6 Nëntor 2024, 16:23
Nga I.A
Trump dhe Rama
TIRANË- Donald Trump është bërë sot padyshim njeriu më i fuqishëm i botës, me fitoren absolute të zgjedhjeve në SHBA. Urimet nisën furishëm për Trump edhe pse votat nuk kanë mbaruar së numëruari. Ndër urimet e para për Trump ka qenë dhe i kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti atë një fitore të jashtëzakonshme. Ndërkohë që mes urimit, Rama e ka konsideruar nder që të punonte bashkë me të në mandatin e parë të Trump si President.
"Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm", shkruan Rama.
Por, nëse kthehemi pak vite më parë, ka qenë po Kryeministri Rama, i cili ka deklaruar se zgjedhja e Trump si president do ishte kërcënim për SHBA-në. Në një intervistë në vitin 2016, Rama ka deklaruar se Trump përbën një kërcënim real në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
"Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe pa dyshim është kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro amerikane. Do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe do të ishte kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane," tha Rama në vitin 2016.
Ajo që bie në sy në deklaratat e mësipërme është një ndryshim drastik i kryeministrit Rama për Trump.
edi rama donald trump
Politike
6 Nëntor 2024, 15:41
ZH.LL
Berisha, Kushtetuesja
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidh...
Politike
6 Nëntor 2024, 15:22
I.A
Ervin Salianji
FIER- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar dëshminë publike të Albert Veliut, i njohur si Babalja disa...
Politike
6 Nëntor 2024, 14:40
N.F
Takimi
TIRANË- Tirana ditën e sotme priti Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore (South East Defence Ministerial - SEDM), i c...
Politike
6 Nëntor 2024, 14:08
N.F
Takimi
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ditën e sotme ka mbledhur Komitetin e Menaxhimit të Sezonit Turistik në...
Politike
6 Nëntor 2024, 14:13
r.ll
donald trump
SHBA- Gjatë fjalimit të fitores në Florida, republikani Trump tha para simpatizantëve të tij se Amerika i kishte dh&e...
Politike
6 Nëntor 2024, 13:44
r.ll
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka publikuar vendimin e Gjykatës Administrative që ka vendosur shfuqizimin e përjashtimi...
Politike
6 Nëntor 2024, 12:53
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin ...
Politike
6 Nëntor 2024, 11:04
r.ll
ilir meta dhe cifti trump
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur nga burgu urimet e tij për fitoren e Dona...
Politike
6 Nëntor 2024, 10:47
M.B
Belinda Balluku
TIRANA- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në Komisionin për Vep...
Politike
6 Nëntor 2024, 10:34
M.B
Donald Trump
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas rezultateve në zgjedhjet n&eum...