LIVE UPDATES
Politike

'Mbështesim investimet amerikane'/ Berisha: Rama foli për ndërtim anijesh luftarake, një fantazi si dronët e sofistikuar të tij

Në një videomesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha thekson se PD mbështet plotësisht investimet amerikane në Shqipëri, pavarësisht se, sipas tij, opozita nuk ka asnjë njohuri për marrëveshjet e firmosura.

3 Maj 2026, 16:49 Nga D.S
'Mbështesim investimet amerikane'/ Berisha: Rama foli për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Edi Ramës, duke i cilësuar ato si pjesë e 'ritualit të zakonshëm të monologut të mashtrimeve'.

Në një videomesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha thekson se PD mbështet plotësisht investimet amerikane në Shqipëri, pavarësisht se, sipas tij, opozita nuk ka asnjë njohuri për marrëveshjet e firmosura.

Megjithatë, Berisha i cilësoi si fantazi premtimet e kryeministrit për ndërtimin e anijeve luftarake për eksport në Pashaliman.

'Njësoj me fantazinë e tij se samiti i NATO-s, sipas tij, do mbahet në 2027-ën në Shqipëri dhe po sipas tij, ky samit do të garantohet dhe sigurohet nga dronë ‘Made in Albania’, domethënë Shqipëria do prodhojë dronët më të sofistikuar,' deklaroi Berisha.

Videomesazhi i plotë:

"Sot në ritualin e zakonshëm të monologut të mashtrimeve të së dielës, Edi Rama foli për sigurinë energjetike.
Me këtë rast, unë dua të deklaroj se Partia Demokratike mbështet plotësisht investimet amerikane në Shqipëri, ndonëse ajo nuk ka asnjë njohuri për marrëveshjet e firmosura. Sikundër, kjo parti mbështet përpjekjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për diversifikimin e furnizimit me gaz në Europën Juglindore, në Europë dhe më gjerë.
Por në këtë monolog, Edi Rama u deklaroi shqiptarëve se nga Pash Alimani do të ndërtohen anije luftarake për eksport për vende të tjera. Një gjë e njëjtë lloji me fantazinë e tij se samiti i NATO-s sipas tij do mbahet në 2027-ën në Shqipëri dhe po sipas tij, ky samit do të garantohet dhe sigurohet nga dronë Made in Albania. Domethënë, Shqipëria do prodhojë dronët më të sofistikuar.
Së fundi, Edi Rama bëri fjalë dhe për një arritje tjetër të madhe, sepse një NGO ka vendosur të mbajë në Shqipëri kongresin e saj vitin e ardhshëm. Në fakt, sipas tij, kjo është Shoqata Botërore e Juristëve dhe që kongresi do të jetë, do t'i kushtohet ligjit dhe shtetit ligjor.
Një lloj kjo me çmimin e ushqimit që mori Sofo Llazri në një kohë kur shqiptarët ishin bark bosh, xhep bosh dhe dyqane bosh.
Në fakt, në Shqipëri ata vijnë në një vend ku shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafies, ku prokuroria është bllokuar tërësisht në përpjekjet e veta në luftën kundër korrupsionit.",njofton Berisha./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!