LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja e kryesisë së PD-së, Flutura Açka: Ora politike e Berishës ka përfunduar, ja tre propozimet e mia

Açka po ashtu ka kritikuar disa vendime të marra nga PD-ja që nga humbja e zgjedhjeve, mosdalja me kandidatë në të gjithë Shqipërinë dhe mungesa e një analize për humbjen.

8 Qershor 2023, 11:36 Nga I.A
Mbledhja e kryesisë së PD-së, Flutura Açka: Ora
Flutura Acka

TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka ka publikuar fjalimin e saj në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të vulës. Me anë të një postimi në Facebook, Açka shkruan se në mbledhje ka dhënë tre propozime të kryesisë së PD Elbasan, për regjistrimin e anëtarësisë dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. Për bashkimin me PD-në e Berishës, Açka ka deklaruar se atij i ka kaluar koha dhe se nuk mund të jetë kryetari i PD-së. Açka po ashtu ka kritikuar disa vendime të marra nga PD-ja që nga humbja e zgjedhjeve, mosdalja me kandidatë në të gjithë Shqipërinë dhe mungesa e një analize për humbjen.

Postimi i Plotë:

Kur hyra në sallë, dikush prej jush më tha me gëzim se sa mirë që kisha ardhur, sepse po i sillja ca poezi kësaj mbrëmjeje të zymtë. Në të vërtetë, u duk si e zymtë në fillim, por me sa po shoh, është një mbrëmje plot pathos. Të jem e sinqertë me ju, më ka ndodhur ndonjëherë që kolegë të mi në politikë, madje ka edhe në këtë sallë, të më thonë se unë nuk jam politikane. E vërtetë është. Dikush, emri i të cilit nuk më kujtohet tani, ka thënë diku se “politika është një gjë aq serioze, sa nuk mund t’i lihet në dorë politikanëve”. E shpjeguar kështu, ndihem shumë mirë që nuk jam politikane. Nuk duhet t’i kthehem sërish çështjes së debatit mbi kandidaturat për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 14 majit, pasi e kam shpjeguar disa herë edhe me detaje qasjen time. I mbetem mendimit se ka qenë e gabuar që nuk dolëm me kandidatët tanë kudo, sigurisht shumë kohë përpara, pra në kohën e duhur, në mënyrë që ta kishim më të lehtë të negocionim në fund edhe me Rithemelimin për kandidatë të përbashkët. Kam qenë mes atyre që kam bërë thirrje që në situatën e krijuar para regjistrimit të kandidaturave, demokratët të gjenin zgjidhjen mes tyre, gjë që nuk ndodhi dhe ky është një debat i gjatë. Duke mos nxjerrë kandidatë, ne i treguam shqiptarëve se sa të dobët ishim, dhe pavarësisht arsyeve të drejta, ky ishte perceptimi, dhe rezultati.

Demokratët i shoh shumë të lodhur, aq sa është e vështirë t’u shpjegosh se çfarë do të bëjmë të gjithë bashkë pas humbjes së thellë të 14 majit. Po çfarë bëmë në fakt ne pas humbjes së 14 majit? Në vend që të mblidheshim menjëherë dhe të diskutonin se pse humbëm dhe se ç’do të bëjmë më tej me këtë parti, ne prodhuam ngjarje pas ngjarjesh dhe e çoroditëm opinioni publik, në mënyrë që ai të mos merrej me analizën e humbjes së opozitës, të humbjes që pësoi veçanërisht koalicioni opozitar, pra vetë Berisha. Mund të ishin të gjitha të rastësishme, por ato e akomoduan Berishën. Pse nxituam aq shumë, nuk prisnim dot ne disa ditë? Filluam qysh të nesërmen të mblidhnim firma lart e poshtë për të hequr Enkelejd Alibeajn si kryetar i grupit parlamentar, i cili do të ikte gjithsesi. Tri ditë u mor media me ne, me firmat tona lart e poshtë. Menjëherë dha dorëheqjen kryetari i komanduar, mbase nën këtë trysni që po them. Unë nuk e di të vërtetën e dorëheqjes së tij, sepse e gjykoj të nxituar, por disa ditë sërish media u mor me këtë ngjarje. Pas saj menjëherë u vendos kryesimi i grupit parlamentar nga z. Bardhi dhe edhe kjo mori disa ditë kohë në media. Të gjitha këto e shfokusuan vëmendjen nga humbja që duhej të diskutohej gjerësisht në publik, por media sërish u mor me ne.

I respektoj kolegët që flasin për bashkim, se nuk duhet të kalojmë në zgjedhje në parti dhe ristrukturimin e partise në të gjitha nivelet pa u bashkuar me parë. Po si do të bashkohemi, na e thoni se si do të ndodhë kjo, dhe  kur do të ndodhë? Ju nuk e doni më shumë se unë Sali Berishën, por unë kam nevojë ta shoh të vërtetën në sy për të gjithe ne. Nuk jam marrë kurrë me Non Grata-n e tij, por jam e bindur në një gjë që e kam thënë publikisht shpesh: ora politike e zotit Berisha ka mbaruar dhe ai nuk mund t’i çojë demokratët në fitore, aq më shumë me këtë frymë që kemi mes nesh. Sikurse shumë prej jush, edhe unë jam ndier shpesh e fyer nga etiketimet e shëmtuara që na janë bërë poshtë e lart. Nuk po qahem, por po shpjegohem për fjalët me të cilat jemi etiketuar: lëvozhga, të shitur, paterica, e gjithfarë. Si mund të bashkohesh me këtë lloj mjedisi që është krijuar? Siç ju thashë, demokratët janë shumë të lodhur, madje edhe nervozë me ne. Këto ditë u mblodh grupi parlamentar ku unë nuk mora pjesë dot, pasi isha në një shërbim jashtë vendit. Aty është marrë një vendim për të cilin nuk di ç’të them nëse do ta miratoja në të gjithë paragrafët e tij, por meqenëse është vendim shumice, nuk e përjashtoj dot. Në të kanë marrë pjesë edhe dy kolegë të mi të nderuar deputetë të Elbasanit dhe nuk e di nëse jua kanë transmetuar atë ditë në mbledhje propozimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Degës Elbasan të mbledhur para disa ditësh. Ja si është e vërteta:

Për shkak të disa intervistave dhe titujve të portaleve dhe meqenëse ishim para kësaj mbledhjeje të Kryesisë së PD-së, disa prej anëtarëve të Kryesisë së PD-së Dega Elbasan, më telefonuan të shqetësuar dhe kërkuan me këmbëngulje mbledhjen e Kryesisë së Dedës së PD-së Elbasan. Me mirëkuptim të plotë mes anëtarëve, në mbledhje u morën vendime dhe u kërkua me insistim në prani të të tre ne deputetëve ta përcjellim propozimin e tyre për organizimin e Partisë Demokratike këtu. E lidhur me ta fort në ketë qëndresë të gjatë që kemi bërë bashkë, e kam ndier për detyrim të shënoj me kujdes propozimin e tyre, të cilin kam detyrimin t’jua bëj me dije sot. Dega e PD-së Elbasan kishte ndër rezultatin më të mirë në zgjedhjet e 14 majit, dhe edhe pse mes humbjes së përgjithshme nuk ka vend për ndonjë entuziazëm, këtë rezultatin relativisht të mirë të marrë prej punës dhe qëndreës së tyre, e vlerësoj shumë. Pas diskutimeve kryesia e Degës Elbasan bëri tre propozime për t’ia sugjeruar Kryesisë e PD-së, arsye edhe pse jam këtu sonte: -Të kryehet certifikimi i anëtarësisë menjëherë, proces që do të dojë, sipas tyre, 2-3 javë intensive pune. -Të hapet gara për kryetarin e Partisë Demokratike dhe zgjedhja të bëhet brenda mesin apo fundit të muajit korrik 2023 konform rregullave të përcaktuara në statutin e Partisë Demokratike.

-Gara për zgjedhjen e kryetarit të PD-së të jetë e pastër e të mos përsëritet kurrësesi ngjarjet e shëmtuara që kanë ndodhur në zgjedhjet e verës së vitit 2021 për kryetar partie. Pastërtia e garës duhet të jetë kusht, nëse dëshironi mbështetjen tonë. Pra, që të konkludoj, duke e lidhur çdo proces në Partinë Demokratike me 2 B-të ku kemi mbetur peng, ne e kemi mbledhur partinë, e kemi zvogëluar shumë. E kam parë zotin Basha që ka dalë këto javët e fundit në takime nëpër Shqipëri. Unë nuk do t’ia kisha këshilluar ta bënte këtë që po bën. Më duket një imitim i asaj që ka bërë dikur zoti Berisha, por zoti Berisha bënte Foltore, zoti Basha po bën Dëgjimore. Mund ta bënte këtë nëse do të hynte në garë, pikërisht atëherë kur të hynte në garë. Por ky është një problem i tij. Sot po flasim për procesin dhe ai nuk duhet të lidhet me asnjë emër, do të hyjmë apo jo në zgjedhjet për kryetarin e partisë. Pasi nëse nuk e kemi kryetarin e partisë, demokratët nuk vendosin të rrinë me ne apo jo, pasi nuk dinë me kë ta lidhin përfshirjen e tyre, as ata nga jashtë kur të vijë koha për ta hapur partinë, një gjë që duhet ta bëjmë brenda disa muajve dhe me cilësisht të lartë dhe me garë. Vetëm gara e ndershme, do të na nxjerrë me dinjitet para demokratëve, përndryshe vetëm do të përsëritim veten. Ne nuk duhet të bëjmë një parti antiBerishë, siç shpesh dëgjoj të thuhet e të veprohet. Ne duhet ta ringrejmë, ta bëjmë të besueshme dhe fituese Partinë Demokratike.

flutura acka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet