LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja e grupit parlamentar të PD, Berisha: Është krijuar një frymë optimizmi dhe besimi, nuk është parë që nga viti 1991

Kryedemokrati tha se ka ngjashmëri mes Shqipërisë 2025 dhe Shqipërisë 1991. Berisha tha se këto ngjashmëri evidentohen te kërcënimi i lirisë, agresioni ndaj opozitës dhe varfëria ekstreme.

26 Shkurt 2025, 12:50 Nga r.ll
Mbledhja e grupit parlamentar të PD, Berisha: Është krijuar
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë angazhimin e drejtuesve qëndrorë dhe lokalë të PD në takimet me emigracionin dhe diasporën në Europë dhe në botë.

Kryedemokrati tha se ka ngjashmëri mes Shqipërisë 2025 dhe Shqipërisë 1991. Berisha tha se këto ngjashmëri evidentohen te kërcënimi i lirisë, agresioni ndaj opozitës dhe varfëria ekstreme. Ai u shprehet se nëse Shqipëria nga viti 2013 deri në vitin 2025 do kishte ndjekur trendin e rritjes së rrogave sot pensionet do të ishin 450 euro dhe rroga minimale 800 euro.

Sipas tij janë këto dy faktorë, që Partia Demokratike ka konstatuar këtë frymë vullneti për ndryshimin e nevojshëm në Shqipëri. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS :

Përshëndetje të përzemërta, falënderime dhe mirënjohje për të gjithë angazhimin tuaj. Për të gjithë angazhimin e drejtuesve qëndrorë dhe lokalë të PD në takime intensive, të frytshme me emigracionin dhe diasporën në Europë dhe në botë.
Si dhe për punën që po bëhet me strukturat e PD në të gjitha qarqet e vendit për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Mendoj se puna që keni bërë dhe po bëni është shumë e vlefshme, shumë e rëndësishme për fitoren e PD. Është arritur të krijohet një frymë optimizmi, vendosmërie dhe besimi, e cila nuk është parë ndonjëherë që nga viti 1991. Disa kohë më parë, duke bërë analizën e disa elementëve, unë krijova bindjen se ka disa ngjashmëri, sado që Shqipëria e vitit 2025 me Shqipërinë e vitit 1991 është vite drite larg, përsëri ka ngjashmëri të dhimbshme midis asaj periudhe dhe kësaj periudhe.

Ngjashmëritë janë thjesht, së pari ka kërcënim të lirisë. Ka një agresion ndaj opozitës, arrestime, burgosje, marrje mandatesh. Këto nuk ishin në vitin 1991. Nuk na burgosnin drejtuesit kryesorë, pavarësisht se i kishin të gjitha mundësitë, por këtë nuk e bënë. Kurse Edi Rama në traditën e diktaturës së etërve të tij, nuk ndalet para asgjëje. Po kështu marrja e mandateve, burgosja e deputetit. Pra, të gjitha këto kanë zgjuar në mendjen e njerëzve të shkuarën e hidhur të atyre që e kanë përjetuar. Tek të tjerët, jetojnë në vende të lira dhe e shohin që nuk ka... Imagjinoni emigrantët në Itali, sikur të shihnin tre liderët e opozitës, dy në arrest, tjetri në ndjekje penale. Apo në Gjermani apo në vendet e tjera. Kështu që kjo ngjashmëri...

Dhe së dyti, varfëria ekstreme. Shumë herë më e madhe se ç’ishte, çka përbën një barrë edhe shpirtërore, edhe materiale, edhe ekonomike për të gjithë emigracionin dhe diasporën tonë. Në qoftë se Shqipëria nga viti 2013 deri në vitin 2025 do kishte ndjekur trendin e rritjes së rrogave, sot pensionisti nuk do merrte në Mal të Zi 450 euro, do merrte në Shqipëri 450 euro. Sot rroga minimale në Shqipëri nuk do ishte 400 euro, por do ishte sa ç’është në Rumani, 800 euro. Pra, mirëpo kjo është një barrë, sepse këta njerëz detyrohen të çojnë njerëzve të tyre në shtëpi për të blerë kafshatën, për të blerë ilaçet. Pra, janë këto dy faktorë, mendoj unë, që kemi konstatuar këtë frymë të fuqishme vullneti për ndryshim në Shqipëri.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet