LIVE UPDATES
Politike

"Të pezullohen përkohësisht disa taksa mbi karburantin"/ Deputeti Bylykbashi: Rritja e çmimeve të naftës dhe produkteve bazë po rëndon mbi qytetarët

 Në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohej projektligji për çmimin e karburantit, Bylykbashi u shpreh se krahasuar me vitin 2012, kur çmimi i naftës ishte rreth 140 lekë për litër, aktualisht ai ka arritur rreth 220 lekë për litër, ka përkeqësuar fuqinë blerëse të qytetarëve.

14 Prill 2026, 13:17 Nga D.S

"Të pezullohen përkohësisht disa taksa mbi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi se rritja e çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera bazë po rëndon ndjeshëm mbi qytetarët. Në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohej projektligji për çmimin e karburantit, Bylykbashi u shpreh se krahasuar me vitin 2012, kur çmimi i naftës ishte rreth 140 lekë për litër, aktualisht ai ka arritur rreth 220 lekë për litër, ka përkeqësuar fuqinë blerëse të qytetarëve.

Sipas tij, ndryshimet në çmim nuk lidhen vetëm me tregjet ndërkombëtare, por edhe me politikën fiskale të qeverisë. Ndër të tjera ai propozoi pezullimin e përkohshëm të disa taksave mbi karburantin deri në stabilizimin e situatës, duke e cilësuar këtë si një masë të nevojshme për lehtësimin e kostos së jetesës.

"Është një e dhënë që para katër ditësh pak a shumë ishte kjo gjendje, pra ka vazhduar të ndryshojë dhe të përkeqësohet. Por para katër ditësh ishte fuqia, ishin 97$. Njësoj ka qenë dhe në 2012-ën, në të njëjtën kohë. 97$. Në 2012-ën çmimi ishte 140 ALL për litër, të reja. Sot është, para katër ditësh me tani, pra ka vazhduar, është përkeqësuar situata, ishte 220 ALL për litër. Pra vetëm kaq të më kuptosh që ai kërbaçi është në kurriz të qytetarëve është taksat që qeveria ka vendosur mbi karburantin. Dhe kjo reflektohet menjëherë tek të gjithë çmimet e tjera.

Tani hajde shpjegojeni njerëzve pse ditën që kris konflikti, atë ditë rriten çmimet. Ne nuk është se morëm karburant, ishte aty ke depozitat te Durrësit, ishte gati. Sepse kanë gjetur dhe mënyrën që ta marrin jo me duke paguar para, e marrin në gjendje, vjen, pa paguar dhe paguajnë kur zhdoganohet, kompanitë. Pra çmimi reflekton momentin. Dhe në atë moment kur kishte plasur, ende s'kishte ndodhur, rritën çmimet.

Tani, në çdo lloj qeverie e përgjegjshme, edhe pa mekanizma karteli, unë jam absolutisht dakord me atë gjë që tha zoti Korreshi, merr masa, ndërhyn për ta zbutur situatën, sepse i përgjigjet politikisht interesit jo individual, po tashmë publik, se të gjithë ata miliona shqiptarë që e kanë këtë hall përditë, që edhe kilja e domates i ka shkuar 4000 lekë të vjetra, mos flasim për të gjithë gjërat e tjera, e ndjejnë përditë. Ne flasim këtu, atyre u duket dhe si teatër, sepse situatën e kanë. Pra, ato pak lekë që marrin pensionistët, apo ata që marrin rrogën minimale, apo kushdo tjetër, po edhe ata që kanë rroga jo të këqija, kuptojnë se sa u ka rënë fuqia blerëse që ata kanë me para nëpër duar. Tani qeveria reagon. Dhe kush është propozimi? Bëjmë një moratorium deri në 2028-ën, nuk e kemi këtë, nuk paguhet kjo. I përgjigjemi asaj.

Çfarë ndodh? Dy herë rresht kemi të njëjtën sjellje. Krijojmë një mekanizëm i cili ka një emër,  të paktën t'ia ndërroni për, mekanizmi i transparencës, i kujt? I transparencës së kartelit. Se është kartel i pastër. Po karteli është kur, është dhe një reflektim i asaj me, i konceptit të oligarkisë.

Oligarkia nuk është kush është më i pasur. Oligarkia është një grup njerëzish që mendojnë se janë më të mirë e më të zgjuar se të gjithë të tjerët dhe janë ata që vendosin. Dhe këta mblidhen dhe marrin vendime për të tjerët. Po tani të bësh, të bësh edhe shtetin që ka detyrimin t'i përgjigjet publikut, ta bësh pjesë të kësaj, nëpërmjet një mekanizmi që rregullon çmimet kartel dhe nuk i jep mundësinë njerëzve që të paktën ta uli, sigurisht pastaj këtu është një histori krejt tjetër, më e shëmtuar nuk bëhet dot.

Tani, a ka mundësi ky parlament të paktën t'i përgjigjet kësaj? Për një hall që kanë qytetarët, t'i përgjigjet nëpërmjet një mekanizmi i cili u, u heq këtë barrë, ua leton. është me një propozim me afat të caktuar, edhe sepse siç u shpjegua, ende nuk e dimë kur mbaron kriza. Ne e dimë që vjen nga jashtë, po mekanizmat i kemi ne në dorë. Pse Kosova s'e ka si ne? Pse s'e ka Maqedonia? Pse s'e ka Mali i Zi? E kemi ne më keq se të gjithë, për një gjë që siç e thashë shumë thjeshtë. Për të njëjtin çmim, në 2012-ën ishte shumë herë më i ulët se ç'është sot. Pra e vetmja arsye është taksa që ka ardhur nga 2013-ta këtej.

A ka mundësi t'ia thjeshtojmë qytetarëve, t'i kushtojë më pak buka, t'i kushtojë më pak sheqeri, t'i kushtojë më pak vaji, t'i kushtojë më pak domatja, çdo lloj perimi. Ata të cilët në përditshmërinë e tyre e dinë që nuk i del as të arrijnë gjysmës së muajit. Ju thoni jo. Jeni të gatshëm, unë e di shumë mirë propozimin që do të votohet kundër tashmë, po të paktën shqiptarët ta kuptojnë. Ore nuk po flasim as për ndryshime kushtetuese, as ku di unë çfarë. Nuk na intereson fare në këtë pikë. Përditshmëria e tyre s'ka lidhje fare me debate të sofistikuara. Të ndërhyjmë dhe t'i japim frymëmarrje, t'ia heqim lakun nga fyti. Pa u zgjatur më shumë, edhe njëherë përsëris qëndrimin tonë, ne mbështesim totalisht propozimin për pezullimin e plotë deri në periudhën e parashikuar në projektpropozim të taksave siç është paraqitur nga kolegët. Faleminderit.", tha Bylykbashi./Dosja.al

oerd bylykbashi pd komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë