LIVE UPDATES
Politike

Mbyllja e TikTok/ Berisha: Akt censure, Shqipëria është bërë narko-diktaturë

Gjatë intervistës, Berisha ka deklaruar se Rama flet me veten duke gënjyer për gjithçka. Sipas Berishës, një vendimarrje e tillë e ndërmarrë nga Rama, është akt i mirëfilltë censure elektorale.

11 Mars 2025, 14:40 Nga I.A
Mbyllja e TikTok/ Berisha: Akt censure, Shqipëria është
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Rama e ka kthyer vendin në një narko diktaturë, teksa flet për vendimin e mbylljes së platformës TikTok. Në një intervistë për Nacionale, Berisha ka kritikuar Ramën rreth vendimit për mbylljen e TikTokut.

Gjatë intervistës, Berisha ka deklaruar se Rama flet me veten duke gënjyer për gjithçka. Sipas Berishës, një vendimarrje e tillë e ndërmarrë nga Rama, është akt i mirëfilltë censure elektorale.

Intervista e Plotë:

Burim Pacolli: Tiktok po mbyllet, çka domethënë kjo për shoqërinë shqiptare?

Sali Berisha: Domethënë një akt jashtëzakonisht i rëndë për fjalën e lirë, është akt censure. Dëshmon që Shqipëria nuk është vend i lirë, është narko diktaturë. Aty ku ekziston cenzura, ekziston diktatura. E kam thënë dhe e them dhe e përsërish shumë herë. Ky akt nga Edi Rama, për Edi Ramën përbën një rikthim në praktikat e babait të tij biologjik dhe etërve të tij shpirtëror. Qytetarët duhet ta dinë se më 10 gusht 1998, i ati i Edi Ramës, ka firmosur së bashku me Ramiz Alinë, për të varë në litar publikisht poetin dissident Havzi Nela, për vargjet e tij kushtuar fjalës së lirë dhe mendimit të lirë.

Pra ata nuk toleronin mendimin ndryshe dhe varën poetin. Edi Rama nuk duron kritikat e tij që i bëjnë në Tiktok dhe merr të njëjtin akt dhe shumë më të rëndë sepse dënon, bllokon një platform që sot, sidomos për të rinjtë por për të gjithë, është nga më komodet për komunikim. Nga ana tjetër, TikTok përbën edhe mjet biznesi. Pra është ky së fundmi, ku e bazon Edi Rama vendimin e tij.

Burim Pacolli: Një nga arsyet është se mosha rinore ka akses në përmbajtje të pakontrolluar?

Sali Berisha: Atëherë ai barazon veten me Habitullahun e Kabulit dhe Ajatollahun e Iranit. Nëse ai kërkon t’i kontrollojë moshës se çfarë duhet të shohin e çka jo, kjo përbën një nga format më të egra të cenzurës. Edi Rama e ka bazuar vendimin e tij në një mashtrim publik për të cilin meriton ndjekje të rreptë penale. Edi Rama u tha shqiptarëve se vrasja e Martin Canit, erdhi nga TikToku.

Nxënësi 15 vjeçar që u vra në dyert e shkollës dhe agresori i tij, nuk kishin llogari në TikTok. Pra zënka që çoi në ngjarjen tragjike nuk kishte asnjë lidhje me TikTokun. Edi Rama kryen një mashtrim tjetër se thotë 98% e 60 e samijë prindërve të konsultuar, janë pro mbylljes, gënjeshtër e kulluar. Absolutisht e pavërtetë.

Burim Pacolli: Mendon se nuk e ka bërë fare konsultimin?

Berisha: Pa asnjë diskutim. A ka smartfon një ndikim tek fëmijët, por pavarësisht nga kjo ka anë të tjera pozivitive. Por fëmijët para TikTokut nuk kanë konsumuar orë më pak në smartfon sesa pas TikTokun. Është akt i mirëfilltë censure elektorale.

Burim Pacolli: Ju e keni shfrytëzuar TikTokun, jeni goxha aktiv, sa do të ndikojë tek ju?

Sali Berisha: Do të gjej të gjitha mënyrat për të vazhduar komunikimin tim. Një protest është thirrë kundër çenzurës. Edi Rama ekzekuton publikisht një nga mjetet më komode të komunikimit, TikTokun. Sigurisht se do gjej mënyra tjera, do përdorë një llogari ku nuk është i ndaluar TikToku. Do përdorë disa mënyra që të vazhdoj komunikimin tim me shqiptarët jashtë vendit.

Burim Pacolli: Ju me gjasë jeni prej personazheve me të ndjekura në Shqipëri, në TikTok, i keni 78 mijë folloëers. A do e përdorni Instagramin, rrjetet tjera?

Sali Berisha: Normal unë i përdorë ato me intensitet por do rikthehem edhe mediave tjera sociale, pra do të përfshij gamë më të gjërë, në mënyrë që të komunikoj sa më lirshëm me ndjekësit e mi.

Burim Pacolli: Derisa po vija këtu, mu shfaq edhe një video e pata idenë ta dëgjojmë, e Edi Ramës

(e dëgjonë bashkë videon)

Sali Berisha: Ka kaluar ky në një monolog. Kjo është gjuha e tij, ky është përjetimi i tij sepse ky po përjeton fundin, ka kaluar në botën zoologjike. Është i pashpresë fare. Bën çdo mëngjes një monolog. Dje bëri një dhe gënjente veten dhe thoshte se Edmondi më pyeti se Franci shkruan këto këto, kontrollonin gazetarët nuk kishte as Edmond as Franc në komentet e tij, por ai ia bënte pyetjet vetes. Janë ca monologje që bën me veten, sy më sy i quan.

Burim Pacolli: Larg rivalitetit politik, a e paramendon veten duke pirë kafe me Edi Ramën?

Sali Berisha: Unë e kam ftuar atë në debat, të dalim para shqiptarëve të gjitha projektet tona dhe çka kemi ne ndaj njëri tjetrit. Ai nuk guxon të dalë dhe ka kaluar në masë ekstreme. E ka gjetë me veten e tij ‘sy më sy’ dhe nuk ka më paraqitje para gazetarëve sepse gazetarët e shkatërrojnë ata. Kanë një problem familjar ata me mediat. Një mbledhje që zonja Rama ftoi në pallat të gjitha gazetaret, kur ç’të dëgjojnë fjalimin aty, ju me artikuj që helmoni burrin tim. Ai është takimi i parë dhe i fundit. Rama ka tre muaj që nuk paraqitet në asnjë

Burim Pacolli: A dëgjon muzikë?

Sali Berisha: Dëgjoj.

Burim Pacolli: Çfarë zhanri më shumë?

Sali Berisha: Më shumë rock, kam qenë shumë i lidhur me Beatles, kur ishim të ri, ato ishin filozofë. Të rinjtë në dikaturë bënin çdo lloj akti, çdo lloj gjesti që të mund të sfidonin dikaturën përmes tyne.

sali berisha

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale