Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e tyre, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
• Ditën e sotme po zhvillohet në Tiranë protesta e 45-të e qytetarëve, përmes së cilës është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Ata kanë filluar grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, ku pas kësaj pritet të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre në protesën e djeshme.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një protestues ka ngritur shqetësime për situatën në vend, duke akuzuar qeverinë për mungesë vëmendjeje ndaj problemeve të qytetarëve. Ai kritikoi gjuhën e përdorur nga kryeministri dhe kërkoi që prioritet të jenë shëndetësia dhe shërbimet bazë, duke përmendur gjithashtu mungesën e mjeteve për përballimin e zjarreve.
“Na detyrojnë hallet dhe problemet të dalim. Kur një kryeministër na quan korba dhe sorra çfarë mund të presësh.Ai ka këtë lloj gjuhe sepse është arrogant, por turp që përdor këtë gjuhë.
Gjëja e parë që duhet rregualluar është shëndetësia, jo të jepen paratë për koncerte.
Zjarret fiken me degë dushku, s’ka një zjarrfikëse po të bjerë zjarr”./Dosja.al
TIRANË- “Jam ish-minator, në Valias. Na premtuan statusin e ish-minatorit, por nuk na e dhanë. Na dhanë hiçgjë. Na mashtruan”, u shpreh ai.
TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Ata finalizojnë sot ditën e 45-të të protestës së tyre, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Ju erdhi fundi!”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike.
Çdo ditë, protestuesit kanë marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur fjalime, pankarta dhe simbole që tashmë janë bërë pjesë e identitetit të kësaj lëvizjeje./Dosja.al
TIRANË- Një i ri pjesëmarrës në protestë ka akuzuar institucionet për mungesë reagimi ndaj kërkesave të qytetarëve, duke deklaruar se edhe në vitin 2026 ende kërkohen të drejta bazike. Ai kritikoi premtimet e pambajtura dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protestë, duke e cilësuar situatën si një problem serioz për shoqërinë.
“Jemi në 2026 dhe kërkojmë ende të drejta bazike, bëjnë premtime imagjinare dhe nuk zbatojnë asgjë. Harxhojnë 4 milionë euro për të prishur algoritmin dhe janë vetën tradhtarë të kombit. Populli duhet të dalë sepse po bëni krim duke qëndruar në shtëpi”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Shqiptari i diasporës i cili u sulmua ditën e sotme nga deputeti i PS-së, Erion Braçe është një nga qytetarët i cili po merr pjesë në protestën e ditës së sotme. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se punon si guzhinier në Angli. I riu u shpreh se është larguar nga vendi që në vitin 2011, për shkak të papunësisë dhe padrejtësisë.
Ai theksoi se Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka bërë Librazhdin Pakistan, pasi kanë ikur të gjithë nga papunësia. Ai sqaroi se nuk është i shitur tek asnjë parti politike, por dëshiron që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë për të jetuar.
Protestuesi: Nuk e di nga më njeh Braçe. Më ka fiksim a nuk e di. Dinte informacione që jam drogaxhi, iu sul Marselit u preka, mbajta distancën. E mbajta veten. Pres laknor, jam guzhinier. Në Angli. Që në 2011. Jam larguar papunësia, padrejtësia. Kam 15 vjet guzhinier. Kjam çdo gjë me foto, video. Isha në Shqipëri kemi bërë një dasëm 300 veta. Unë jam shettësi britanike. Ju ka ardh fundi. Jam kthyer se nuk i shoh më dot këto fytyra në zyrat e shtetit. Të veshur me veshje të shtrenjta dhe në spital nuk ka paracetamol. Këto me makina të shtrenjta.
Taulant Balla e ka bërë Librazhdin Pakistan. Kanë ikur të gjithë nga papunësia. Krimi, droga. Më shumë ka drogë këtu se në Angli. Nuk jam i shitur, nuk jam as me Agronin, as me Adriatikun. Nuk jam i shitur dhe as nuk shitem. Kam lënë punën, guzhiner dhe kam makinën që e mbaj si taksi. Njerëzit me aftësi ndryshe, i marr dhe i çoj në shkollë dhe i kthej në shtëpi. Më thonë je shqiptar çfarë do këtu. Pse nuk ikën. I them ka korrupsion. Dua të kthehem, kam premtuar se do hap dhe një restorant peshku./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë filluar grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ku pas kësaj pritet të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 45-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al