Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Meta shton se kjo situatë e rendit dhe sigurisë publike, që përkeqësohet çdo ditë dhe çdo orë tregon qartë se qeveria ka dështuar totalisht dhe e ka futur vendin në kaos.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dënuar atentatin e ndodhur një natë më parë në Don Bosko. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ngjarja e rëndë ku mbeti e vrarë një grua ndodh pasi kriminelët qarkullojnë lirshëm në rrugët e Tiranës dhe rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve. Meta shton se kjo situatë e rendit dhe sigurisë publike, që përkeqësohet çdo ditë dhe çdo orë tregon qartë se qeveria ka dështuar totalisht dhe e ka futur vendin në kaos.
Postimi:
Pa kaluar dy javë nga vrasja makabër e tre grave të pafajshme krimi godet sërish, kësaj radhe duke rrezikuar në mënyrë ekstreme jetën e njerëzve të pafajshëm në lagjen e Don Boskos. Kriminelët lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës dhe rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve. Kjo situatë e rendit dhe sigurisë publike, që përkeqësohet çdo ditë dhe çdo orë tregon qartë se qeverisja e rilindjes ka dështuar totalisht dhe e ka futur vendin në kaos. Qeveria nuk ka bërë asgjë për ndalimin e kriminalitetit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprave kriminale ndaj të cilave po ekspozohen të pambrojtur qytetarët shqiptarë. Qytetet tona meritojne dhe kërkojne siguri, që qeveria e inkriminuar rilindase j'ua ka mohuar për shkak të kapjes së saj nga krimi. Ndaj të ngrihemi të gjithë në këmbë për të realizuar Ndryshimin, që mbron qytetarët dhe familjet e tyre nga krimi.
Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.
Ergys Mërtiri dhe Rudi Erebara TIRANË- Gazetari, shkrimtari dhe përkthyesi shqiptar Rudi Erebara dje bëri me dije se kishte marrë...
TIRANË- Deputeti dhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi është një ndër kandidatët e mundshëm të përfol...
Anije me nafte TIRANË- Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme kundër kontrabandës masive të karburante...
Bajram Begaj dhe Ilham Aliyev AZERBAJXHAN- Presidenti Bajram Begaj është takuar ditën e sotme me homologun azer Ilham Aliyev ...
Bajram Begaj AZERBAJXHAN- Presidenti Bajram Begaj ka udhëtuar ditën djeshme drejt Azerbajxhanit për të marrë pjesë në Fo...
Edi Rama GREQI- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Athinë më 20 dhe 21 Mars. Top Channel shkruan&n...
Sali Berisha POGRADEC- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk vjen në parlament për shkak se ka f...
Sali Berisha POGRADEC- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se opozita ka qëllim të vetëm të shfarosë re...
Sali Berisha POGRADEC- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur i bindur për fitoren e kandidatëve të opoz...
Ilirjan Rusmali TIRANË- Pas ankimimit të kreut të PD-së Sali Berisha në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, KQZ ka hedhur ...