhequr shqiptarët që të vijnë në Nju Jork, dhe njëkohësisht që njujorkezët të vijnë të vizitojnë Shqipërinë.

Jemi gjithashtu në bisedime për një fluturim direkt nga Nju Jorku në Shqipëri, diçka që e kemi bërë tashmë me Azerbajxhanin — dhe tani kemi një linjë të drejtpërdrejtë. Kështu që e shohim këtë si diçka shumë pozitive.

Pyetje: Po për Vlorën, çfarë mendoni?

Eric Adams: Është një qytet i bukur. Shpresojmë të tërheqim vlonjatët që të vijnë të vizitojnë Nju Jorkun dhe njujorkezët të vijnë të vizitojnë Vlorën./Dosja.al

eric adams

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë