LIVE UPDATES
Politike

Do marrë pjesë dhe në konferencë, Kurti në Armeni për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Samiti i tetë i Komunitetit Politik Evropian mbahet më 4 maj në Jerevan të Armenisë nën moton “Ndërtimi i së ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti i Evropës”.

3 Maj 2026, 14:55 Nga I.A
Do marrë pjesë dhe në konferencë, Kurti në Armeni
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Armenisë për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian, bëri të ditur ekzekutivi kosovar.

Në Jerevan, kryeministri në detyrë Kurti do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe pritet të ketë takime të nivelit të lartë me zyrtarë dhe liderë shtetesh pjesëmarrëse. Ai, po ashtu, do të jetë pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare Yerevan Dialogue”, u tha në njoftim.

Samiti i tetë i Komunitetit Politik Evropian mbahet më 4 maj në Jerevan të Armenisë nën moton “Ndërtimi i së ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti i Evropës”. Ai pritet të mbledhë udhëheqës evropianë dhe krerët e organizatave ndërkombëtare “në një moment vendimtar për formësimin dhe forcimin e rrugës kolektive të Evropës”.

“Ai do të shërbejë si një forum gjithëpërfshirës për dialog të hapur, koordinim strategjik dhe reflektim të përbashkët mbi prioritetet e Evropës, duke nxitur bashkëpunim, mirëkuptim të ndërsjellë dhe iniciativa konkrete që mbështesin një kontinent më të qëndrueshëm dhe më të orientuar drejt së ardhme”, thuhet në ueb-faqen e samitit, që do të mbahet në kryeqytetin armen.

Mikpritësi i samitit të sivjetshëm, kryeministri armen, Nikol Pashinian, në një mesazh drejtuar të ftuarve në këtë takim tha se në një kohë të transformimit të madh në Evropë, Komuniteti Politik Evropian ka dalë si një platformë unike dhe gjithëpërfshirëse për dialog.

“Samiti i Jerevanit do të ndërtojë mbi këtë frymë, duke mbledhur udhëheqës dhe partnerë për të forcuar bashkëpunimin, rritur besimin dhe avancuar një vizion të përbashkët për një Evropë të sigurt, paqësore dhe të bashkuar”, tha ai.

Sipas Pashinianit, në samit do të diskutohen një sërë temash kyç, sikurse kërcënimet hibride, e deri tek energjia.

“Armenia është e nderuar që është mikpritëse e këtij samiti të rëndësishëm dhe të luajë rol aktiv në formësimin e të ardhmes së Evropës”, shkroi Pashinian.

Në samit, Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, së bashku me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë BE-në. Para Armenisë, mikpritëse e samitit të Komunitetit Politik Evropian ishte Danimarka, takim në të cilin Kosova u përfaqësua nga tashmë ish-presidentja Vjosa Osmani.

Komuniteti Politik Evropian është lansuar më 2022, si ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, si një lloj forumi ndërqeveritar për diskutime politike lidhur me të ardhmen e Evropës. Në samitin e parë të mbajtur në tetor të vitit 2022 në Pragë, Macron e hodhi poshtë nocionin se ishte një lloj zëvendësimi për anëtarësimin në BE, duke ia kujtuar këtë udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor, që aspirojnë të bëhen pjesë e bllout evropian./REL

albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet