6 Nëntor 2024, 19:43
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Berisha u shpreh se kundër Donald Trump-it u përdorën aktet më të rënda, ku u dëmtua dy herë në mënyrë mizore jeta e tij, vetëm e vetëm që ai të mos ishte presidenti i 47-të i SHBA-ve. Berisha gjithashtu u shpreh se ndaj Donald Trump lëshoheshin etiketat më të pamerituara.
"Miq, dua të jem i sinqertë me ju. Nuk kisha asnjë parashikim timin, sepse siç e patë ju kundër Donald Trump-it u përdorën aktet më të rënda. U dëmtua dy herë në mënyrë mizore jeta e tij, vetëm e vetëm që ai të mos ishte presidenti i 47-të i SHBA-ve. Nga ana tjetër, ndaj tij lëshoheshin etiketat më të pamerituara. Një njeri që qeverisi, drejtoi Amerikën për 4 vite dhe që nuk burgosi, nuk paditi një gazetar të vetëm, kundërshtar të tij, një njeri që i bëri amerikanët më të pasur, më të sigurtë, e demonizonin çdo ditë në shkallën më ekstreme me epitetet nga më të turpshmet.
Mblidhnin mbarë botë të shprehej kundër tij. Edi Rama organizonte takime gjoja me diasporën për të lobuar për kundërshtarin politik etj, etj. Pra, nuk ishte e mundur për mua të parashikoja se cili do të ishte fitimtari, por kodi i nderit dhe i marrëveshjes kërkonte që unë t’u qendroja atyre, pavarësisht nga çdolloj rezultati dhe çdlloj çmimi. Nuk e bëra deklaratë për veten time, jo absolutisht. E bëra për ju, demokrate dhe demokratë, për opozitaret dhe opozitarët. E bëra për për shqiptarët dhe shqiptaret.
E bëra për ju, sepse ai që mund të quhet kovodi moral i kohërave, Xhorxh Soros dhe doktrina e tij kanë shndërrua Shqipërinë në laboratorin eksperimental të shkatërrimit të vlerave, të shkatërrimit të familjeve, të ndërtimit të narkoshtetit, të përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria. Atë prononcim, atë thirrje për anëtarët e PD, mbështetësit e saj në SHBA, nuk e bëra për veten time, as për të ndërhyrë në zgjedhje të kujt, por e bëra sepse Shqipëria, republika e drogës dhe e Xhorxh Sorosit përjetoi një nga krimet më të rënda, dramat më të mëdha, grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare," tha Berisha.
sali berisha
Politike
6 Nëntor 2024, 19:23
I.A
Donald Trump
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha shprehu sot urimet e tij të përzemërta për presidentin e ri të SHBA,...
Politike
6 Nëntor 2024, 18:32
ZH.LL
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi
TIRANË- Qeveria në një vendim të Këshillit të Ministrave, ka vendosur të shtojë fondi...
Politike
6 Nëntor 2024, 16:23
I.A
Trump dhe Rama
TIRANË- Donald Trump është bërë sot padyshim njeriu më i fuqishëm i botës, me fitoren absolute ...
Politike
6 Nëntor 2024, 15:41
ZH.LL
Berisha, Kushtetuesja
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidh...
Politike
6 Nëntor 2024, 15:22
I.A
Ervin Salianji
FIER- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar dëshminë publike të Albert Veliut, i njohur si Babalja disa...
Politike
6 Nëntor 2024, 14:40
N.F
Takimi
TIRANË- Tirana ditën e sotme priti Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore (South East Defence Ministerial - SEDM), i c...
Politike
6 Nëntor 2024, 14:08
N.F
Takimi
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ditën e sotme ka mbledhur Komitetin e Menaxhimit të Sezonit Turistik në...
Politike
6 Nëntor 2024, 14:13
r.ll
donald trump
SHBA- Gjatë fjalimit të fitores në Florida, republikani Trump tha para simpatizantëve të tij se Amerika i kishte dh&e...
Politike
6 Nëntor 2024, 13:44
r.ll
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka publikuar vendimin e Gjykatës Administrative që ka vendosur shfuqizimin e përjashtimi...
Politike
6 Nëntor 2024, 12:53
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin ...