LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KQZ i jep mandatin Nebiajt dhe Dodës, vendoset shpërblimi për komisionerët & numëruesit për zgjedhjet lokale

•Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dhënien e mandatit për Oriela Nebiajn dhe Petrit Dodën.•Nebiaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në botën e televizionit. • Doda do të futet në Kuvend pas largimit të Alfred Rushajt i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale. •Komisioni Qendor i Zgjedhjeve miratoi skemën e shpërblimit të Komisionerëve dhe numëruesve për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Kryetarët dhe zëvendëskryetarët e komisioneve shpërblehen sipas qendrave të votimit që kanë në juridiksionin e tyre.•Anëtari i KZAZ-së shpërblehet në vlerën 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, nga momenti i konstituimit të saj deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV) shpërblehet në vlerën 4.000 lekë. •Anëtari dhe Sekretari i KQV-së shpërblehet në vlerën 3.500 (tridhjetë e pesë mijë) lekë. •Anëtari i Grupit të Numërimit të Votave (GNV) shpërblehet në vlerën 6.000 (gjashtë mijë) lekë. •Po ashtu, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar plotësimin e vakancave në Këshillat e Bashkive në Tiranë, Gramsh, Skrapar dhe Devoll. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet lokale, KQZ vendos: Ja sa do të shpërblehen komisionerët dhe numëruesit

KQZ i jep mandatin Nebiajt dhe Dodës, vendoset shpërblimi për
KQZ

TIRANË- Komisioni Qendor i Zgjedhjeve miratoi ditën e sotme skemën e shpërblimit të Komisionerëve dhe numëruesve për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Kryetarët dhe zëvendëskryetarët e komisioneve shpërblehen sipas qendrave të votimit që kanë në juridiksionin e tyre. Anëtarët e grupeve të numërimit shpërblehen me 6000 lekë.

Anëtari i KZAZ-së shpërblehet në vlerën 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, nga momenti i konstituimit të saj deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV) shpërblehet në vlerën 4.000 lekë. Anëtari dhe Sekretari i KQV-së shpërblehet në vlerën 3.500 (tridhjetë e pesë mijë) lekë. Anëtari i Grupit të Numërimit të Votave (GNV) shpërblehet në vlerën 6.000 (gjashtë mijë) lekë.

NJOFTIMI I KQZ:

a) Kryetari dhe zëvendëskryetari i Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve shpërblehet:

i) Në vlerën 65.000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 (pesëdhjetë) qendra votimi.

ii) Në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 (pesëdhjetë) deri në 80 (tetëdhjetë) qendra votimi.

iii) Në vlerën 120.000 (njëqind e njëzet mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më shumë se 80 (tetëdhjetë) qendra votimi.

b) Sekretari i KZAZ-së, nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve:

i) Në vlerën 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 (pesëdhjetë) qendra votimi.

ii) Në vlerën 95.000 (nëntëdhjetë e pesë mijë) lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 (pesëdhjetë) deri në 80 (tetëdhjetë mijë) qendra votimi.

iii) Nëvlerën118.000(njëqindetetëmbëdhjetëmijë)lekë,përKZAZ-tëtëcilatkanë në juridiksionin e tyre më shumë se 80 (tetëdhjetë) qendra votimi.

c) Anëtari i KZAZ-së shpërblehet në vlerën 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë, nga momenti i konstituimit të saj deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

ç) Kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV) shpërblehet në vlerën 4.000 lekë.

d) Anëtari dhe Sekretari i KQV-së shpërblehet në vlerën 3.500 (tridhjetë e pesë mijë) lekë.

dh) Anëtari i Grupit të Numërimit të Votave (GNV) shpërblehet në vlerën 6.000 (gjashtë mijë) lekë.

3 VITE ME PARE

KQZ vendos plotësimin e vakancave në Këshillat e Bashkive Tiranë, Gramsh, Skrapar dhe Devoll

KQZ i jep mandatin Nebiajt dhe Dodës, vendoset shpërblimi për
KQZ

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar plotësimin e vakancave në Këshillat e Bashkive në Tiranë, Gramsh, Skrapar dhe Devoll. 

Plotësohen tre vakancat:

-Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Gramsh, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë së Gjelbër, zj. Gerta Nuri Muça.

-Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Anxhela Ilirjan Bakiasi”.

-Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Skrapar, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Anila Zeni Ajdini”.

-Bashkia Devoll- Megi Babi

3 VITE ME PARE

KQZ i jep mandatin e deputetit Ori Nebiajt dhe Petrit Dodës, zëvendësojnë Grida Dumën dhe Alfred Rushajn

KQZ i jep mandatin Nebiajt dhe Dodës, vendoset shpërblimi për
KQZ

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotm dhënien e mandatit për deputetët e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj dhe Petrit Doda.

'KQZ ka kërkuar informacion nga zyra e gjendjes civile, që s’ka kthyer përgjigje. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore rezulton se nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë. Mandati i Rushajt, i përket Petrit Dodës. Miratohet dhënia e mandatit të deputetit të Petrit Doda.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka dërguar verifikimet ku rezulton se nuk është i dënuar me vendim penal të formës së prerë. Mandati i Dumës, i përket Oriela Nebiajt. Miratohet dhënia e mandatit të deputetit Oriela Nebiaj.'- tha përfaqësuesi i KQZ-së.

Nebaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila la mandatin e deputetes për t’u angazhuar në botën e televizionit. Doda do të futet në Kuvend pas largimit të Alfred Rushajt i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.

oriela nebiaj petrit doda

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet