Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen më njëra-tjerën, humbin jetën dy persona dhe plagoset një tjetër (EMRAT)
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
Ajo shtoi se është rënë dakord edhe para protestave masive që kanë përfshirë vendin, që të shfuqizohen amendamentet për vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos foli për projektin në Zvërnec, i cili ka ngjallur reagime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në konferencën për mediat pas Konferencës së Përbashkët Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Kos theksoi se mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen.
Ajo shtoi se është rënë dakord edhe para protestave masive që kanë përfshirë vendin, që të shfuqizohen amendamentet për vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike. Sipas saj, këto do të bëheshin për kapitullin 27.
Duke u ndalur të protestat, Kos tha se ato janë pjesë e demokracisë dhe mënyra si vendet i trajtojnë është një gjë e rëndësishme. Në fund, Komisionerja për Zgjerim tha se kapitulli 27 është një prej më kërkuesve, sepse Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos: Ne nuk e shohim rrugëtimin e Shqipërisë dhe Bashkimin Europian në rrezik tek prova e sotme është që kemi mbyllur tre kapituj. Lidhur me projektin specifik, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE, kritere shumë të rëndësishme dhe aktualisht ka një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për të përmbushur këtë kriter. Po edhe përpara sesa të nisnin këto protesta, kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti do të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura.
Gjithashtu do të shfuqizohej ligji për investime strategjike dhe këto ndryshime do duheshin bërë për të mbyllur negociatat për kapitullin 27 që ka të bëjë me mjedisin e ndryshimin e klimës dhe do t'i inkurajoja autoritetet, siç dëgjuam që do ta bëjnë këtë gjë, sa më shpejt të jetë e mundur. E dimë që kjo është një çështje shumë e rëndësishme në debatin publik shqiptar. Protestat janë pjesë e proceseve më të gjera demokratike dhe mënyrës se si vendet mënyra se si vendet i trajtojnë këto protesta janë pjesë thelbësore e proceseve pluraliste demokratike kështu që, inkurajoj që qeveria shqiptare të marrë hapa përpara, të trajtojë shqetësimet e qytetarëve, por është ajo çfarë thashë që procesi i anëtarësimit është një proces në vazhdimësi.
Kapitulli 27 është një prej kapitujve më kërkues, kështu që sigurisht jo vetëm për shkak të kësaj proteste, por më së shumti sepse Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin për të cilin kemi rënë dakord kur çelëm grup kapitujt. Jemi të sigurt që asgjë nuk do të ndodhë në këtë fushë që nuk do të jetë e harmonizuar me legjislacionin europian./Dosja.al
Edi Rama BRUKSEL- Lideri i qeverisë, Edi Rama deklaroi nga Brukseli se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, pasi e ka p&...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur edhe tek projekti në Zvërnec, i cili u bë shkaku i nisjes s&eu...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur optimist për mbylljen e kapitujve të tjerë të Shqipëris...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se ditën e sotme janë mbyllur tre kapitujt ...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkap...
Edi Rama, Thomas Byrne, Marta Kos BRUKSEL- Në Bruksel ka nisur Konferenca e IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, ku&nb...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas përplasjes së ndodhur pranë ambi...
Dua Lipa TIRANË- Media ndërkombëtare “France 24”, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në v...
Sandro Gozi ITALI- Deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, për Kosovën kanë shkaktuar r...
Foto MALI I ZI- Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e an&eu...