Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zhulali është shprehur se këshilltarët bashkiakë ende nuk kanë marrë dokumentin që tregon emërimin zyrtar të kryetarit të deleguar të bashkisë nga Erion Veliaj.
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës po zhvillon ditën e sotme mbledhjen e radhës. Pasi kryetarja e deleguar e bashkisë, Anuela Ristani ka përfunduar fjalën, këshilltarja demokrate, Ilda Zhulali i ka drejtuar disa pyetje.
Zhulali është shprehur se këshilltarët bashkiakë ende nuk kanë marrë dokumentin që tregon emërimin zyrtar të kryetarit të deleguar të bashkisë nga Erion Veliaj. Më tej, këshilltarja demokrate shprehet po ashtu se ka kërkuar interpelancë me Ristanin lidhur me takimin e organizuar në sheshin "Skënderbej" me kryeministrin Edi Rama dhe punonjësit e bashkisë.
Zhulali iu drejtua Ristanit duke e pyetur se me çfarë tagri ligjor i dha kryeministrit të drejtën për të qenë në funksionët e kryetarit të bashkisë Tiranë, kur kjo është e ndaluar me ligj dhe Kushtetutë?
"Edhe një herë zonja kryetare mbetem në pritje. Ju lutem na përcillni shkresën e protokolluar në bashkinë Tiranë që bën emërimin zyrtar të kryetarit të deleguar të bashkisë nga zoti Erion Veliaj. Nëse nuk vjen ky dokument çdo gjë tjetër këtu dhe çdo shkresë që na ka ardhur ne është e pavlefshme. Duam shkresën kush e drejton zyrtarisht bashkinë Tiranë.
E dyta, kemi kërkuar interpelance për takimin e zonjës Ristani me kryeministrin në sheshin “Skënderbej”. Une dua të di nga zonja Ristani kush e organizoi këtë takim, sa u shpenzua për këtë takim. Kush i thirr drejtorët dhe punonjësit e bashkisë në këtë takim? Dhe me çfarë tagri ligjor i dhatë kryeministrit të drejtën për të qenë në funksionët e kryetarit të bashkisë Tiranë, kur kjo është e ndaluar me ligj dhe Kushtetutë?", tha Zhulali.
Ndërkohë në përgjigjen e saj, Ristani tha se delegimi zyrtar ekziston pasi puna nuk do të kishte vazhduar nëse do ishin në rrethana të paligjshme. Më tej tha se përsa i përket aktiviteteve unë nuk ka autoritetin të emëroj asnjë person si kryetar bashkie.
"E para nuk do të isha këtu dhe puna nuk do të vazhdonte nëse do ishim në rrethana të paligjshme, si ju aludoni. Absolutisht nuk ka asnjëlloj pengese për asnjelloj shkrese. Përsa i përket aktiviteteve unë nuk di të kem autoritetin të emëroj kryetarë bashkie. Unë mbaj përgjegjësi që nuk e kam bërë këtë gjënë. Për çdo gjë për cdo interpelancë jam e gatshme në çdo moment.", tha Ristani.
erion veliaj TIRANË- Gazetari Isa Myzyraj në një postim në rrjetet sociale shkruan se në aktet e SPAK thuhet se kryebashkiaku Eri...
lulzim basha TIRANË- Kryetari i "Koalicionit Euroatlantik", Luzim Basha ka ndarë në rrjetet socialie një video ku shihet me një p...
foto nga takimet KOSOVË- Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka kritikuar kryeministrin Edi...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të ministrit të Brendshëm Ervin H...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokrati Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp nga selia e PD komentoi edhe lajmin pë...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli ndër të tjera sot edhe për Bibliotekën Kombëtare. Ai t...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se pas 11 majit, qeveria e PD-së do të fillojë negociata t&...
Foto ilustruese KOSOVA- Rreth dy javët e mbetura deri te mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës janë të mj...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ka q...