LIVE UPDATES
Politike

“Mbetet veç dyshim”: Si u rrëzua hetimi për tenderin e pakove ushqimore gjatë pandemisë

Tenderi përfundoi në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, pas një kallëzimi të Partisë Demokratike që pretendonte se dy kompanitë fituese ishin paracaktuar dhe se asnjëra prej tyre nuk kishte eksperiencë të mëparshme me kontrata të mëparshme të tregtisë së ushqimeve apo të pajisjeve për mbrojtjen nga COVID-19.

4 Mars 2023, 19:35 Nga k.m.
“Mbetet veç dyshim”: Si u rrëzua hetimi për
Olta Xhaçka

Në mars të vitit 2020, kur vendi ishte në karantinë për shkak të emergjencës së krijuar nga COVID-19, Ministria e Mbrojtjes nisi paralelisht procedurat për blerjen e paketave ushqimore në ndihmë të familjeve në nevojë si dhe të pajisjeve mbrojtëse për Forcat e Armatosura të angazhuara në terren. Ministria e Mbrojtjes vendosi t’i blejë këto produkte përmes një procedure me negociim, pa shpallje paraprake të një kontratës me dy lote dhe me një vlerë totale prej 1.2 milionë eurosh.

Fitues i lotit për blerjen e paketave ushqimore për shtresat në nevojë u shpall dega në Shqipëri e kompanisë maqedonase, Eurovia, me një vlerë prej 838 mijë euro, ndërsa loti për materialet mbrojtëse u fitua nga kompania Xpert Systems në shumën e 331 mijë eurove. Tenderi përfundoi në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, pas një kallëzimi të Partisë Demokratike që pretendonte se dy kompanitë fituese ishin paracaktuar dhe se asnjëra prej tyre nuk kishte eksperiencë të mëparshme me kontrata të mëparshme të tregtisë së ushqimeve apo të pajisjeve për mbrojtjen nga COVID-19.

Pas hetimit 1-vjeçar, SPAK i dha të drejtë kallëzimit të Partisë Demokratike dhe vlerësoi se dy subjektet private ishin favorizuar, duke çuar në gjyq tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për shkelje të barazisë në tender si dhe drejtorin e komanduar të Rezervave të Shtetit për shpërdorim detyre. Por Gjykata e Posaçme shpalli moskompetencën dhe e kaloi çështjen në Gjykatën e Tiranës, ku zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes u shpallën të pafajshëm në korrik të vitit 2022 me argumentin se “fakti penal nuk ekziston”.

Qeveria shqiptare ndërmori një operacion humanitar për t’iu përgjigjur emergjencës së krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe sipas kryeministrit Edi Rama, mbi 400 mijë familje u asistuan nga qeveria përgjatë periudhës mars-maj 2020.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi asokohe se rreth 226 mijë familje u ndihmuan me paketa ushqimore dhe jo-ushqimore falas, por një investigim i BIRN i publikuar në korrik të vitit 2020 zbuloi se pjesa më e madhe e paketave ushqimore falas u mblodhën si donacione nga shoqatat dhe kompanitë e biznesit.

Tenderi i shpallur më 25 mars 2020 nga Ministria e Mbrojtjes kishte për qëllim kryesor të siguronte produktet ushqimore në funksion të këtij operacioni humanitar – por përfundoi në SPAK si i dyshuar për paracaktimin e fituesve.

Në mars 2021, SPAK kërkoi gjykimin e tre anëtarëve të KVO-së, Ylli Imeri, Dafina Keça dhe Andrea Dapaj për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” dhe të drejtorit të komanduar të Rezervave të Shtetit, Sokol Zaimi për “shpërdorim detyre” – por u rrëzua në Gjykatën e Posaçme.

Më 8 prill 2021, Gjykata e Posaçme e kaloi çështjen për kompetencë në Gjykatën e Tiranës.

Në procesin gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, anëtarët e KVO-së e justifikuan procedurën “me negocim pa shpallje” me nevojën e emergjencës për artikujt e përcaktuar në tender, ndërsa shtuan se një procedurë prokurimi normale do të zgjaste maksimalisht 2 muaj.

Ata kanë shtuar gjithashtu se kishin ftuar pesë operatorë ekonomikë, por kishin zgjedhur më pas operatorët që kishin pasur më parë kontrata të suksesshme me Ministrinë e Mbrojtjes.

Pyetjes së prokurorisë se çfarë metode ka përdorur KVO për të provuar saktësinë, origjinalitetin dhe vërtetësinë e faturave të operatorit ekonomik EUROVIA sh.p.k., e cila ka depozituar fatura që i përkasin një shteti tjetër, anëtarët e KVO-së i janë përgjigjur se në fazën e parë garant ka qenë serioziteti i operatorit në eksperienca të mëparshme të suksesshme me Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërsa kur është shpallur fitues, ka dorëzuar dokumentacion të noterizuar dhe në këtë rast sipas të hetuarve, garant ka qenë noteri.

Nga verifikimi tabulateve telefonike të anëtarëve të Njësisë së Prokurorimit dhe KVO-së, ka rezultuar se disa prej tyre kanë pasur komunikime të drejtëpërdrejta me përfaqësues të kompanive fituese, disa ditë ose një ditë përpara se të zhvillohej tenderi. Për periudhën e analizuar nga prokuroria në kuadër të këtij hetimi, kanë rezultuar edhe komunikime telefonike të kryera mes përfaqësuesve të operatorëve ekonomikë që janë shpallur fitues, EUROVIA sh.p.k dhe Xpert-Systems sh.p.k. Të hetuarit kanë deklaruar se komunikimet kanë pasur të bëjnë me disa probleme në lidhje me zbatimin e kontratave të mëparshme me këto kompani.

Nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se dy kompanitë fituese kanë shtuar në objektin e punës së tyre aktivitete që lidheshin me kriteret e tenderit vetëm pak kohë para zhvillimit të procedurës – por gjatë deklarimeve në prokurori ata pretenduan se e kishin diversifikuar aktivitetin për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Ndërsa Zaimi u akuzua se në cilësinë e drejtorit të komanduar të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezarvave Materiale të Shtetit, ka pasur detyrimin që procesverbalin e mbajtur mbi testimin e tregut me qëllim dokumentimin e përllogaritjes së fondit limit, ta ballafaqonte me katalogët e standarteve dhe çmimeve të Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara dhe pastaj t’i dërgonte në MInistrinë e Mbrojtjes. Sipas prokurorisë, mungesa e këtij verifikimi ka sjellë si pasojë përllogaritjen e fondit limit për lotin e parë në një vlerë më të madhe, në masën 5 milionë lekë. Megjithatë, në vendimin e gjykatës thuhet se prokuroria e Tiranës është tërhequr më pas nga kjo akuzë me argumentin se nuk provohej.

Argumentet për pafajësinë

Në vendimin e shpallur nga gjyqtari Kujtim Vraniçi arsyetohet fillimisht se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk ka qenë para rastit të skualifikimit të detyrueshëm për të dy shoqëritë fituese të tenderit.

“…Pasi nuk ekzistonte asnjë nga rastet e parashikuara në nenin 45 të ligjit, një dënim me vendim gjyqësor penal si për veprat penale të caktuara, ashtu edhe në fushën profesionale; proçes falimentimi apo likujdimi; mospërmbushje të detyrimeve fiskale; dhënie  të informacionit të rremë apo përjashtim me vendim të Agjensia e Prokurorimeve Publike nga prokurimet”, argumenton gjyqtari.

Ai thekson gjithashtu se në kërkesën e prokurorisë nuk parashtrohet asnjë shkelje e të pandehurve që të ketë të bëjë me mosverifikim apo pranim të dokumentacionit jo ligjor në lidhje me plotësimin e këtyre kërkesave nga operatorët ekonomikë.

Shtimin e veprimtarive që përkonin me ato çfarë kërkonte tenderi, pak përpara se të zhvillohej kjo procedurë me negocim nuk është gjetur problematike prej gjykatës.

“Në asnjë dispozitë të ligjit nuk është parashikuar shprehimisht si kriter vlerësues apo skualifikues, momenti i ndryshimi apo shtimi i fushave të veprimtarisë së shoqërisë tregtare dhe për rrjedhojë detyrimisht komisioni të duhej të verifikonte këtë moment të shoqërive tregtare..,”-shtohet në vendim.

Sipas Vraniçit, organi i akuzës nuk ka konsideruar faktin se shoqëria e huaj EUROVIA sh.p.k. ka kryer furnizime të ngjashme dhe se shtimi i aktivitetit është pasqyruar në datë të vonshme te dega e saj në Shqipëri. Për shoqërinë tjetër fituese konstatohet se e kishte kryer shtimin e aktivitetit që në nëntor të vitit 2020, duke arritur të kryejë furnizime për shkak të situatës së pandemisë.

Në arsyetimin e gjykatës konstatohet se faturat tatimore të shitjes që provojnë kryerjen e furnizimeve të ngjashme prej shoqërive fituese, nuk janë pretenduar apo kundërshtuar për falsifikim, fiktivitet apo pavlefshmëri. Vraniçi evidenton se shoqëria e huaj EUROVIA shpk, ka deklaruar se, me faturat tatimore të shitjes, të paraqitura provohej furnizimi i ngjashëm i kryer më parë prej saj. Gjykata nuk konkludon shkelje penalizuese as lidhur me faktin se kjo shoqëri e ka fituar tenderin me dokumente në gjuhë të huaj, të papërkthyer e të palegalizuar.

“…Edhe nëse do të konsiderohej si shkelje apo pakujdesi, që fatura tatimore në gjuhë të huaj nuk ka qenë e përkthyer, në momentin qe është paraqitur në formën e duhur dhe verifikuar para lidhjes së kontratës, është një shkelje e tillë që nuk ka cënuar procedurën e prokurimit apo të këtë sjellë pasoja për shtetin apo operatorët e tjerë ekonomike”, vlerëson Vraniçi dhe shton se KVO edhe nëse nuk do t’i kishte pranuar dokumentet e papërkthyera, do të duhej t’i kishte lënë kohë operatorit ekonomik.

Në vendim konstatohet se nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar që operatorët ekonomikë fitues të kenë paraqitur të dhëna të rreme, që do të kishte sjellë shkeljen e ligjit për prokurimet. Vraniçi vëren se prokuroria nuk provoi se veprimet e të pandehurve kanë sjellë dëm ekonomik në dëm të shtetit apo operatorëve të tjerë ekonomikë. Megjithëse gjykata pranon se provohet se mes të pandehurve dhe përfaqësuesve të shoqërive ka pasur komunikime telefonike, para dhe pas zhvillimit të tenderit, por i cilëson si shkelje administrative, pasi nuk është dokumentuar përmbajtja e bisedave.

“Por që të pandehurit, kanë kryer veprime të kundërligjshme, gjatë përmbushjes së detyrave të tyre funksionale, si nënpunës publike, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme, nga zhvillimi i tenderit, duke paracaktuar, zgjedhur dhe hyrë në marrëveshje me operatorët ekonomike, që këta të përzgjidheshin si fitues të tenderit, mbetet veç dyshim”, shprehet Vraniçi dhe e cilëson si një dyshim që mbetet i paprovuar me prova.

Ashtu si dhe kanë pretenduar të pandehurit, gjykata çmon se për shkak të procedurave të ndryshme të prokurimit apo ekzekutimit te kontratave të mëparshme me operatorët ekonomike, mundet edhe të kenë pasur komunikim në lidhje me njoftimin e procedurave apo ekzekutimin e kontratave.

Në përfundim, gjykata vlerëson se bazuar në provat e administruara nuk provohet se të pandehurit, qoftë si punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes apo edhe anëtarë të KVO-së, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve kanë shkelur ligjin dhe aktet nënligjore për prokurimet publike, për përfitime materiale ose jomateriale të padrejta ose që të kenë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të përsonave të tjerë juridikë.

Bazuar në këto arsyetime, Vraniçi ka vendosur t’i deklarojë të pafajshëm tre anëtarët e KVO-së, si dhe Zaimin, për të cilin u tërhoq vetë prokuroria nga akuza./BIRN

olta xhacka

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës